KLP plotëson boshllëqet në Prokurori, emërohet drejtuesi i përkohshëm i Apelit për Krimet e Rënda

July 22, 2019 10:56

KLP plotëson boshllëqet në Prokurori, emërohet drejtuesi i përkohshëm i Apelit për Krimet e Rënda

Altin Dumani është caktuar drejtuesi i Përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më herët ky post është mbajtur nga Fehmi Petku, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Ndërkohë në këtë mbledhje, e cila u zhvillua me 10 anëtarë për shkak se mungonte Prokurori Besnik Cani, u miratua me vota unanime në mënyrë të përkohshme prokurori Isa Jata në pozicionin e Prokurorit të Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastrës, u emërua Julian Cafka, e ndërsa në atë të Krimeve të Rënda në Korçë u emërua Rozeta Qirjaqi.

l.h/ dita

July 22, 2019 10:56
Komento

4 Komente

  1. intelektuali July 22, 11:34

    Pa-Pa-Pa!

    SA I BUKUR DUKET “VENUSI” I ENVERIT NE QENDER TE FOTOS DHE NE KRYE TE TAVOLINES TE KLP-SE SE RILINDJES SOCIALISTE SI FANAR NDRICUES I DREJTESISE SOROSIANE NE BOTE!

    Reply to this comment
  2. ! July 22, 13:12

    intelektual.
    Kujdes se mos te merr Vettingu rrokopuje dhe te degdis dhe ty ne Rec.
    Kjo do shkaktoj munges intelektuali te forumit.

    Reply to this comment
  3. Joni July 22, 16:04

    Ne se ka qene ne ZRPP VLOR,ai e di si i dha Kakomene pronarit te Klanit dhe si shperblim e mori te Klan Tv.Uroj te mos jet ai.Reformen ne drejtesi e pershendes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*