Kreu i ONM: BE duhet të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

September 12, 2019 16:44

Kreu i ONM: BE duhet të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka thënë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.

Teksa foli nga Podgorica, për RTV Ora, Calavera tha të enjten se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE-së.

Calavera u shpreh:

“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve”.

Shefja e ONM, Calavera ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Ajo tha: “Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”.

https://youtu.be/l43aG8jSBtk

e.ll./dita

September 12, 2019 16:44
Komento

3 Komente

  1. intelektuali September 12, 18:23

    Kjo hipokrite e ka hallin vetem tek paga e majme qe fiton nga BE-ja qe do te thote nga taksapaguesit evropiane, por edhe nga shqyptaret dru me pre,

    ndryshe:

    PO GJIKNURI DHE HAJDUTI BASHKIM UALJ?

    PO GJUSHI DHE AVDULAJT E KRIMIT?

    PO KAPOBANDA SAJE QORRI DHE HABILAJT?

    PO EDVIN DROGA DHE LINDA LAVATRICJA?

    Me nje lukuni “Venusash” te Arta Markut ne krye te prokurorise dhe te shtetit enverist shqyptare?

    por:

    HISTORIA NUK MBARON KETU,

    sepse:

    PO PROKURORJA FAMOZE DHE SPECIALE E KOMUNISTES MOGHERINI, KATICA JANEVA QE ESHTE NE BURG PER KORRUPSION MAKABER PUSHTETAR?

    Qysh keshtu?

    Reply to this comment
  2. Cen Kavaja September 12, 19:14

    Mua si musliman besimtar me vjen gjynah per ti qe do te te dale shpirti duke share te vdekur e te gjalle.
    Ne ka zot duhet ta shpetoje kete njeri (se sido qe te jete njeri eshte).
    O zot, perse je kaq mizor me ca njerez?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*