Calciopoli, Moggi akuzon: Galliani pjesë e sistemit

December 28, 2013 23:45

Calciopoli, Moggi akuzon: Galliani pjesë e sistemit

Për Luciano Moggin, mbrojtja më e mirë është sulmi. Ish drejtuesi i lartë i Juventusit vjell vrer ndaj Adriano Gallianit, mbi të gjitha sa i përket skandalit të basteve, edhe pse është i sigurtë që dënimi i tij do të fshihet në shkallën e tretë të gjyqësorit.

“Adriano Galliani është një nga aktorët kryesorë të një sistemi që ende nuk ka dalë në dritë.”

Fjalë helmuese ndaj administratorit të deleguar të Milanit, por jo vetëm sepse Moggi vazhdon të luftojë për të fituar pafajësinë, pavarësisht dënimit të marrë me 2 vjët e katër muaj burg edhe në Apel.

“Shkalla e dytë e gjyqësorit dha një dënim të reduktuarm ndërsa në shkallën e tretë gjithcka do të marrë fund, por dikush do të lëndohet. Unë kam vite që hedh akuza,, por askush nuk më është kundërpërgjigjur me padi, ndaj jam i pafajshëm. Mua dhe Xhiraudon na futi në telashe avokati i Juventusit, Zaccone, i cili duhet të kërkojë falje publike.”

Në fund edhe një shigjetë për Franko Baldinin, një nga akuzuesit e mëdhenj të Moxhit.

“Kur iku nga Roma, skuadra filloi të fitonte, por tani që ka shkuar te Totenham, ky ekip ka nisur të humbasë.”

December 28, 2013 23:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*