Callico, Sorlo, Marripen…

September 4, 2018 13:15

Callico, Sorlo, Marripen…

Nga Moikom Zeqo*

Sekretet e gjuhëve njerëzore përcaktojnë artin e të shkruarit. Sekrete konceptuale.

Në një shkrim në frëngjisht në 1902 Faik Konica hedh ca ide befasuese. Flet për gjuhën e romëve (gabelëve). Në të gjenden shenja të një shkujdesjeje të hirshme, që karakterizon këtë popull endacakësh. Romët nuk kanë fjalë të sigurtë për nesër si dhe dje. Fjala e tyre “callico” do të thotë dhe njërën dhe tjetrën pa dallim.

Të lenë pas dore nga e kaluara, s’e vrasin mendjen për të ardhmen. Romët jetojnë me sot dhe nesër vetëm e tashmja u intereson. Po kështu fjala “sorlo” do të thotë njëherazi dhe mbrëmje dhe mëngjes. Më e pabesueshme fjala e tyre “merripen” do të thotë edhe jetë edhe vdekje.

Duke e lexuar këtë vëzhgim të zhdërvjellët u habita. Para shumë vitesh e kisha botuar një libër poetik “Tempulli i Hënës”, kushtuar pikërisht romëve.

Rashë në mendime të shqetësuara.

Callico. Koncepti sintetik më i çuditshëm për kohën. Koha vetëm e tashme. Perceptimi i drejtpërdrejtë është e tashmja, e kaluara s’është e perceptueshme me shqisa, as e ardhmja. E tashmja është ajo vetë, por s’do të jetë më, konkretja abstragohet si e kaluar. E Ardhmja është jo e Tashme sepse është gjithashtu abstrakte. Nëse e Ardhmja është abstragimi pozitiv e Kaluara është abstragimi negativ. Pse konkretja është qendra skajet e së cilës janë abstrakte? Kjo të jep një ndjesi marramendëse. Filozofimi mbi kohën i ka bërë më të çoroditur dhe më budallenj filozofët.

E Tashmja është e shkurtër, pra e matshme.

E Kaluara dhe e Ardhmja janë të infinitëshme, nuk përllogariten.

Prania e së Tashmes në këtë kuptim është shumë e vogël, sepse e Kaluara dhe e Ardhmja janë absolutisht të pafundme. Tek fjala callico e romëve analfabetë, pelegrinë të mallkuar, ka një të vërtetë të thekur për kohën më të drejtpërdrejtë, më të pastër, më logjikë se në tërë përsiatjet dekorative të filozofëve të famshëm. Të ngjan se vetëm filozofi grek Gorgia (shekulli V para Krishtit) ka tentuar t’u jetë i ngjashëm. Gorgia, si një stoik skeptik (nxënës i kozmogonikut Empedokël), mendonte se asgjë nuk ekziston (përballë infinitit), nëqoftëse ekziston diçka kjo nuk mund të njihet, madje edhe në qoftë se mund të njihet kjo nuk mund të shprehet dhe as të shpjegohet. Dhjetë shekuj më vonë shën Augustini sfilitet duke arsyetuar mbi kohën, por s’ka asnjë fuqi përfundimtare shpjegimi dhe nocioni përcaktues. Nëse tërë njerëzimi nuk e ka të qartë këtë gjë, romët mirëfilli e dinë fare thjesht, jashtë tërë instrumenteve të sofistikuar mendorë. Ja pra një çudi e vërtetë.

Akoma më harmonike është fjala e tyre “sorlo” që mbrëmjen dhe mëngjesin nuk e ndan por i merr si diçka të njëjtë. Mbrëmja ishte mëngjes, kurse mëngjesi do të jetë mbrëmje. Nuancat s’kanë fare rëndësi.

“Merripen” është akoma më universale sepse është edhe jeta edhe vdekja. Parmenidi e ka menduar këtë tezë. Kjo bazohet në pohimin (i njëjtë me mohimin) se baza e parë (parake) e çdo gjëje duhet të jetë (është) e barabartë me vetveten dhe e pandryshueshme. Njohja shqisore na mashtron: na flet për lëvizjen dhe ndryshimin. Ekziston vetëm qenia, që as krijohet dhe as nuk zhduket. Qenia do të duhej të kishte si kundërti të vet joqenien, hapësirën e zbrazët. Mirëpo hapësira e zbrazët nuk ekziston, kështu që është e pamundur shumësia e gjërave dhe ndryshimi i tyre. Qenia dhe mendimi mbi qenien, përkatësisht njohja e qenies, në të vërtetë vetëm ngjasojnë, sepse nuk ekziston asgjë jashtë qenies, kurse të menduarit e vërtetë, njohja e vërtetë, është vetëm një të menduar, një mendim – mendim për qenien.

Kështu mund të hysh në një hulli plot hajthmëri e mundësi të pafundme. Do të bënte të mundur një letërsi alternative, më të shumëfishtë.

Homeri është “callico” vetëm e tashme, as e djeshme, as e nesërme, po të mos jetë e tashmja Homeri s’është.

Dantja është “sorlo” dmth dhe mbrëmje dhe mëngjes (dhe ndërsjelltas). Kurse Shekspiri është “marripen” as “jetë”, por as “vdekje”.

 Romët më të përbuzurit, më jashtë qytetërimeve e kanë kështu Homerin, Danten dhe Shekspirin në esencën e tyre të të menduarit, pra janë më të vetëdijshëm se të tjerët e ngatërruar dhe konfuzë nga harlisjet baroke, dinake dhe të kota të terminologjive të shpikura, metafora të zbehtë dhe të deformuara të së vërtetës.

Ndoshta një letërsi e llojit tjetër do të bazohet tek triniteti rom i “callico”, “sorlo” dhe “marripen”. Këtë mund ta hamendësojmë. Por s’mund ta dimë.

Por një gjë nuk vihet në dyshim: nëse popujt në gjuhët e kultivuara kanë letërsi, romët analfabetë, populli më autentik i natyrës kanë në mënyrë lakonike dhe të koncentruar një letërsi dhe pa e shkruar ndonjëherë.

Do të ishte tepër interesante, kërshërigrishëse, që kur ta takoj në Had Konicën të bisedoja për këtë subjekt. Konica sapo të më shihte si një patriark rom do të më përshëndeste me fjalën më të pazëvendësueshme, e vetmja që zhduk kufirin e jetës dhe të vdekjes, “marripen!”

*****

Shkruar në 1999. Botuar sot në DITA

September 4, 2018 13:15
Komento

5 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku September 4, 15:27

    Moikom, ke harruar fjalen kamoka qe romet i thone edhe bukes edhe mutit dhe sidomos kiluçe qe i thone edhe pickes edhe loqes. Besoj se e kupton mire, madje edhe filozofikisht perse kane perparuar kaq shume si popullsi, nuk e ndajne dot shapin nga sheqeri.

    Reply to this comment
    • albi September 4, 16:03

      doli vemja e rradhes ti jape mend Moikomit me llumin qe ka ne tru e i del nga goja….

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku September 4, 16:13

        Po ce o albi, mos te duket gje Moikomi si Zeusi? Perderisa cuditet e i hapet goja kur dynjaja perdor te njejten fjale per gjera te kunderta e ketij ne vend t’i duket marrezi can derrasa per gjoja filozofi me duket se llumi eshte ne vend tjeter, apo romet nxjerrin per dite nga nje gjeni?

        Pastaj, ce vemje o albi? Tt c’te duket vehtja gjethe mani?

        Reply to this comment
        • korçari September 4, 18:10

          O Plaku mbase e ke nga mosha por je shume i peshtire siç duket ke m*t ne vend te trurit dhe nqs nuk je dakord nuk je i detyruar te perdoresh fjalor te piset ne respekt te komentuesve te kesaj gazete.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku September 4, 20:17

            Korcari edhe ty nuk te ndalon njeri te me quash mua te peshtire, madje te mendosh edhe qe une paskam mut ne vend te trurit. Mesa duket edhe ti nuk eshte se kushedi cfare respekti ke per te tjeret derisa e perzien me mut fjalen tende te dhjere. Mua do te me interesonte te dija cfare mendon zotrote per keta njerez qe i quajne me te njejten fjale gjera te kunderta dhe Moikomi e shbderron ne filozofi. Ke ndonje fjale per kete?

Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*