Çamëria dhe Sistemi i Miletit

Nga Altin Kocaqi August 25, 2014 10:46

Çamëria dhe Sistemi i Miletit

çështja çame është njëçështje e cila nuk mund te zgjidhet drejt në se nuk njohim në mënyrë të shkëlqyer rrethanat që prodhuan problemin. Që ta kuptojmë drejtë problemin e kësaj çështje do na duhet të futemi thellë në histori dhe të njohim e analizojmë të shkuarën historike të saj.

Ku fillon problemi?

Problemi i çështjes çame nuk fillon në asnjë mënyrë në shek e XIX, përkundrazi aty ai merr formën që ne e njohim sot në këndvështrimin më të thjeshtë. Problemi fillon në Perandorinë Osmane dhe më saktë në ndërtimin e Sistemit te Miletit. Ky sistem pregatiti terrenin ku do shtrohej gjërë e gjatë historia i shqipfolësve në Greqin e sotme. Me bazë Sistemin e Miletit popullsia numërohej në bazë të besimit fetar dhe jo me bazë gjuhën e nënës. Në këtë mënyrëçdo rracë që banonte në Greqinë e sotme ndahej në myslimanë dhe në ortodoksë. Myslimanët quheshin turqë dhe ortodoksët quheshin grekë. Kjo ishte mënyra e bashkëjetesës midis osmaneve dhe fanarioteve. Këtu duhet tëgjejmë fillesat e problemit çamë dhe këtu duhet të fillojmë e të kërkojmë zgjidhjen e problemit.

Duke e futur në popull këtë frymë osmanët dhe fanariotet ia dolen ta kishin më të lehtë mbajtjen e popullsisë nën tutelën e tyre. Midis myslimanëve dhe ortodoksëve u nxit fryma e urrejtjes dhe në këtë mënyrë faktori “gjuha amtare” u la në harresë dhe nuk u muar aspak si faktor shtetformues kur erdhi koha të krijoheshin shtetet.

Pamvarësia e Greqisë solli probleme të mëdha: U bëGreqia dhe duheshin bërë grekët dhe territori i tyre. Kushtetuta e Trizinit, Maj 1827, krijoi grekët nëpërmjet dy neneve kryesore të saj: Kreu I, Pika 6: Greke janë: a.“Banorët vendas të territorit grek që besojnë te Krishti”                                                         Kreu II Pika 4: Territor grekëështë sa kemi marrë e sa do marrin armët nga dinastia osmane.

Në këtë menyrë u krijua Greqia dhe territoret e saj. Dhe kjo mënyrë përkon me logjikën e Sistemit të Miletit. Popullsia që nuk u kthye në ortodokse u këmbye si gjë e gjallë me popullsinë ortodokse të ardhur nga Turqia. Kushtetuta e Trizinit në këto dy pika është vazhdimësia e Sistemit të Miletit. Ndaj në nuk mund të gjejmë rrugëzgjidhjen më të mirë nëse nuk e njohim problemin.

E parë në këtë këndvështrim përpara nesh shtrohen rrugë të reja për zgjidhjen e problemit çam. Në këto rrugë Greqia është shumë përpara nesh dhe vazhdon ende edhe sot e kësaj dite të përparojë. Forcat politike dhe kryesisht politikanët çame duhet të fillojnë të punojnë dhe në këtë drejtim krahas drejtimeve të tjera.

Ku qendron perpara nesh Greqia? Greqia qendron perpara nesh në të njejtën politikë të vjetër e cila i dallon shqipëtarët në myslimanë e ortodoksë. Ajo që ka rëndësi për ta ështëqëtë mbizotërojë mendimi qesharak që kush është ortodoks ështëgrek ( i bie që edhe rusët, bullgarët, etj, etj të jenë grekë me këtë “logjikë”).

Atëherëç’duhet të bëjnë politikanet shqipëtarë dhe veçanërisht ata çamë? Duhet të ngrenë me çdo kosto ura miqësie me ortodoksët në Shqipëri veçanërisht në Shqipërinë e poshtme. Dhe nëpërmijet kësaj rruge të investojnë në një politikë të përbashkët afatgjate e kombëtare. Loja me njëanshmëri fetare nuk është e nuk duhet të jetë loja jonë. Nënat çame kanë lindur djemë të zgjuar e largëpamës që dinë shumë mirë se si të përballen në situata të tilla.

Nga Altin Kocaqi August 25, 2014 10:46
Komento

25 Komente

  1. kreshnik August 25, 12:45

    Ti zoti Kocaqi te vetmen gje te sakte ne esse-n tende ke permendjen e dy neneve te kushtetutes se Trizinit por edhe ajo pa vlere pasi i merr te shkeputura nga teresia e neneve te tjere dhe nga konteksti i kohes.
    te tjerat qe shkruan jane nje qorrollepsje duke u ngateruar me kembet e tua.
    Thua : “U bëGreqia dhe duheshin bërë grekët dhe territori i tyre…”
    Po kush e beri Greqine more zoteri…? E bene osmanet apo e bene shqiptaret…?
    E di ti apo e njeh revolucionin e 1821….? Sipas teje a ka egzistuar kombi grek apo u
    krijua me 1827…????!!!!!
    Thua: “Popullsia që nuk u kthye në ortodokse u këmbye si gjë e gjallë me popullsinë
    ortodokse të ardhur nga Turqia…”
    Sipas kronologjise historike, ata qe ishin te krishtere me dhune osmane u konvertuan
    ne muslimane apo sipas teje muslimanet nuk pranuan te ktheheshin ne
    krishtere…????!!!!!!!!!!
    Sipas kronologjise historike shqiptaret ne origjinen e besimit te tyre monoteist kane
    qene te krishtere dhe me dhunen e ushtruar nga osmanet u konvertuan ne
    muslimane.
    Sipas teje del e kunderta….!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Thua: “Atëherëç’duhet të bëjnë politikanet shqipëtarë dhe veçanërisht ata çamë? Duhet të
    ngrenë me çdo kosto ura miqësie me ortodoksët në Shqipëri veçanërisht në
    Shqipërinë e poshtme. Dhe nëpërmijet kësaj rruge të investojnë në një politikë të
    përbashkët afatgjate e kombëtare. Loja me njëanshmëri fetare nuk është e nuk
    duhet të jetë loja jonë…..”
    Kur thua te ngrene ura miqesie me ortodokset do te thote qe te futet ne loje nje
    koncept qe ka te beje me fene e konkretisht me krishterimin ortodoks…
    pastaj thua ” Loja me njëanshmëri fetare nuk është e nuk
    duhet të jetë loja jonë…..” ????????!!!!!!!!!!
    A ka Zot qe e kupton kete llogjiken tende….alla rrofte shpetim idrizi????!!!!!

    Reply to this comment
    • Altin Kocaqi August 26, 11:19

      Nuk e di ne se ka Zot ta kuptoje apo jo.Por di se ka Shqipetare qe e kuptojne shume mire se gara fetare nuk e zgjidh problemin Came..perkundrazi cone uje ne mullirin grek

      Reply to this comment
    • Altin Kocaqi August 26, 11:22

      analiza jote eshte per ne Portokalli or mik

      Reply to this comment
    • Altin Kocaqi August 26, 11:27

      Analiza nuk i drejtohet nivelit tend qesharak. Mbi supet e mia ka studime historike dhe fazat historike jane shume te qarta.Kombi greke nuk ka egzistuar ..pasi per kombet flasim nga nje kohe e caktuar dhe me vone.Ata qe bene luften e 1821 nuk ishin grek.Kushtetuta e 1827 prodhoj greket…….

      Reply to this comment
  2. Shqiptar Çam August 25, 14:58

    Nuk e njoh A.Kocaqin, por cudia ime qendron qe ai nuk e njeh fare PROBLEMIN ÇAM.nE NE ÇAMERINE sHQIPTARE, ashtu si ne cdo krahine etnike Shqiptare, kemi jetuar vellazerisht si musulmane me te krishteret e Camerise.Keta te krishtere Çam qe edhe sote NUK E QUAJNE VEHTEN GREKE POR ROMEI, ASHTU SIC JANE ENDE SOT EDHE ARBERESHET NE ITALI. Jane martuar me njeri tjetrin si SHQIPTARE e JO SI FETARE.
    Njihen boterisht se BEJLERET ME TE MEDHENJ TE ÇAMERISE-PRONJATET E PARAMITHISE ISHIN TE NJOHUR SI VELLAME ME BOCARENJTE E SULIT!.Po keshtu edhe Rojbatet e Margellicit.Kut shpertheu kryenritja greke me 1821, ishin SHQIPTARET ÇAME MUSULMANE E TE KRISHTERE ATA QE E DREJTUAN ATE KRYENGRITJE.
    Por fillimi I pretendimeve bizantino shoviniste greke per te ashtuquajturat tokat e EPIRIT SHQIPTAR, u krijua vetem nga kisha greke, qe vazhdon edhe sot nga janullatosi.
    S’kemi se cfare urash te krijojme me ardhacaket greke te Dhulos e Vollanos. Si te ardhur per te punuar tokat e Shqiptareve, ata me janullon e dhulon te shkojne e te gjejne (ne rast se kane pasur ndonjehere), tokat ne Greqi. jo ne Çamerine(EPIRIN) Shqiptare!
    Atehere shovinistat mesjetare greke DUHET TE NJOHIN KUFIRIN SHQIPTAR QE NGA PREVEZA , JANINA SHQIPTARE ASHTU SIC E KA LENE AMANET SHQIPTARI I MADH AT GJERGJ FISHTA:

                                  Po, por neser,  me ndihme t’Zotit,
                                  Do ta bajme prap Shqipni t’lire
                                  Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
                                  Prej Tivari ne Manastir,
                                  Edhe  flamuri Shqipnise
                                  Si flake mnijet e Perendise
                                  Do t’valvitet ne Kacanik                 

    Reply to this comment
  3. gjin vlashi August 25, 16:28

    Labet thone : Camin me te mire ,ta varesh ne shesh te Flamurit
    Njerez te molepsur nga te gjitha te ligat .Vjedhje ,pabesi ,te korruptuar ,dinake .
    Ishin shkaterrimi i Vlores .Do ishte me fat Vlora ,sikur te hiqeshin qafe .
    Do ishte shpetim i vertete

    Reply to this comment
  4. Kiu Rrenja August 25, 19:58

    Po Fierin, kush e prishi? Camet dhe Kosovaret. Dhe fajin e kane vlonjatet, thone fieraket e vjeter. Sepse nuk e varen camin me te mire, ne shesh te Flamurit.

    Reply to this comment
    • free August 31, 19:04

      cfare ishte Fieri perapa se camet e kosovaret te vinin aty?????? nje mut katundi me qurramane ke goje e flet per ata qe erdhen me i qese buk dhe e bene katundin qytet,

      Reply to this comment
  5. kubani August 26, 02:25

    Kur te hape Turqia arkivat e para viteve 1500,kur te botoje defteret e pagimit te taksave dhe
    te kryefamiljareve,kryesisht per zonen e camerise,vetem atehere mund te flitet me argumenta
    bindese te pa kundershtueshme.Deri me sot dime historine sipas midese te shtetit perkates,por
    dhe toponimet e ndryshme ne te cilat jetojne te dy popujt dhe pakica te tjera,jane ne gjuhen
    e lashte Greke,kur te ballafaqohemi me te tjera me te vjetra sic thashe nga arkivat Turke,po,
    ndryshon historia.

    Reply to this comment
  6. Cibuku August 26, 07:46

    O Kiu…Ne u prishte Fieri, do e prishin vet fieraket. Mos i bini kesaj daulleje percarese, se vrisni veten e mbi te gjitha rrefeni se me c’psikologji mesjetare jetoni. Fieri eshte nje qytet per tu patur zili nga gjithe te tjeret pasi eshte nje Shqiperi e vogel ku bashkejetojne te gjitha krahinat e vendit. Ku eshte e keqja qe sheh ti zoteri tek camet dhe kosovaret?

    Reply to this comment
  7. Altin Kocaqi August 26, 11:40

    Fshatrat e Sarandes banohen nga came ortodokse .Keta ,ashtu si arvanitet e camet ortodoks ne epirin e pushtuar, nuk kane lidhje me te qenit greke.Keta jane shqipetare dhe si te tille duhen trajtuar nga politika.Mesazhi eshte i qarte: mbi ata nuk duhet te kete influence greqia,Janullato ,Dule e Bollano por duhet te kene influence camet tane….Idrizi..Muhedini…Mamo etj

    Reply to this comment
  8. Altin Kocaqi August 26, 11:42

    Ndersa idea kryesore eshte qe elita came te mos financoje njeanshmerisht ..por te ua marri kafshaten nga goja pasi nuk eshte kafshate e tyre Cameria ……dhe kafshata u merret duke u prere udhen “lidereve” te greqizimit=pensioneve greke,Janullatos,Dules,Bollanos…..ketu perballemi

    Reply to this comment
  9. rezart palluqi August 26, 12:02

    shume shqiptare vuajne ende nga mendimi stereotip greko-hoxhist, se camet na qenkan te pabese dhe tradhtare. Camet u priten keq prej shqiptareve ne kohen hoxhiste sepse ata erdhen lakuriq ne shqiperi, iu desh te integrojne aty. nje arsye tjeter eshte se ata jane te shkathet, tregtare te lindur, punetore te forte, dhe kjo i ka gerricur, bere xheoze disa shqiptare dembele che pa ambicie. Uroj artikullshkruesin per pozicionimet dhe faktet historike qe na permend.
    Greket edhe sot, njeriun e gjykojne ne baze te fese che jo gjuhes, zakoneve dhe traditave.

    Reply to this comment
  10. Etnor Canaj August 26, 12:14

    Z. Kocaqi ka bere nje analize te shkurter lidhur problemit (aktual) te shqiptareve te Camerise dhe me keqardhje lexoj disa komente te pa venda, etiketimet per kete popullsi si dhe stereotipizmin qe behet.
    Tani dikush beri pyetjen ne se ekzistonte kombi grek perpara 1821. Une do shtoja qe jo vetem nuk ekzistonte por u sajua duke perbashkuar etni te ndryshme qe jetonin aty dhe duke i kthyer ne “grek” ne kuptimin e ngushte fetar (do mjaftonte te lexohej njera prej kushtetutave te para te Greqise).
    Pyetjes ne se ekzistonin greket perpara 1821 do i pergjigjesha thjesht me nje pyetje tjeter (edhe pse nuk eshte korrekte): cilet do konsiderojme grek prej ketyre etnive; Arvanitet, Vllenjte, Ruso-Pontet, Sllavo-Maqedonasit, Arumunet apo Turqit e Krishtere te Egjeut dhe Azise se Vogel?!

    Reply to this comment
  11. Arberor August 26, 13:09

    Disa nga komentet ketu vertet te habisin!
    Camet jane brenda territorit te kombit te tyre, edhe nqs nuk jane ne tokat e krahines se tyre, nguliteni ne tru kete. Camet jane po aq shqiptare sa te gjithe shqiptaret brenda territorit qe quhet sot Shqiperi, ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e me gjere. Mos te harrojme se deri sa u shpall pavarsia, Janina quhej kryeqyteti i Shqiperise. Edhe sot ne ate zone jetojne me teper camet ortodoks, te cilet jane po aq te presekutuar sa edhe ata mysliman qe u zbuan, duke u mohuar gjuhen dhe kombesine. Ndersa sa per “anti-komunistet” mos vazhdoni edhe ju me percarje, pasi nuk po beni pune me te mire. Nqs shikojme kur camet e debuar nga krahina e tyre mberriten ne Shqiperine e sotme menjehere mbas luftes kur Shqiperia ishte e shkaterruar per vete, kur vazhdohej te diskutohej akoma pavarsia e saj ne OKB per arsye te bashkpunimit te nje pjese me nazi-fashistet, cfare kerkoje te bente me teper diktatori? Mos te harrojme se camet u vendosen ne zonat me te mira, dhe nuk u degdisen maleve. Shiko ku u vendosen, Vlore, Fier, Kavaje, Durres, Tirane, pra ne te gjitha zonat ku ata te ndiheshin afer te njohures se tyre. Keto percarjet e tjera jane me teper ate qe thote z. Kocaqi-“percarje permes fese” dhe duhet vertet camet qe jane ne Shqiperi te bejne pune me te madhe te lidhin aleanca me teper me camet ortodoks si brenda edhe jashte Shqiperise.

    Reply to this comment
  12. NET August 26, 13:40

    PERTEJ GJITHE SA THONE ME LART, PROBLEMI CAM NUK DUHET PARE NE KONTEKSTIN THJESHT HISTORIK DHE FETAR POR, NE KONTEKSTIN MISTIK DHE OKULT. DUHET TA DINI MIRE QE I VETMI DJALE I NOES PAS PERMBYTJES SE MADHE QUHEJ CAMI, DHE GJITHE QYTETERIMI SOT DUHET TE MBURRET QE KA PAK GJAK CAMI NE DAMARET E TIJ. FAKTI QE MOHOHET KATEGORIKISHT KJO – AMA KURRSESI JO NE VELLAZERITE E TE PERNDRITURVE – TREGON QE RUHET NJE KONSPIRACION I LLAHTARSHEM NE HISTORINE E NJEREZIMIT KU, GJITHSHKA NA ESHTE MESUAR ME ORIGJINE MONGOLOIDE, DUKE QENE KJO NJE GAFE E STERMADHE SHPESH E PERKRAHUR DHE E MBESHTETUR EDHE PREJ PSEUDOAKADEMIZMIT QE, ESHTE BERE NJE VEGEL QORRE NE MBROJTJE TE SHTREMBERIMEVE HISTORIKE DHE GJEOGRAFIKE. DHE KA E SHUME E SHUME TE TJERA PER TE THENE, DUKE THENE EDHE NJE TJETER FAKT TE DHEMBSHEM: CAMERIA ESHTE HOLOKAUSTI I VERTETE I HISTORISE NJEREZORE DHE JO PALLAVRAT ME CIFUTE DHE MANIPULATORE TE TJERE FINANCIARO-POLITIKE TE EUROKURVIZMIT DHE CIFUTOMASONIZMIT PLANETAR – :(((

    Reply to this comment
  13. Gjaton Toroveci August 26, 19:01

    E para: ortodokset nukjane shtet brenda shtetit qe te parcaktojne politika mbi krijimin e urave re miqesise misis çameve e ortodokseve. Perseri e para para kesaj: Ç’ kupton autori me ortodokse: shqiptaret çame te besimit ortodosk qe jane sot ne Greqi e qe kane vjedhur pronat e shqiptareve myslimane apo ortodokset e Shqiperise qe jane te shtrire ne gjithe vendin. Persa u oerket ketyre te fundit , keta jane shtetas te nje vendi e nuk mund te shfaqen sic deshiron autori i shkrimit si nje force e veçante qe meriton nje vemendjen e nje subjekti te vecante e aq me pak qe te beje pazare ne emer te Shtetit shqiptar. Ky shkrim eshte naiv duke menduar qellimin e mire te autorit e i rezikshem nese shndrohet ne nje axhende shteterore sipas sugjerimit te po ketij autori.

    Reply to this comment
    • Altin Kocaqi August 29, 14:39

      Rregullo njehere situaten me veten tende….te mesosh se c kerkon te dish pastaj e diskutojme.
      Shkrimi eshte shume i qarte per ata qe e njohin historine.
      Jo c do gje qe fluturon haet…dhe jo c do gje qe shkruhet duhet ta beje qeverria patjeter… Mos kij frike se ti merr Idrizi ortodokset…ata i ka Janullato dhe bollano…dhe kjo gje eshte shume e keqe per cdo njeri qe do te ndihet shqipetare ne vendin e vete.

      Reply to this comment
  14. Gezim August 26, 19:15

    Me shqetesone fakti qe shqipetaret nuk dine politike ,dhe greket me aq lehtesi arrine qellimet e tyre ndaj neshe paperjashtime gjithemone ;Mendoje nganjehere qe ne kemi lindure vetem per lufte ,dhe kete (lufte )ta bejme per te tjere dhe kure te ju interesojne te tjerve per interesa te tyre ..Megjithse kohet kane ndryshuar, neve jo !

    Reply to this comment
  15. skrapaliu August 28, 20:53

    camet jane ne shpine e vet, ne atdheun e vet dhe tua a rruajne ata qe i kane inat dhe me keto parrulla sjellin percarje.

    Reply to this comment
    • Altin Kocaqi August 29, 14:42

      halle i madh me skrapallinjet………….problemi eshte se ata luftuan bashke me labet por labet ua moren emrin e Lapidarit….Lapi-dare e jo Skrapi-dare

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*