Çamëria është e gjallë z.Pavlopoulos!

February 13, 2018 04:07

Çamëria është e gjallë z.Pavlopoulos!

I nderuar z. Adrian Thano.

Se pari ju uroj gjithe te mirat. Po ju dergoj nje artikull replike me presidentin grek,  si nje ish-diplomat qe kam mbulur Greqine ne MJ ne vitet 1992-1996. Me bindjen se do ta mireprisni, mbetem me respekt.

Zoti Pavlopoulos, në prani të forcave të armatosura greke si audiencë, në Larisa, këto ditë ju bëtë publike dhe përsëritët deklaratën tuaj, që për mendimin tim, duket e papërgjegjëshme dhe e papranueshme, veçanërisht kur ajo përcillet nga fjala e një presidenti, të një shteti brënda komunitetit europian. Po citoj deklaraten tuaj si më poshte:

“Është pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtëpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”-

Zoti President, meqënse ju pretendoni se keni respekt për historinë, e shikoj të arsyeshme, si njohës i mirë i çështjes në fjalë, konstatoj me keqardhje se deklaratat tuaja të njëpasënjëshme për çështjen çame, nuk përkojnë me realitetin.

Së pari, kur ju theksoni në deklaratën tuaj se çamët “…u shfaqën si çamë në hapësirën greke ” kjo nuk e errëson dot, origjinën antike të çamëve në trojet e tyre etnike, se kështu dëshironi ju. Historia nuk është dëshirë dhe lojra fjalësh, por fakte reale dhe autentike, sepse kështu vepron gjithë bota. Dalja juaj e përsëritur me deklaratat të papërgjegjëshme, nuk i bën nder një politikani të rangut të lartë, të një vëndi që pretendon fqinjësinë e mirë dhe në të njëjtën kohë, mohon të drejtën e një popullësie të martirizuar dhe larguar nga trojet e veta etnike, siç është Çamëria (Thesprotia), me pretendimin se çështja çame nuk egziston. Papërgjegjëshmëria juaj kalon çdo cak, kur ju ushtroni presion në formën e kërcënimit, ndaj një vëndi fqinjë e paqësor siç është Shqipëria, që aspiron t`i bashkohet familjes europiane. Shënjat e nervozizmit të shfaqur nga ana juaj për çështjen çame nuk janë argumente, por frikë nga e vërteta. Ndoshta ky është edhe një reagim dëshpërues përballë pozicionimit të instancave ndërkombëtare si BE- ja, e cila para disa ditesh vendosi t`i heqë të drejtën e vetos Greqisë, lidhur me procesin e integrimit te Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.

Së dyti, duhet theksuar fakti se vet Encikopedia e Madhe Greke, (botimi i parë, në rubrikën për Thesprotinë, i përkthyer nga i ndrituri Ilo M.Qafëzezi që disponohet në arkivat tona), citohet ndër të tjera se: “…Çamëria (Thesprotia), banohet nga shqiptarë që quhen çamë dhe jane banorët më të vjetër të këtyre trojeve, duke e cilësuar si pjesë e krahinës së jugut Shqiptar”. Këtë element domethënës e kanë trajtuar shumë autorë të antikitetit si Tukididi, Staraboni etj., kur dëshmojën se:

“Çamët – Thesprotët identifikohen si jo grek” (pra nënkupto Pellazgo-epiroto-ilir). Që ju të mos keni komplekse, po ju japim spjegimin tonë për fjalën Thesproti që ka si bazë rrënjën shipe ( THE = FLETË= Me FOLË). Dhe fjala PROTO që edhe në gjuhën tuj ka kuptimin i PARË, pra të parët e dheut si folës në trojet e tyre. Për ilustrim të këtij argumentimi gjuhësor, më lejoni t`u vë në dukje se, emërtimi i fjalës në greqisht THEOS = ZOT, zbërthehet në mënyrën më bindëse, në gjuhën e këtyre PROTOVE = Çamëve, që do të thotë folësi i parë. Me këtë dua t`u theksoj z. President se jemi aty të hershëm, jemi të parë në ato troje, dhe mos kërkoni ta mohoni me nervozizmin tuaj absurd. Me gjuhën e kërcënimit, nuk mund të pengoni pretendimin e drejtë të shtetasve shqiptarë, për trojet e të parëve të tyre, në këtë rast të çamëve. Ajo nuk ndalohet gjithashtu me gjuhë emocionale jo diplomatike, por ju lë mbi shpinë përgjegjësinë dhe detyrimin që keni ju, për këta ish shtetas grek të dëbuar padrejtësisht nga politikat shoviniste, duke i lënë ata larg trojeve dhe varreve të të parëve të tyre. Këtu është thëmbra e Akilit.

Së treti, për t`i paraprirë një kërkese llogarie ndërkombëtarisht, për genocidin e ushtruar ndaj shtetasve çamë në vitin1946, me metoda
shoviniste, dhe një genocidi të pashëmbullt, ju organizuat një gjyq fars, duke shpallur si kolaboracionistë një pjesë të popullsisë çame. Është fakti i pamohueshëm historik, se keni shkelur çdo të drejtë të qytetarëve çamë, duke i zbuar nga trojet e tyre me preteksin (si kolabaoracionist). E konsideroj të domosdoshme të theksoj këtu, se edhe sikur të egzistonte pretendimi i juaj për popullësinë çame si kolaboracionist, sipas të drejtës ndërkombëtare, një kolaboracionist, dënohet për një veprim ose krim të kryer në vëndin e tij, por nuk mund të dëbohet nga trojet e atij vëndi ku ka lindur dhe i përket. Ky është nje veprim i dënushëm ndërkombëtarisht, në kundërshtim me të drejtat themelore të çdo shtetasi, sepse të akuzuarit të çdo natyre, nuk mund t`i privohet kjo e drejtë, përfshirë këtu nënshtëtsinë
dhe kombësinë përndryshe, çdo veprim i ushtruar me dhunë kundrejt kësaj të drejte njerëzore, quhet akt shovinist dhe si i tillë, është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Duke u shfaqur në një pozicion të tillë me deklarata të kësaj natyre, theksoj këtu, se nuk është vetëm çështje nervozizmi por dhe
shfaqje e një veprimi jo normal nga pozicioni që ju mbani, kundrejt një popullësie të masakruar dhe akuzuar padrejtësisht. Ju vë në dijeni gjithashtu z. Pavlopoulos, se përsa citova më lart, akuza juaj mbi popullësinë çame shpallur si kolaboracionist nga gjyqi fars i 1946, është
shfuqizuar juridikisht me vendim të Ministrisë greke të Drejtësisë Nr. 17835/1976 ( dhe me kërkesë të Gjykatës së Diktimit të Janinës Nr.1837 të datës 29.09.1976) të gjykimit të çështjes e titulluar (Gjykata Penale e Kolaboracionistëve të Janinës, Artës dhe Prevezës), mbështetur në Kodin Penal grek në fuqi, mori vendimin e formës së prerë, duke shpallur të pavlefshme këtë akuzë, e për rrjedhojë, e rrëzoi atë juridikisht.

Në bazë të këtij vendimi të shpallur nga organet tuaja të drejtësisë i quaj të pa pranueshme, tendecioze dhe jo diplomatike në kundërshtim me realitetin. Për çfarë deklarova më lartë e them me përgjegjësi, se Ministrisë së Jashtme greke, në kuadër të takimit dy-palësh, të Nënkomisionit të Përbashkët shqiptaro – grek, (për çështjet Juridike dhe Konsullore), mbajtur në Tiranë më 1995, i janë paraqitur dokumenta të pakundërshtueshme, lidhur me këtë çështje. Pikerisht për këtë arsye, pala greke heshti dhe po hesht edhe sot në lidhje me këtë dialog të nisur, me qellimin për të mos vazhduar më tej, mbasi pala juaj e ndjen dhe e konsideron çështje të humbur. Më duhet të
theksoj, se qëndrimi i juaj është një akuzë e ndërtuar tashmë mbi formulimin e një presioni të qartë politik, pa pasur asnjë bazë ligjore.

Së katërti, deklarata juaj, që si qëllim ka sulmin mbi pjesën muslimane të popullësisë çame, fsheh njëkohësisht veprimin sa dinak aq dhe shovinist, me ide ndarjen e popullësisë çame, ashtu siç keni copëtuar administratisht trojet e tyre dhe përkon me planet tuaja, për të fshirë nga realiteti egzistencën e popullsisë ortodokse çame, e cila është e gjallë dhe kontribon për zhvillimin e shtetit grek, megjithë presionin e ushtruar mbi ta për t`ua mohuar origjinën.

Z, Pavlopoulos, popullsia çame nuk mund të ndahet në copa. Ajo është një dhe e pandarë, sepse egzistenca e një popullsie nuk përcaktohet nga fetë, por nga identiteti i tij kombëtar. Nënshtetësia dhe besimi mund të ndryshojnë edhe në rrethana lëvizjesh demografike, ndërsa kombësia mbetet ajo që është. Qëndrimi juaj i përsëritur me deklaratat e fundit, tregojnë për një mëndje jo të kthjellët, keqëdashëse, që nuk kontribon për marrëdhënie të mira midis dy shteteve tona, marrëdhënie të cilat ne i kemi respektuar vazhdimisht. Të akuzosh dhe t`i bësh presion Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante normat diplomatike, t`i kërkosh fqinjit tënd të mbyll gojën, thjeshtë sepse kërkon të mbroi të drejtat e shtetasëve të vet, si një kusht themelor kushtetues i çdo shteti, është një gjuhë e papranueshme. Jepni fund kësaj maskarade, si përgjegjësi e juaja dhe e pikëpamjeve tuaja shoviniste që përfaqësoni.

Koha punon për zgjidhjen e çështjes çame z. Pavlopoulos. Një proces i tillë është i pandalshëm, dhe dita për zgjidhjen e kësaj çështje të mohuar nga padrejtësia nuk do të vonojë. Për ç`ka trajtova në këtë replikë po ua bëj të qartë z. President i Greqisë, se shqiptarët e Çamërisë, falë zhvillimeve integruese dhe ndërgjegjësimit të politikës ndërkombëtare për këtë çështje, do të gëzojnë një ditë, të drejtat e tyre të mohuara në vazhdimësi, nga qeveritë greke.

Petrit Kasemi- ish diplomat.

February 13, 2018 04:07
Komento

8 Komente

  1. Arben February 13, 14:13

    Ore, po vete Camet, cfare mendojne per ceshtjen

    Came, me duket Idrizi e ka shitur Camerine per

    kalane e Dibres, ashtu bashkine e Dibres me falni.

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE February 13, 14:26

    Çeshtja çame troket fuqishem brenda kraharorit te çdo shqiptari! Çameria eshte zemer shqiptare, toke shqiptare qe i takon Shqiperise deri poshte Peloponezit!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Toni February 13, 17:12

      Qe kur u be mbesa Zerves Drenice e kuqe?

      Reply to this comment
    • Tartufi February 13, 17:45

      Ai qe e ka te veshtire te thote disa fjale te urta e te mencura,ai derezi nuk kupton fare nga harta gjografike e popujve dhe kufijte e tyre,
      Poshte Peloponezit eshte Kreta dhe poshte Kretes eshte
      Egjypti. Ky derkuci i kuq ,na i shpuri camet ne Krete afer
      Egjyptit. O derkuci i kuq ,,, camet jane nje pjese e vogel e popullit shqiptar me pronat e tyre te mohuara ne kufi te Shqiperise,,, nuk jane Fenikas te hershem qe populluan gjithe Mesdheun. Patriotizmi i nje idiotit e ben lemsh te drejten e patriotizmit,me idiotizma. Po ti thuash nje camit si Kasemi ,qe ka qene gjyshi apo babaje tend ndonjeher ne Sparten e Peloponezit,,, Kasemi do te te thote,,,, leri te qeshurat !!

      Reply to this comment
  3. Fatmirramati February 13, 18:19

    Tartuf matufi po i tregon arat babes ku jane, e para shih mire harten dhe mesojemire qe gjiriti ose kreta sot ndodhet ne jug-lindjete morese ose peloponezit , fatkeqsisht ne shqipotjemi universale te leshit prandaj kemi bere shume hajer ne krahasim me fqinjet qe kemi rrotull .

    Reply to this comment
    • Tartufi February 13, 18:56

      Bravo ,qe kupton se sa hair kemi bene ? Se ku ndodhet Kreta ,per fat te mire kam qene ne vitet 2003 tek miqte e mi amerikanogreke per dy jave,, problemi eshte i idiotit,qe
      shperndahet shume neper bote,pa kuptuar se ka dhe popuj te tjere qe rrojne. Ti nga gjysem hajvan qe te takon te pakten kupton,qe nuk kemi pune tek vendi i te tjereve ??

      Reply to this comment
  4. demo February 13, 23:07

    Po c`merresh me etimologji mor Kasem.Merru me hallin qe ke!Ne asnje rast folja ne veten e dyte te passativit nuk ka krijuar emer.Cfare ngaterrohesh me etimologjine tende idiote te emrit Thesproti.Je diplomat mbroje si diplomat te drejten e Cameve.

    Reply to this comment
  5. keshtu ndodh February 15, 00:45

    demo, pse ngaterrohesh me ato gjera qe s’ke “haber”. Kasemi e ka analizuar mire fjalen Thesproti qe eshte emer dhe jo folje dhe ne gjuhen shqipe, ta dishe mire, nuk ka vete te dyte te passativit qe krijuaka dhe emer! Dhe çfare eshte passativi, une ne shqip nuk e marre vesh (kuptoj), Donje krijim i ri sipas mendjes tende. Sa te rrojme, do degjojme; pa lere se çfare shikojme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*