ÇAMËRIA: Sundimtarët shqiptarë në Epir dhe despoti serb i Janinës (II)

July 7, 2016 13:36 Updated

ÇAMËRIA: Sundimtarët shqiptarë në Epir dhe despoti serb i Janinës (II)

 

Prof. Pëllumb Xhufi

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Mesjeta: nga thema e Nikopojës në despotatin e Artës

 

Përhapja e besimit të krishterë ishte, edhe në Epir, treguesi më domethënës i kalimit në një periudhë të re historike, në atë të Mesjetës. Zbulimet arkeologjike në Nikopolis, Euroia, Anchesmos, Butrint, që kanë nxjerrë në dritë rrënoja të kishave paleokristiane, baptisterë, afreske e mozaike me motive kristiane, janë dëshmi e prekshme e përhapjes së hershme të krishterimit në viset e Thesprotisë. Duke ndjekur shembullin e provincave të tjera të Perandorisë Romake, edhe në Epir qendra politike e administrative e tij, Nikopolis, u kthye njëherësh edhe në vatrën kryesore nga ku krishterimi u përhap në të gjitha ato treva. Burimet e shkruara provojnë, gjithashtu, ekzistencën e një organizimi të qëndrueshëm të administratës kishtare qysh në shekujt e parë të erës vulgare. Kështu, sipas Eusebios të Kaisareia-s, në  Koncilin e parë ekumenik të Nikaia-s, më 325, morën pjesë edhe drejtuesit e kishës epirote.  Prania e tyre dëshmohet edhe në koncilet pasuese. Në sinodin e Efesit të vitit 449, metropoliti i Nikopolit u shoqërua edhe nga peshkopët  e Euroias (Glyki), të Anchiasmos (Saranda) e të Adrianopolit (Gjirokastra). Në fund të shek. IV shënohet veprimtaria e peshkopit të Euroias, Donatit, i cili më vonë u shpall shënjtor. Prej tij, në kohën bizantine selia peshkopale e Photike-s, Paramithia e sotme, mori emrin Ajdonat (Shën Donat). Mitropoliti i Nikopolit, së bashku me peshkopët epirotë, sufraganë të tij, vareshin nga Vikari i Selanikut. Ky, zyrtarisht ishte nën juridiksionin e Papës së Romës. Por, në kushtet e rivalitetit të vazhdueshëm midis Romës e Konstantinopojës, ky shpesh herë qëllonte të bëhej vegël e Patrikut dhe e Perandorit të Lindjes. Nga ana e tyre, peshkopët e Epirit ishin vazhdimisht në konflikt me Vikarin e Selanikut, deri sa më 516, ata shpallën shkëputjen nga Selaniku dhe vendosjen e lidhjeve direkte me Papën. Tashmë, metropoliti i Nikopolit shugurohej drejpërdrejtë nga papa i Romës. Shembulli i klerit të Epirit u ndoq edhe nga peshkopë të tjerë të trevave ilire, si p.sh. nga peshkopët e Dardanisë. Vetëm në vitin 731, në kohën e “luftërave ikonoklaste”, Perandori Bizantin, Leoni III, i shkëputi nga Roma dhe i vuri nën varësi të Patrikut të Konstantinopojës të gjitha selitë peshkopale të Ilirikut, mes të cilave edhe ato të Epirit. Në atë kohë, në provincën e Epirit të Vjetër numëroheshin këto peshkopata: Nikopolis (metropoli), Adrianopolis, Euroia, Anchiasmos, Butrinti, Dodona.

 

Reforma administrative e perandorit romak Dioklecian (284-305) solli mes të tjerash krijimin e dy provincave, Epiri i Vjetër, me qendër në Nikopolis, dhe Epiri i Ri me qendër në Durrës. Kjo tregon se edhe në atë kohë, trevat e Epirit klasik, që shtriheshin nga Malet e Vetëtimës (Akrokeraune) deri në Gjirin e Ambrakisë, bashkë me viset në veri të tyre, ishin pjesë e së njëjtës plazmë etno-kulturore.  Sipas Hierokles, në fund të shek. V, Epiri i Vjetër, me kryeqendër Nikopolis, kishte 11 qytete: Dodona, Euroia, Adrianopolis, Appon, Phoinike, Anchiasmos, Buthrotos, Photike, Kerkyra e Itaka. Prej këtyre, Dodona, Euroia, Photike (=Ajdonati=Paramithia) dhe vetë Nikopolis ndodheshin në territorin e Thesprotisë. Në këtë kohë edhe viset e Epirit të Vjetër u prekën nga sulmet barbare. Nga 395 deri në 397 aty u dukën Visigotët. Në 467 në brigjet e Epirit kryen inkursione të shpejta shkatërrimtare Vandalët e  ardhur nga brigjet e Afrikës veriore. Këta u rishfaqën edhe në 474, kur pushtuan e plaçkitën përkohësisht vetë Nikopolin. Më 517 një hordhi kalorësish Getë (Getae equites) përshkoi  Maqedoninë e Thessalinë e u shty deri në Epirin e Vjetër, i cili u plaçkit prej tyre.  Më 551, një masë e madhe Ostrogotësh të ardhur me flotë nga Italia shkretoi edhe një herë brigjet e Epirit midis Anchiasmos (Sarandës) dhe Nikopolit (Prevezës).

Në vitin 548 shënohet inkursioni i parë i Sllavëve në Epirin e Ri. Por njoftimi i parë për një zbritje të Sllavëve në Epirin e Vjetër vjen nga Kronika e Monemvasisë, dhe i përket vitit 587. Sipas saj, turma të mëdha Avarësh të përzier me Sllavë e përshkruan Epirin e Vjetër dhe viset më në jug të tij. Nga letrat e Papës Gregori i Madh, të vitit 603 e 604, mësohet se ndonjë vit më parë peshkopi, kleri dhe banorë të qytetit Euroia u shpërngulën në qytetin Kassiopea, në veri të Korfuzit, duke sjellë aty edhe reliket e Shën Donatit, patronit të Euroias. Rreth vitit 615 njeri ndër grupimet më të mëdha sllave, ai i Vaiunitëve, u shpërngul nga rrethinat e Selanikut dhe u vendos në Epirin e Vjetër. Sipas ndonjë studiuesi, emri mesjetar i Thesprotisë antike (Çamërisë moderne), Vagenetia,  vjen pikërisht nga emri i sllavëve Vajonitë. Megjithatë, është konstatuar gjithashtu, se toponimet sllave në këtë pjesë të Epirit të Vjetër janë të përqendruara kryesisht në malësitë lindore, ndërsa fasha bregdetare, që përkonte me territoret e Vagenetisë, paraqet një numër të vogël sosh.

Periudha e dyndjeve barbare la gjurmë edhe në territoret e Epirit të Vjetër. Qytete e seli peshkopale, si Anchesmos, Phoinike (Finiq), Photike u rrënuan përfundimisht. Megjithatë, struktura demografike e urbane u ruajt në një masë të madhe edhe në këto treva. Këtë e provon edhe fakti, që peshkopët epirotë i gjejmë të marrin pjesë në koncilet ekumenike të viteve 680, 692, 787 e 869. Në koncilin e vitit 879, përmendet për herë të parë si pjesëmarrës peshkopi i Vagenetisë. Ky fakt le të dyshosh se përveç krahinës, emrin Vagenetia e mbante atë kohë edhe një qytet, ku duhet ta kishte selinë peshkopi në fjalë.

Aty nga mesi i shek. IX, autoriteti i Perandorisë Bizantine ishte rivendosur në viset e Epirit të Vjetër, të cilat u përfshinë në një njësi të re administrative, thema Nikopolis. Ky fakt, si dhe fakti tjetër që në koncilet e viteve 869 e 879 mori pjesë edhe peshkopi i Vagenetisë, provon se atë kohë në këtë krahinë vazhdonte të ushtrohej pushteti bizantin. Gjatë shek. IX-X perandorët bizantinë u munduan ta mbrojnë këtë provincë nga sulmet e arabëve të Sicilisë e më vonë edhe nga ato të mbretërisë bullgare. Megjithatë, në kohën e car Samuelit (987-1014), bullgarët arritën të përfshijnë në mbretërinë e tyre edhe territoret e themës Nikopolis, deri në Gjirin e Ambrakisë. Më 1014, pas disfatës vendimtare që car Samueli pësoi nga perandori bizantin, Bazilios II Bulgaroktonos, mbi këto territore u rivendos autoriteti bizantin. Por, tashmë, qendra politike dhe ajo kishtare e themës u shpërngul më në jug, në kështjellën Naupaktos (Lepanto), buzë Gjirit të Korintit.

Xhufi2Në vitet 1081-1085, krahina e Vagenetisë ashtu si mbarë territoret e themave Epir i Ri dhe Epir i Vjetër, u bë teatër i betejave midis ushtrive bizantine të Perandorit Aleks I Komnen, dhe ushtrive të mbretit norman Robert Guiskard, që synonte të shembte Perandorinë Bizantine e të ndërtonte një perandori të re universale, nën shembullin e Perandorisë Romake. Normanët arritën të pushtojnë në këtë krah ishullin e Korfuzit, portin e Vonicës, Butrintin, Artën dhe gjithë krahinën e Vagenetisë, nga ku iu drejtuan Janinës. Por vdekja e Robert Guiskardit më 1085, dhe intensifikimi i operacioneve luftarake bizantine, në tokë e në det, ku një rol të madh filloi të luajë flota e Venedikut, aleate e Bizantit, bënë që normanët të humbin terren e të tërhiqen nga bregdeti adriatiko-jonian. Më 1107 nën Boemundin, dhe më 1147 nën mbretin Roger II, normanët e Italisë së Jugut tentuan përsëri të hidhen në bregdetin bizantin e të pushtojnë kështjellat e atyshme, për të vazhduar më tej marshimin drejt zemrës së Perandorisë Bizantine, Konstantinopojës. Një invazion të fundit norman e tentoi në 1185 edhe mbreti Guljelmi II i Sicilisë. Kësaj radhe, fushatën e normanëve e nxiti një kryengritje fshatare që kishte shpërthyer në Vageneti. Sipas Eustathit të Selanikut, kryengritjen e drejtonte një fshatar nga ajo krahinë, i cili, nisur nga ngjashmëria fizike, pretendonte se ishte perandori i shfronësuar Aleksi II Komnen. I mbështetur nga një murg i ardhur nga Italia, pretendenti i fronit bizantin ngriti në këmbë popullsinë e provincës vagenete dhe kërkoi ndihmën e mbretit norman, Guljelm II i Sicilisë. Ky organizoi më 1185 një tjetër fushatë, që ishte e fundit e mbretërve normanë të Sicilisë. Rezultati përfundimtar i saj ishte pushtimi i ishujve të Korfuzit (që shumë shpejt kaloi përsëri në duart e bizantinëve), Qefalonisë, Zaçintit e Itakës si dhe i disa kështjellave në bregdetin epirot. Drejtimin e këtyre zotërimeve në ishujt e në bregdetin Jon, Guljelmi II ia besoi admiralit Margaritone, i cili u vetëquajt “mbret i Epirotëve” (rex Epirotarum).

Fushata e Mbretit Guljelm II në bregun lindor të Adriatikut ishte prelud i kolapsit të Perandorisë Bizantine, që erdhi me organizimin e Kryqëzatës IV (1204). Pas pushtimit të Kostandinopojës nga kryqtarët perëndimorë, territoret e Perandorisë u ndanë mes fitimtarëve, të cilët krijuan aty një mori principatash latine. Në të kundërtën, në trevat e Epirit vendosi sundimin një pinjoll i familjes bizantine të Ëngjëllorëve, Mihali I (1204-1215). Ëngjëllorët kishin trashëguar prona të mëdha sidomos në provincën e Vagenetisë. Brenda një kohe të shkurtër, Mihal Ëngjëlli i shtriu zotërimet e tij nga Naupakti (Lepanto), në jug, deri në afërsi të Durrësit, në veri. Këtu u krijua i ashtuquajturi “Despotat i Artës”, i vetmi formacion bizantin mes principatave latine që lindën në Ballkan pas pushtimit të Konstantinopojës nga kryqtarët. Brenda vitit 1215, despoti Mihal I Ëngjëlli pushtoi edhe qytetin e Durrësit dhe, përkohësisht edhe atë të Shkodrës, duke hyrë në konflikt njëherësh me Venedikun, me Principatën e Arbërit dhe me Mbretërinë e Serbisë. Mbështetja kryesore e Mihalit I Ëngjëllit u bënë feudalët, kleri dhe krerët lokalë. Metropoliti i Naupaktit, Joan Apokaukos, ishte ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tij. Në letrat e një prelati tjetër të lartë, Georg Bardhanes, metropoliti cilësohet si “burrë ilir”. Pas Mihalit I Ëngjëlli, Despotati i Artës arriti kulmin e fuqisë me Teodorin I (1215-1230). Por shkëlqimi i Despotatit nuk zgjati shumë. Rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine, fuqizimi i mbretërive bullgare e serbe dhe pushtimi i bregdetit lindor të Adriatikut nga Mbretëria e Sicilisë (1258), bënë që Despotati i Artës të kthehej në një faktor të dobët lokal. Për gati një shekull, despotët e Artës u luhatën mes aleancave dhe vasalitetit herë me Mbretërinë e Sicilisë dhe herë me Perandorinë Bizantine, deri sa më 1348 edhe Epiri ra nën sundimin e carit serb Stefan Dushani.

 

  1. Sundimtarë shqiptarë në Epir

 

Pas vdekjes së Dushanit, më 1355, froni i Despotit të Artës u bë objekt konfliktesh midis pasardhësve të carit serb, trashëgimtarëve të Ëngjëllorëve bizantinë dhe feudalëve shqiptarë. Roli i këtyre të fundit në jetën politike të Despotatit të Artës ishte rritur qysh në vitet 1330, kur vetë Perandori bizantin, Joan Kantakuzeni, erdhi me ushtri në Epir për t’i shtruar ata. Tashmë, krerët shqiptarë nga familjet Shpata, Zenebishi, Losha, Klada, Mazaraku e Malakasi ishin kthyer në një faktor kryesor politik e ushtarak. Në vitin 1358 këta shpartalluan ushtrinë e pretendentit të fundit bizantin, Niqiforit II, në afërsi të Akelout (Artës). Niqifori, që me këtë rast kishte thirrur për ndihmë edhe turqit, mbeti i vrarë në betejë. Paskëtaj, Gjin Bua Shpata u bë zot i viseve të Etolo-Akarnanisë, me qendër Angelokastrën, kurse Pjetër Losha zuri territoret e Epirit të Vjetër, me qendër Artën. Pas vdekjes së Pjetër Loshës, në Artë u vendos Gjin Bua Shpata (1374). Tashmë pushteti i tij shtrihej nga Naupakti, në jug, e deri në rrjedhën e lumit Akeront, në veri. Dokumentet bizantine dhe ato latine i atribuojnë atij titullin “Despot” (Despotou tou Spata, dispota di Arta). Ndërkohë, zotërimet e tij quhen “Despotati i Shqiptarëve” (lu despotatu de li Albanesi). Nga ana tjetër, zotërimet e Shpatajve të Etolo-Akarnanisë me qendër në Angelokstër, iu lanë në qeverisje vëllait të Gjinit, Sguro Buas, të cilin një dokument i vitit 1382 e quan “zot të Angelokastrës e të Shqipërisë” (Sguros Buda Spada dominus Angelicastro et Albanie). Sguro Bua kontrollonte të gjithë territorin deri në Naupakt, ku kishte lënë dhëndrin e tij, spanjollin Marquesan de Flor. Një tjetër dhëndër i tij, veneciani Francesco Foscari mori si pajë kështjellën tjetër të Dragamestit (1386).

Në verën e vitit 1378, Mjeshtri i Madh i Urdhërit të Hospitalierëve të Rodit, Huan Fernandez de Heredia zbarkoi me ushtri në Vonicë, në bregun jugor të Gjirit të Artës dhe prej andej iu drejtua kështjellës strategjike të Naupaktit. Heredia ishte dërguar nga Papa Grigori XI dhe Mbretëresha Xhiovana e Napolit, të cilët tentuan atë kohë, të fuqizonin pozitat e Anzhuinëve të Napolit dhe të kishës katolike në Ballkanin perëndimor. Pasi mori Naupaktin, Heredia marshoi drejt Artës, kryeqendrës së despotatit shqiptar të Gjin Bua Shpatës. Sipas “Kronikës së Janinës”, në betejën e zhvilluar nën muret e Artës, shqiptarët shpartalluan ushtrinë e Joanitëve. Vetë komandanti zulmëmadh, Heredia u zu rob nga sundimtari shqiptar, i cili ua shiti atë Turqve kundrejt një shpërblimi të majmë. Fitorja mbi Heredinë e lançonte Gjin Bua Shpatën në politikën e madhe evropiane. Paskëtaj, Republika e Venedikut, Komuna e Firences dhe vetë Perandoria Bizantine do tregojnë interes e do lidhin marrëdhënie me prijsin shqiptar. Ndërkohë, Gjin Bua Shpata guxoi të sulmojë zotërimet e afërta nën sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, qytetin e Vodicës dhe ishujt e afërt të Qefalonisë, Zakynthit, Itakës e Leukadës, që qeveriseshin nga familja italiane Tocco. Vite më vonë, konflikti i Shpatajve me Tocco-t e Qefalonisë për zotërimin e Epirit e të Etolo-Akarnanisë u bë pjesë kryesore e historisë së këtyre trevave.

Sipas Kronikës së Janinës (shek. XV), në betejën e Artës morën pjesë edhe krerë të tjerë shqiptarë. Edhe pse këta nuk përmenden me emër, mes tyre duhet llogaritur edhe sebastokratori Gjon Zenebishi, që ishte edhe dhëndër i Gjin Bua Shpatës. Atë kohë Zenebishi e kishte shtrirë sundimin e tij nga Gjirokastra në drejtim të Vagenetisë. Familja Zenebishi, ashtu si familja Shpata, shfaqet për herë të parë në një dokument anzhuin të vitit 1304, bashkë me disa familje të tjera fisnike shqiptare, aleate të Anzhuinëve të Napolit. Gjon Zenebishi kishte krijuar lidhje të ngushta me faktorët kryesorë që vepronin në këtë areal. Ai vetë ishte martuar me të bijën e  Gjin Bua Shpatës, kurse një vajzë e tij, Maria, ishte martuar me fisnikun e njohur nga Korfuzi, Peroto de Altavilla, pinjoll i dinastisë së vjetër normane Altavilla nga Italia e Jugut. Pikërisht në Pargë, në 13 shkurt 1418, autoritetet veneciane të Korfuzit, emëruan si kështjellar të atij vendi Rikardo d’Altavillan, djalë i Maria Zenebishit dhe i Peroto d’Altavilla-s. Deri në Pargë e kishte shtrirë pushtetin e tij, qysh në vitin 1394, Sebastokratori Gjon Zenebishi, që ishte gjyshi nga e ëma i kështjellarit të Pargës, Rikardo d’Altavilla.

Ndërkohë, sundimi i Stefan Dushanit kishte lënë një gjurmë të fundit në Janinë, ku vazhdonte të sundonte despoti serb, Thoma Preljuboviç. Herë të bashkuar e herë veç e veç, krerët shqiptarë, Gjin Bua Shpata, Gjon Zenebishi, Pjetër Losha, Gjin Frati tentuan të marrin Janinën me luftë. Një përpjekje e tillë u krye më 1377, por në atë rast sulmuesit, që ishin nga fisi i malakasëve, u thyen dhe kreu i tyre, Gjin Frati u zu rob. Malakasasit e sulmuan me forca më të mëdha kështjellën në shkurt të vitit 1379. Kësaj radhe, sulmuesit ishin kordinuar mirë edhe me banorë të Janinës, mes të cilëve shumë shqiptarë, të cilët ngritën krye kundër despotit serb dhe arritën të pushtojnë pjesën e sipërme të kështjellës. Por, edhe kjo përpjekje dështoi dhe Thoma Preljubiviçi u hakmorr në mënyrë mizore mbi kundërshtarin. Kronika e Janinës thotë, se për shkak të mizorive të kryera mbi shqiptarët, despotit serb të Janinës iu vu nga bashkëkohasit nofka “Thoma shqiptarovrasësi” (albanitoktonos). Në muajin maj të atij viti ishte radha e Gjin Bua Shpatës për të sulmuar Janinën, por edhe ky nuk mundi veç të shkatërrojë arat dhe vreshtat jashtë mureve të qytetit. Edhe kësaj here Thoma Preljuboviçi e shprazi zemërimin e tij mbi banorët shqiptarë të Janinës. Pasi urdhëroi që një numuri të madh të tyre t’u priteshin gjymtyrët e t’u nxirreshin sytë, Thomai i nisi ata si një dhuratë e kobshme  në kampin e Gjin Bua Shpatës, i cili u detyrua të hiqte rrethimin. Nga ai moment, kundër shqiptarëve despoti serb kërkoi mbështetjen e turqve osmanë. Në vitin 1380 këta u shfaqën në për herë të parë në Epir dhe u ndeshën me forcat e Zenebishit e të Mazarakëve në Poliçan të Pogonit. Ndërsa shqiptarët luftonin me turqit, Thoma Preljuboviçi përfitoi të zgjerojë zotërimet e tij tej mureve të Janinës. Nën sundimin e tij kaluan kështjellat e Vursinës, Velçishtës, Arahovicës dhe vetë qyteti i Paramithisë (Ajdonati). Dy vjet më vonë, më 1382, turqit erdhën përsëri dhe u shtynë thellë në zotërimet e Gjon Zenebishit, ku pushtuan kështjellën e Zhulatit. Nuk ishin ditë të mira për krerët shqiptarë, dhe me ndërmjetësinë e një prej dhëndurrve të tij, Markezanit, Gjin Bua Shpata lidhi paqe me Thoma Preljuboviçin. Paqja u vulos me martesën e Gjin Bua Shpatës me motrën e despotit serb. Thomai premtoi si pajë të motrës Helenë vendet e Velas, Dropullit, Vagenetinë (Çamërinë) dhe vendet e Malakasëve. Por më 1383 shpërthyen përsëri armiqësitë mes Preljuboviçit dhe Shpatës, i cili pretendonte t’i jepeshin vendet e mësipërme, që Thomai refuzonte t’ia dorëzonte. Më 1385, komandanti turk, Timurtashi, sulmoi Gjin Bua Shpatën në kryeqendrën e tij, në Artë. Sulmuesit nuk mundën ta pushtojnë qytetin, por shkatërruan gjithë territorin rreth tij dhe gjatë tërheqjes morën shumë robër. Kësaj radhe, prijsi shqiptar u përpoq ta tërheqë despotin Thoma në një aleancë kundër turqve, gjë që ky e refuzoi. Por, natën e 23 dhjetorit 1385 tirani serb ra viktimë e një komploti pallati, ku ishin përfshirë rojet e tij personale. Tani u duk se qyteti do të binte shpejt në duart e Gjin Bua Shpatës, por e veja e Thomait dhe paria bizantino-serbe e Janinës thirrën nga Qefalonia fisnikun italian, Esau Buondelmonti Acciaiuoli. Ky mishëronte pretendimet napoletane mbi Despotatin e dikurshëm të Artës. Martesa e Esaut me të venë e Thoma Preljuboviçit legjitimoi përfundimisht pushtetin e tij despotal.

 

(Vijon)

 

Nesër do të lexoni:

 

-Vijimësia e pushtetit të sundimtarëve shqiptarë në Epir

-Çamëria nën sundimin osman dhe islamizimi

-Një renegat shqiptar nga Himara në oborrin e Sulltanit

 

July 7, 2016 13:36 Updated
Komento

17 Komente

  1. p July 7, 15:31

    PRALLA nuk e marr vesh nga e shpiku kete histori.

    Reply to this comment
    • daku July 7, 18:29

      cfare historie tjeter di ti Pickellonje?

      Reply to this comment
    • gjergji July 7, 23:28

      eja ne gjermani ose shko ne itali ne firence venedik edhe i ke ne arkiv me harta me fakte bile ma shume se cfare thote shkruan z-xhufi z-P …kur shqipnia zben veto asgje per historine shumica e shqiptareve e kan mendjen tek falja ne bulevard ju lumte beni vetedeklarim te etnise ju lumte cte them kur gjen shesh bene pershesh ..

      Reply to this comment
  2. intelektuali July 7, 16:37

    Me keto dacibao historike te Pellumb Xhufit qe jane si leksione te Kohes se Qepes te Partise se Punes nuk mund te shuhet e VERTETA tragjike per fatin e cameve te Epirit te Veriut dhe qe mund te shkruhet vetem me nje fjali:

    ISHTE MONSTRA ENVER HOXHA AI QE I SHITI CAMET DHE I TRADHETOI ME PABESI TE PAPARE BASHKEATDHETARET E VET, ASHTU SIC SHITI EDHE KOSOVEN DHE VISE TE TJERA SHQYPTARE TEK MOSKA DHE BEOGRADI DHE ME PAS I MASAKROI DHE I DEPORTOI KETA CAME NE VERI TE SHQYPNISE NJESOJ SI STALINI ME TATARET E KRIMESE DHE ME SHUME POPUJ TE TJERE.

    Te tjerat jane llogje tra-la-la qe nuk i duhen kujt.

    prandaj o gazeta DITA:

    AMAN MJAFT ME KETO SHKRIME DALLKAUKE SI DACIBAO HISTORIKE QE NGJAJNE ME VEPRAT E ENVERIT DHE TE PARTISE SE PUNES, SE NA PLASET SHPIRTIN. AMAN GJENI DICKA ME INTERESANTE PER TE MBUSHUR FAQEN TUAJ HISTORIKE SE NA PLASET SHPIRTIN ME LLOGJET E KALMEXHNINJVE TE ENVERIT!

    Reply to this comment
    • Arber July 8, 01:00

      Intelektual, nje pseudonim pas te cilit fshihet nje injorant. Ne kohen kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ia dha Camerine Mbreterise se Greqise dhe Kosoven e Maqedonine Mbreterise se Serbise, Enver Hoxha ishte vetem 5 vjec. Kur mori pushtetin ne Shqiperine Londineze, nga viti 1945 deri sa vdiq me 1985, per 40 vjet me radhe, beri shume gabime ne ekonomi, politike, luften e klasave, heqjen e avokatit mbrojtes, neni famekeq 55 per agjithacion e propagande, mbyllja e Shqiperise , ndalimi i besimit fetar, etj. e tj., por nuk prekua e as i shiti kujt ndonje pellembe toke apo deti fqinjeve, sic bene Sali Berisha e Lule Basha me detin Jon.

      Reply to this comment
    • nastradin ,mos na bej enverin kaq profet te madh July 8, 02:09

      O mender me thene intelektuhale.

      Pellumb Xhufi eshte ndoshta nga te pakte historiane brilante qe ja vlen jo vetem te ndegjohet por dhe te respektohet.

      Ketu behet fjale per historine deri ne shekullin e 15 qe jo vetem komunizmi por dhe as kapitalizmi nuk konceptohej dot pra nuk kishte lidhje me enverin qe ty dhe ne varr te shtie tmerrin pra je nje paranojak i pasherueshem.

      o nastradini I leshit dhe sapunit rrojes
      je personi I gabuar te ofendosh enverin se ti I perket atij brezi te KARA OSMANEVE,ESAT PASH TRADHETARVE DHE ZOGURVAREVE

      – luftuat plakun e vlores me haxhi qamilet dhe esat pashe tradhetaret dhe ishit bedelat e sultan neshatit dhe perzute princ vidin e europes

      -vrate bajram currin,luigj gurakuqin,hasan prishtinen,avni rustemin perzute Nolin dhe ajken e inteligjencies dhe prute zogun e kurves nga beogradi me rusete bardhe te vrangelit

      -u bashkuat me vone me italianet qe I pritet me lule si clirimtare dhe cuat kuroren e skenderbeut te mbreti shemtaraq xhuxhmaxhuxh I italise.

      -ja futet dhe italianit nga mbrapa dhe u bashkuat me xhaferr devat dhe vrate pas shpine vellezerit tuaj qe habitet dhe vete gjermanet me kanibalizmin tuaj.

      -ishit ju “mender baballaret e kombit “ qe enver hoxha ju perzuri si lepuj,pra ishta tradhetia juaj qe ja la pushtetin tarrasit

      -si lavire te ndyra shkuat ne Beograd dhe athine qe u bête si kavie eksperimentale nga serbet dhe greket dhe aleatet eksperimentues dhe kryet terror me banda diversantesh dhe ja u futi tarrasi perseri

      -edhe ju qe ngelet ne shqiperi edhe pse hidhnit ndonje kapsolle kunder enverit ai nje pjese I bere “trenazh” neper burgje,pjesen tjeter e bere spiune qe kryen pune te shkelqyer kundra shokeve te tyre si ai Kasaruhoja ai shoku yt qe edhe perkthenit veprat e xhaxhit dhe spiunot shoket tuaj

      -edhe pas 90’ ishit ju qe prute djallin berishe ne pushtet dhe kur e pate pas 25 vjeteshqe ja u futi nga mbrapa thoeni se ka qene komunst

      -ishe ti o vemje qe ne greven e urise se te perdjekurve politike ne tetor 2012 kur shoket tuaj digjeshin si murgjit e tibetit ju I conit kartoline shtrigut berishe.

      Pra sa me siper ju nuk keni asnje lloj morali ti kerkoni llogari as saliut ,as enverit se ju I prute ne pushtet pasi jeni vetem qenie te mjera qe per 70 vjet kakarisni prapa ferrave

      NXIRRE KOKEN NASTARADIN KARAOSMAI TE NJOHIN NJERZIA CFARE GJARPERI JE,
      sipas teje le te ngrene lapidarian

      hamza kastriotit
      ballaban pashes
      sultan novruzit
      haxhi qamilit
      esat pashe toptanit
      shefqet verlacit
      koci xoxes
      hamit matjanit
      xhaferr deves
      panajot plakut
      fecorr shehut
      damir fazllicit
      nikolla gaxojnit
      doris pack-ut
      gollsbrukut
      James trafikantit dhe gopi somes.

      Prandaj nastradin leshi nxirre koken si ish fashist I duces dhe spiun I enverit.Shqiperia eshte kthyer ne Kolumbi dhe si Sicilia e viteve 60-70 dhe jo Rama por dhe Obama eshte I pafuqishem te rindertoje ate vend..Vetem ai karaduzi I argjirokastres I vinte hakut atyre shqyptareve te tu si dhe atyre malesorve dhe xhambasdoreve qe e kane “dhi punen”

      Koha e enver hoxhe ishte nje periudhe e veshtire por ne krahasin me kohen esotme dhe te zogut te kurves ajo ishte e keqja me e vogel..por e keqja me e madhe eshte se ti po ja shton lavdine asaj kohe.Ne vend te merresh me super krimin e Lul Udbashin per pushtimin e rrugeve te Tiranes per 35 vjet me keq se fashizmi dhe komunzmi dhe ti merresh me kockat e enverit si n je kanibal.

      Reply to this comment
    • Askushi July 8, 08:51

      Ou se dija qe Enver Hoxha paska jetuar qe nga shekulli i 2 e gjer ne 1980 sipas ketij intelektuhale. Cfare gjeniu.

      Reply to this comment
  3. aleksander thana July 8, 05:11

    ti vetem intelektual nuk je . pikepamjet e tua qofshin edhe te mbrapshta, nuk kane pse te mohojne historine. ne se ti di te tjera me te sakta nga ato qe shkruan autori, swhtoji ose shkruaj historine tende alla salic.

    Reply to this comment
  4. Kosova July 8, 09:00

    Gjeneracionet e shqiptareve qe u rriten ne kohen e S Berishes edhe Edi Rames nuk jane te pregaditun mire me dituni,Ndoshta femijet e elites qe u shkolluan jashte ndersa te tjeret jane me i vajtue. Historiani jone i mirenjohtun shkruan per nji periudhe kur kombet ne Ballkan nuk ishin te zhvillueme ,por qe behej perpjekje e gjithe popujve te Gadishullin Ilirik te shlirohen nga turqit.

    Reply to this comment
  5. Lpl. July 8, 11:50

    Normandet dhe Anzhuinet ishin Kryqezate per me perhape katolicizmin ne kete zone dhe ne Ballkan Gjin Bue Shpata ishte i kthyer katolik dhe ju sherbente Normandeve kjo dihet por pytja eshte pse ky trajtohet si Shqiptare dhe ata qe ishin nen juridiksjonin e despotit Serb kunder Nirmandeve dhe Anzhuineve nuk ishin banore vendas dhe Shqiptare keta ? Keta Normandet ishin pushtus dhe pjesa tjeter ishin ne mbrojtje te territoreve dhe fese se tyre kurse ky Gjin Shpata shte trathtare i shitur sepse sipas llogjikes se Xhufit Turqit bene mire qe pushtuan Shqiperine edhe Italjanet edhe Gjermanet se sot do ishim perendimore misliman por nuk ndoll keshtu . Ne ate kohe qe Despoti Serb i kerkoj ndihme Turqve ishte se Perandori ishte vasal i Otomaneve dhe ushtria vepronte bashke se keta jane rregulla vasaliteti .Ndryshe nga Venediku qe konvertimin e beri me deshire ne fillim dhe kishte me liri e demokraci Anzhuinet dhe Normandet ushin me te dhundhem me vendet qe administrinin se edhe konvertimin e benin me force edhe shpronsime e shume gjera tjera dhe keta nuk ishin te interesuar me luftuar turqit por me plackite vendet e shenjta dhe pasurite vendase .Me ke duhet te jemi ne me Normandet apo me Bizantin e me despotin Serb kjo eshte e ngaterruar dhe Xhufi na fute me shume ne dileme mire ne Katoliket je mi me Anzhuinet e Venedikun por a eshte pjesa tjeter qe ka fe tjeter se Xhufi ju thote Shqiptare asaj pakice qe ishte me Normanet kesaj pjeses qe eshte shumice akoma si ka vene emer ndoshta kur te shkrusjne ndonje liber tjeter dhe pendohet per kete liber qe shkroj .Une se kam per gje por habitem se dizinformohen njerezit me qetesi kjo me ben habi se ky liber me intereson mua dhe jam i kenaqur qe na jep jehone ne Katolikeve te mbreterise Spanjolle .

    Reply to this comment
  6. intelektuali July 8, 12:53

    PER TE GJITHE ATA ENVERISTA QE NUK E DINE TE VERTETEN

    Perralla me mbret qe shkruan dhenderi i Bahri Omarit qe ishte edhe kunat i Enverit, pra llogjet historike qe shkruan enveristo-ballisti dhender Pellumb Xhufi ne DITA si carcafe dacibao historike qe nga Koha e Qepes fill pas majmunit nga pellazget e deri tek helenet e romaket, por pa thene asnje fjale:

    PSE U PERZUNE CAMET NGA TROJET E TYRE NE VERI TE GREQISE DHE PSE ENVER HOXHA I MASAKROI DHE U DEPORTOI NJESOJ SI STALINI?

    Kete nuk e spjegon fare historia i Enverit Pellumb Xhufi ashtu sic nuk ka permenduar asnjehere ne biografine e tij per vjehrin e tij Bahri Omari megjithese eshte nje figure e spikatur e historise shqyptare dhe njesoj si nuk permend asnjehere qe ishte MONSTRA vrastare Enver Hoxha ai qe e dergoi ne Itali me shpenzimet e shtetit per te shkruar sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit brockulla me helene dhe ilire ne gazeten DITA kur dihet boterisht qe Partia e Punes thonte per 50 vjet me radhe se e keqja e Botes ishin:

    CAMET, CEKET DHE CIFUTET

    qe ishte edhe teoria e tre “C”-ve me zanafille fashiste dhe komuniste. Pra pse nuk tregon historiani me burse enveriste ne Itali:

    KUSH ISHTE AI QE YSHTI GREKET PER TE PERZENE CAMET NGA TROJET E TYRE?

    Dhe menjehere pas kesaj pyetje te pare thelbesore vjen edhe puyetja tjeter:

    PSE ENVERI I VRAU DHE I MASAKROI CAMET ASHTU SIC VEPROI ME KOSOVARET, POR ASHTU SIC KISHTE VEPRUAR ME PARE STALINI DHE HITLERI ME CIFUTET DHE TATARET E KRIMESE?

    Ambasadori komunist Shaqir Vukaj me te drejte e ngriti kete ceshtje delikate ne nje shkrim te tij duke krahasuar camet e Greqise me tataret e Krimese, por nuk e tregoi gjithe te VERTETEN duke treguar vetem gjysmen e saj. Pse keshtu?

    sepse:

    Camet e Greqise u perzune nga trojet e tyre amtare me urdher nga Moska dhe Kremlini duke inskenuar mashtrime komuniste per bashkepunim me fashistet dhe ishte po Moska dhe Kremlini qe me ane te Beogradit i dha urdher Titos dhe Enverit qe t’i vriste dhe keqtrajtonte camet edhe ne Shqypni, ashtu sic ka mbetur deri me sot ne vendin tone. Kur flet per cam njesoj sikur flet per kriminel dhe te pabese.

    KJO ESHTE HISTORIA E CAMERISE ME DY FJALE PA TRA-LA-LA-TE E XHUFKES O DEBILA ENVERISTE QE FANATIZMI JU KA MBYLLUR SYTE MORE TE PAUDHE.

    Reply to this comment
  7. intelektuali July 8, 12:53

    PER TE GJITHE ATA ENVERISTA QE NUK E DINE TE VERTETEN

    Perralla me mbret qe shkruan dhenderi i Bahri Omarit qe ishte edhe kunat i Enverit, pra llogjet historike qe shkruan enveristo-ballisti dhender Pellumb Xhufi ne DITA si carcafe dacibao historike qe nga Koha e Qepes fill pas majmunit nga pellazget e deri tek helenet e romaket, por pa thene asnje fjale:

    PSE U PERZUNE CAMET NGA TROJET E TYRE NE VERI TE GREQISE DHE PSE ENVER HOXHA I MASAKROI DHE U DEPORTOI NJESOJ SI STALINI?

    Kete nuk e spjegon fare historiani i Enverit Pellumb Xhufi ashtu sic nuk ka permenduar asnjehere ne biografine e tij per vjehrin e tij Bahri Omari megjithese eshte nje figure e spikatur e historise shqyptare dhe njesoj si nuk permend asnjehere qe ishte MONSTRA vrastare Enver Hoxha ai qe e dergoi ne Itali me shpenzimet e shtetit per te shkruar sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit brockulla me helene dhe ilire ne gazeten DITA kur dihet boterisht qe Partia e Punes thonte per 50 vjet me radhe se e keqja e Botes ishin:

    CAMET, CEKET DHE CIFUTET

    qe ishte edhe teoria e tre “C”-ve me zanafille fashiste dhe komuniste. Pra pse nuk tregon historiani me burse enveriste ne Itali:

    KUSH ISHTE AI QE YSHTI GREKET PER TE PERZENE CAMET NGA TROJET E TYRE?

    Dhe menjehere pas kesaj pyetje te pare thelbesore vjen edhe puyetja tjeter:

    PSE ENVERI I VRAU DHE I MASAKROI CAMET ASHTU SIC VEPROI ME KOSOVARET, POR ASHTU SIC KISHTE VEPRUAR ME PARE STALINI DHE HITLERI ME CIFUTET DHE TATARET E KRIMESE?

    Ambasadori komunist Shaqir Vukaj me te drejte e ngriti kete ceshtje delikate ne nje shkrim te tij duke krahasuar camet e Greqise me tataret e Krimese, por nuk e tregoi gjithe te VERTETEN duke treguar vetem gjysmen e saj. Pse keshtu?

    sepse:

    Camet e Greqise u perzune nga trojet e tyre amtare me urdher nga Moska dhe Kremlini duke inskenuar mashtrime komuniste per bashkepunim me fashistet dhe ishte po Moska dhe Kremlini qe me ane te Beogradit i dha urdher Titos dhe Enverit qe t’i vriste dhe keqtrajtonte camet edhe ne Shqypni, ashtu sic ka mbetur deri me sot ne vendin tone. Kur flet per cam njesoj sikur flet per kriminel dhe te pabese.

    KJO ESHTE HISTORIA E CAMERISE ME DY FJALE PA TRA-LA-LA-TE E XHUFKES O DEBILA ENVERISTE QE FANATIZMI JU KA MBYLLUR SYTE MORE TE PAUDHE.

    Reply to this comment
    • autopsia e monstres nastradintelktualit July 8, 17:20

      nuk e di pse gazeta Dita lejon keto komente ekstremisht antishqiptare si ky jazeku nastradin gomari qe na permend 1 miljon here bahri qyqarin.

      le te njohim lexuesit me kete fantazme antishqiptare qe ofendon shqiperine me shume se serbi me grekun te marre se bashku

      1………………nastradin esat pash toptradhetari
      Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik

      2……………………nastradini zogu kurves

      1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
      3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
      5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
      6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
      7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
      8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
      9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect

      3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin fashisti

      Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit

      Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
      Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
      Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
      Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë

      4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin nazisti

      Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
      Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
      Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
      Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi

      5’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin terroristi
      Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

      6””””””””””””””””Nastradini spiuni shokeve tip Kasaruho

      Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin

      7’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin gomari pa shtet pa atdhe,pa dinjitet thjesht nje zvarranik forumesh

      ca gjera duhet ti themi sakte SOT kur ajo shoqeri eshte shperfytyruar si as nje komb ne historine njerzore.Atehere kishte diktature qe e pranonte vete DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR por kisht shtet

      mbrojteje
      arsim
      kulture
      shkence
      mjeksi
      nafte
      krom
      baker
      pyje
      dipllomaci
      plantacjone
      sera
      transport
      hidrocentrale
      bonifikim
      ……..
      po sot????????????????????
      tritol
      ndertim pa leje
      prostitucjon
      hashash
      gomone
      parlamet bordello
      ambsadore porno
      anti urbanistika
      rruget thertore
      enegji e papaguar
      bakri 0
      kromi 0
      vrasje politikanesh
      vrasje oficeresh shiku
      gerdece
      21 janare
      zhdukja e hakljave
      borxhet strasfere
      krimi ne familje
      ……….
      sot shqiperia eshte
      1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
      2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
      3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
      4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
      5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
      6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB
      Nuk do deshiroje njeri te lavderoje ate sistemin para 90′ qe ishte me detyrim percaktim POR TE PAKTEN BANORET E FERMES KAFSHEVE QE JETOJNE SOT NE SHQIPERI DHE NE BALLKAN TE MOS SHAJNE DJALIN E GJYLOS PA NDERTUAR SHTETIN E SHQIPTAREVE.
      THJESHT KENI KALUAR NGA NJE DIKATATURE NE NJE MONSTRATURE E DROGES DHE E PROSTITUCJONIT POLITIK.
      INTELEKTHALEJA NAZISTRADINI I ZOGJIT KURVES..

      Reply to this comment
    • Askushi July 8, 19:05

      Intelektuhale spo e zgjas te komentoj. Po ti paske probleme mendore te renda. Me cfare dokumentash e verton qe Enveri yshti greket te deboje camet e ca dokumenti verteton qe i vrau? Me c arsye pse e beri. Pa ma shpjego pak.

      Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe D. July 10, 16:24

    Mirw qw; “ndahet shapi nga sheqeri”

    Nuk e di qwnkam “analfabet”me sa shkruan komentuesi fundit,qw i jap tw drejtw, Me atw ‘intelektualin” komentues e ka mirw.Ai flet pwrcat.
    Mw vjen mirw, qw jam “infantil” nw kwto punw.Po nw fund tw fundit; ndahet shapi nga sheqeri.Mirw do jetw.

    Dhimbia e madhe D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*