Cameron “kap” emigrantët shqiptarë

July 31, 2014 21:03

Cameron “kap” emigrantët shqiptarë

Kryeministri britanik David Cameron është kritikuar për faktin se ka pozuar për fotografët në shtëpinë e disa personave që dyshohet të jenë emigrantë ilegalë, në kuadër të fushatës së qeverisë së tij kundër emigracionit ilegal në vend.

Kryeministri u fotografua në ato që dukej të ishin kuzhina dhe dhoma e ndënjies në lokalitetin Slouh, ku katër personat, që dyshohet të jenë me shtetësi shqiptare, u ndaluan nga agjentët e kufirit.

Prania e tij në operacionin e policisë u kritikua nga drejtoresha e “Liberty”, e cila tha se, përveçse lë shije të keqe nuk është e përshtatshme për politikanët e zgjedhur të ndërhyjnë në punët e agjencive ligjzbatuese.

“Kush i dha leje zotit Cameron të hyjë në një godinë të tillë? Të jesh kryeministër nuk do të thotë se ke të drejtë të hysh lirshëm në pronat private. Mos vallë do t’i shohim politikanët të marrin pjesë në operacionet e policisë gjatë fushatave të tyre?”, u shpreh Shami Chakrabarti.

Edhe deputeti laburist Tom Watson kritikoi veprimin e kryeministrit, duke thënë se “ishte e papërshtatshme për zotin Cameron të angazhohej në një fushatë kundër emigracionit të supozuar ilegal, para se personat e përfshirë në të të gjykoheshin në proces”.

“Ata meritojnë një proces dhe tani do ta kenë shumë të vështirë ta sigurojnë atë, pasi kryeministri bëri një cirk mediatik në shtëpinë e tyre”, tha Watson.

“Ai dukej i gëzuar teksa fotografohej në shtëpinë e të dyshuarve. Do të doja të dija nëse të gjitha kriteret ligjore janë plotësuar që ai të merrte pjesë në këtë operacion, përfshirë emrin e tij në mandatin autorizues, sikurse bëhet në të tilla raste”, vijoi deputeti. / Top Channel

July 31, 2014 21:03
Komento

3 Komente

  1. ben August 1, 05:45

    Sa i vogel legen uroj qe mos fitoj ky shpellar vucitoli angles .

    Reply to this comment
  2. Naci August 1, 09:44

    Handsome:)

    Reply to this comment
  3. shefi August 1, 10:09

    ben mire te kapi pedofilet qe ka ne qeverine e tij ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*