Cameron: Turqia është ende dekada larg për t’iu bashkuar BE

May 22, 2016 15:21

Cameron: Turqia është ende dekada larg për t’iu bashkuar BE

David Cameron theksoi se duhen ende dekada përpara konkretizimit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, në përgjigje të mbështetësve të tezës “Brexit” që nxitën kërcënimin e një vale të re migratore drejt Britanisë së Madhe.

“Ky proces do të marrë ndoshta dekada, përpara se të gjendemi përballë këtij fakti të mundshëm. Turqia paraqiti kandidaturën e saj për anëtarësim në vitin 1987. Me ritmin sesi po avancojnë procedurat, duhet të presim vitin 3000 për të konkretizuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri britanik në platformën e stacionit televiziv ITV.

Cameron i cili po propagandon për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, u përgjigj në këtë formë ndaj përkrahësve të “Brexit”, një muaj nga organizimi i referendumit më 23 qershor, të cilët e renditën anëtarësimin e Turqisë në epiqendrën e debatit.

“Dymbëdhjetë milionë shtetas turq u shprehën se dëshirojnë të vijnë në Britaninë e Madhe, të cilët përbëjnë kryesisht shtresën e të papunëve dhe të studentëve, u bë kryefjala e Sunday Express, një tabloid mbështetës i partisë anti-imigracion Ukip.

May 22, 2016 15:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*