Cana e Lenjani në fushë, Nantes radhit fitoret

October 23, 2015 20:20

Cana e Lenjani në fushë, Nantes radhit fitoret

Vijon momenti fantastik i Nantes në kampionatin francez. ‘Kanarinat’ siguruan fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol, pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Caenin si mysafirë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana luajti gjatë gjithë 90 minutave në këtë fitore të pastër të skuadrës së trajnerit Der Zakarian duke zhvilluar një paraqitje shumë të mirë, ndërsa Ermir Lenjani u aktivizua vetëm në minutën 77-të, në vend të 31-vjeçarit Johan Audel.

Miqtë arritën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 23-të kur Sala asistoi Bammou i cili nuk fali.

Për të vulosur suksesin e ‘kanarinave’ mendoi Thomasson që në minutën 61-të përfitoi nga një harkim i bukur në zonë i Moimbe duke goditur fluturimthi për golin e dytë.

Në minutën 86-të Lorik Cana pati mundësinë ideale për të realizuar golin e tij të parë me fanellën e Nantes, por mbrojtësi shqiptar nuk arriti të godasë mirë.

Nantes pas kësaj fitoreje është ngjitur në vendin e 8-të në kuotën e 16 pikëve.

October 23, 2015 20:20
Komento

1 Koment

  1. raimond Vlonjati October 23, 21:08

    Loriku del shpesh ne raste goli kur sulmon , por gjuan shum keq ne porte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*