Cana: Kundër Francës bëhem rekordmeni i Kombëtares me 80 ndeshje

November 11, 2014 08:12

Cana: Kundër Francës bëhem rekordmeni i Kombëtares me 80 ndeshje

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë i vlerëson si shumë të rëndësishme për ekipin e Gianni de Biasit. Lorik Cana është personazhi më i njohur i përfaqësueses kuqezi për opinionin sportiv francez, pasi ka luajtur në Paris Saint Germmain dhe Marseille. Mediat franceze sjellin prononcimin e kapitenit kuqezi për këtë përballje luksi.

Lorik, a vazhdoni t’i monitoroni në distancë rezultatet e Marseilles?

Sigurisht! Unë jam thellësisht i lidhur me Marseillen. Ende e kam familjen atje. Po ashtu, mbaj kontakte të rregullta me disa njerëz afër klubit. Kështu që e kam të pamundur të mos e mbaj një sy edhe nga rezultatet e Olimpikut të Marsejës. Jam i lumtur me marrjen e një trajneri si Bielsa këtë sezon, ekipi ka ndryshuar. Nga epoka ime ka mbetur vetëm Andre Ayeë dhe Steve Mandanda.

Çfarë ju kujtohet në lidhje me ndeshjen kundër Francës në vitin 2011 në Tiranë?

Ajo ndeshje është luajtur më 2 shtator 2011, më kujtohet shumë mirë. Ne kemi zhvilluar një lojë të mirë, edhe pse rezultati në fund na ka lënë të hidhur (1-2). Nëse ju kujtohet, kemi pësuar një gol të shmangshëm dhe pastaj e kemi vënë ekipin e Francës në telashe. Prej asaj kohe jemi rritur. Grupi ynë ka bërë përparime të rëndësishme që nga ai vit.

Ju jeni më e vjetri te kombëtarja shqiptare…

Unë nuk jam më i vjetri në moshë, por lojtari më me eksperiencë në kombëtare. Që nga viti 2003, luaj me Shqipërinë. Tani kam 79 ndeshje me kombëtaren dhe kundër Francës do të thyej rekordin në këtë aspekt (bëhet me 80 ndeshje dhe parakalon Altin Lalën me 79 ndeshje në total). Unë po përpiqem për ta vënë përvojën time në shërbim të rinjve, për t’i ndihmuar ata.

Çfarë qasjeje keni në këtë ndeshje kundër Francës?

Mbetet një komb i madh futbolli dhe po kalon nëpër një periudhë të mirë, ç’ka e dëshmoi edhe në finalet e Kupës së Botës në Brazil. Kjo kombëtare do të jetë një nga më favoritet për ta fituar Kampionatin Europian të radhës. Ne nuk kemi luajtur shumë ndeshje të tilla miqësore me kundërshtarë të këtij rangu. Pas Francës do të shkojmë në Genoa, katër ditë më vonë, për të luajtur kundër Italisë. Janë dy miqësore prestigjioze, dy teste të mira për Kombëtaren e Shqipërisë.

November 11, 2014 08:12
Komento

3 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" November 12, 09:35

    Te falenderojme Lorik Cana, per atdhetarizmin, qe ke treguar ne gjithe keto vite.
    Lorik, ti ke qene nje lider i padiskutueshem, ne loje dhe ne shqiptari.
    Bere realitet endren e babait tend ish futbollistit Agim Cana, qe nje dite te veshesh fanelen Kuq e Zi.
    Je bere promotor i atdhedashurise, jo me fjalime boshe, por me loje e spektakel ne fushe, duke ngritur nivelin e kuqezinjve, ne nje stad, qe kurre se kemi pare me pare, se brenda jush dhe vecanerisht, brenda teje, vlon atdhetaria, qe je krenar, qe je shqiptar.
    O sa mire me qen shqiptar, sot eshte nje thirrje, qe na e dhate ju kuqezinjte.
    Lorik, te uroj, shendet dhe shume force, per te dhene ne fushen e lojes, me te miren.

    Reply to this comment
  2. Xhimi November 12, 16:00

    Horrit! Urime per shkrimet e koheve te fundit. Jam plotesisht dakord me ty. Vetem nje verejtje. Pse mban kete emer?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*