Cana lidh duar e këmbë, martohet

June 29, 2014 11:35

Cana lidh duar e këmbë, martohet

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare i ka dhënë dje fund beqarisë, teksa kurorëzoi me martesë lidhjen e tij me modelen italiane, Monika. Ceremonia madhështore u organizua në hotel “Emerald” në Prishtinë. Loriku kishte të ftuar rreth 500 miq dhe të afërm, mes tyre shumë bashkëlojtarë të tij në Kombëtaren shqiptare, por edhe bashkëlojtar nga ekipi Lacios. Dasma ka zgjatur deri në të gdhirë, në shoqërinë e këngëve shqiptare dhe gatimit tradicional. Pak javë më parë Cana zhvilloi një ceremoni krejtësisht private, me familjarët dhe rrethin e ngushtë në Romë. Ndërkohë, dje radhën e kishte ceremonia madhështore në Prishtinë, në një dasmë origjinale shqiptare. Çifti Cana ka vendosur dy unaza me inicialet e emrave të Lorikut dhe Monikës. Bashkëshortja italiane mësohet se është befasuar nga atmosfera e krijuar në resorin luksoz të Prishtinës. Cana ka bërë një karrierë për t’u admiruar duke luajtur me skuadra si PSG, Olimpik Marsejë, Sandërlend, Gallatasaraji dhe aktualisht te Lacio.

June 29, 2014 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*