Cani: 5 mld lekë për KESH që të paguajë detyrimet ndaj subjekteve private

January 22, 2015 11:50

Cani: 5 mld lekë për KESH që të paguajë detyrimet ndaj subjekteve private

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka thënë se qeveria do t’i japë 5 miliard KESH-it.

Kjo, në mënyrë që KESH të paguajë detyrimet ndaj subjekteve private.

Deklarata e Canit është bërë në Komisionin e Ekonomisë.

Cani tha ndërkohë se janë alokuar 1.5 miliardë lekë për fondin e shpronësimit dhe 3 miliardë lëkë për projekte dhe plane.

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua për aktin normative të buxhetit 2014, ku ministri Shkëlqim Cani ka shpejeguar 3 objektivat që ka akti normative:

Akti normative ka 3 objektiva.

Së pari, ka objektiv rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimeve.

Së dyti, ka objektiv mbështetjen e sektorit të energjisë.

Së treti, ka objektiv rialokimin e fondeve në plane dhe projekte”, tha ministri.

 

 

January 22, 2015 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin