Cani: Arkën e gjetëm bosh, Boden do e çoj për ndjekje penale

April 10, 2014 23:24

Cani: Arkën e gjetëm bosh, Boden do e çoj për ndjekje penale

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shpjeguar dje në një intervistë të gjatë në Top Story përballë analistëve Adrian Civici, Selami Xhepa dhe Shpëtim Nazarko, si e ka gjetur arkën e shtetit kur qeverisja e majtë erdhi në pushtet, si Ridvan Bode paraardhësi i tij ka marrë kredi me 13 për qind interes për të cilën do ta çojë në prokurori. Cilat kanë qenë negociatat me FMN-në për marrjen e huasë me interes të butë dhe mos pasjen e kushteve nga ana e institucionit ndërkombëtar për rritje taksash. Por Cani ka renditur si të rëndësishme reformën në energji dhe pensione dhe shprehet optimist për periudhën në vazhdimësi duke parashikuar një rritje vjetore më shumë se 2 për qind…

Zoti Cani të fokusohemi pak tek marrëveshja me FMN. Duhet thënë që në të vërtetë nuk është se ka pasur një komunikim të hapur me publikun, për sa i përket detajeve të kësaj marrëveshje. Pse?

Varet se çfarë nënkuptoni ju me komunikim me publikun?! Mund t’ju them se, sipas ecurisë së bisedimeve, negociatave, qeveria ka komunikuar me atë pjesë të publikut ose me grupet e interesit. P.sh, te KEK (Këshilli Ekonomik Kombëtar), ku anëtarë janë edhe shoqatat e biznesit, etj, një muaj përpara se të finalizonim këtë marrëveshje unë kam parashtruar se çfarë presim nga ky program. Megjithatë, theksoj se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë, që unë njoh të negociatave, që çdo ditë detajet të parashtrohen në publik. Publiku do të mësojë atë që duhet në çastin e duhur. Nëse je në negociata, për kushtet e saj dhe ku diskutohet interesi i kredisë, nuk mund t’i thuhet publikut shifra 5%, dhe pastaj 3% dhe më tej përfundon pas bisedimeve te 2%. Këto janë marrëveshje normale. Ndodh që edhe kryefamiljari nuk diskuton në familje me kaq detaje. Mbaron një punë, mbaron një fazë, hidhet një shtresë le të themi në rrugë dhe pastaj publiku mëson të vërtetën e atyre ngjarjeve. Ju do të kishit ndonjë dyshim që ne si përfaqësues të Qeverisë dhe të themi se Qeveria si përfaqësuese e popullit, do të bënim një marrëveshje në dëm të popullit? Kjo marrëveshje jo vetëm që nuk është mbajtur sekret, por janë dhënë detaje që lidhen me huanë tani, sepse  marrëveshja është një e tërë. Me FMN kemi një marrëveshje të tërë, për të cilën kemi negociuar nga mesi i muajit shtator 2013 dhe deri sa kemi arritur sot tek huaja. Kredia është pjesë e marrëveshjes, pjesë e punës që ne kemi bërë me FMN. Asgjë nuk ka qenë sekret! Që në fillim kemi deklaruar se do të ri-thërrasim FMN, kemi deklaruar se çfarë është biseduar dhe çfarë po diskutohet me Fondin Monetar, kam zbardhur kushtet e huasë. Të gjitha janë publikuar! Të gjithë duhet ta kuptojnë (ata që janë sot në opozitë e kanë të qartë) se negociatat një ditë publikohen, asgjë nuk mbahet e fshehtë. Duhet të dini edhe një fakt tjetër në lidhje me transparencën. Materialet e publikuara nga FMN dhe BB në faqet e internetit janë bërë me kërkesën tonë. Nëse ne do të këmbëngulnim, këto informacione, negociatat, termat, dokumenti i mirëkuptimit, etj, nuk do të dilnin, por ndodhi e kundërta. Ishim ne që e kërkuam. Ne vijojmë të bisedojmë me FMN-në, në fillim të muajit maj në Shqipëri do të vijë përsëri misioni i FMN dhe sërish do të bisedojmë, pra është një punë në vazhdim, dhe nuk mund të dalim çdo ditë dhe të flasim në publik për çdo takim me Fondin Ndërkombëtar.

Nëse opozita thotë se janë 21 kushte, që më thënë të drejtën unë i lexova dhe shumica prej tyre nuk janë kushte, por janë pjesë e programit elektoral të Partisë Socialiste, siç është taksimi progresiv, etj, megjithatë nëse vërtetë keni rënë dakord që të rritet çmimi i energjisë kjo është një gjë që publiku duhet ta dijë.

Ju mirëkuptoj, por le t’i ndajmë qartazi për publikun, për opozitën dhe pozitën. Zhurma në parlament u bë lidhur me huanë. Unë ju deklaroj me përgjegjësi maksimale, nuk ka asnjë kusht nga ato që janë përmendur apo përmendni ju lidhur me këtë hua. Kjo hua është e çlirët nga këto kushte. Ju mund të merrni edhe ato që do negociojmë në prill dhe maj, sepse mes të tjerave ne do flasim dhe për vitin që vjen, se nuk mund ta lëmë për ta diskutuar në fund të 2014-s dhe ta bëjmë fakt të kryer. Jo! Ne kemi filluar negociatat edhe për 2015-n, edhe për 2016-n dhe ju kemi dorëzuar diçka edhe për 2015 dhe 2016. Ne do të hyjmë në negociata për 2015 më në detaje gjatë prill-maj dhe më pas në një periudhë të dytë kur do të vijë misioni i FMN dhe n.q.s ju do na akuzoni përsëri se kjo është e lidhur me huanë tashmë të mbyllur, përsëri ju mund të keni të drejtën tuaj të thoni çfarë të doni. Unë po ju përgjigjem drejtpërdrejtë. A ka huaja kushte, supozohet për ulje pagash, për ngrirje pensionesh, për rritje taksash? Kjo hua nuk ka asnjë kusht! Tani, le të biem dakord! A kemi përmbushur kushte për ta marrë këtë hua? Po!

Cilat janë?

Janë mbi 20, janë 30 kushte të marra së bashku me FMN dhe Bankën Botërore, nga të cilat, më pak se 10, pra 8 janë të ndërthurura, të përbashkëta mes dy institucioneve. Janë 22 parakushte të realizuara nga qeveria.

Ju keni deklaruar se keni ulur taksat për 97%…?

Taksat janë ulur për 97% të popullsisë, rrogëtarëve, duke filluar prej datës 1 janar 2014 dhe kjo është evidente. Për të gjetur paratë e nevojshme për të shlyer borxhin, mund t’i  rrisnim taksat me efekt 35 miliardë lekë në buxhet, por nuk vepruam kështu. Mund të ndiqnim rrugën tjetër, atë të marrjes hua në tregun e brendshëm bankar, por nuk e gjykuam kështu sepse menduam t’ia lëmë hapësirën biznesit privat për kreditim. Mund të dilnim në tregun ndërkombëtar, por nuk do të ishte e lehtë. Të dalësh në tregun ndërkombëtar duke deklaruar se ke rreth 6% të GDP borxh të fshehur dhe bashkë me të, borxhin publik në total e çon nga 65 në 70%, natyrisht që je në pikën tënde me të keqe. Për rrjedhojë do të merrnim kredi me interes të lartë. Por zgjodhëm rrugën tjetër: hymë në marrëdhënie me FMN dhe Bankën Botërore. E kishim gjykuar më parë se do të hynim në marrëdhënie dhe ndërkohë kërkuam edhe kredi pre tyre. Zgjodhëm këtë rrugë për të mos rritur taksat ndaj biznesit përtej kufirit, për të mos cenuar tregun e brendshëm bankar dhe për të mos marrë hua me kosto të lartë në tregun ndërkombëtar. E vërtetë, ne e rritëm tatim fitimin, nga 10 në 15%, nuk e fsheh si fakt. Qeveria demokratike e uli këtë taksë nga 20% që ishte, por kam dokumente që provojnë se ka rritur nga ana tjetër taksat e tjera për ta kompensuar këtë ulje me 100%.

Pasi ju drejtuam FMN-së dhe Bankës Botërore, filluam negociatat dhe ja ku jemi në këtë marrëveshje. Publikut dhe opozitës doemos, nuk i kemi zbardhur vetëm kushtet e huasë, termat, etj, por edhe memorandumin e mirëkuptimit, edhe të gjithë llojet e dokumenteve. Madje, i kemi thënë FMN të publikojë edhe pjesën teknike, hartuar nga grupi i tyre në lidhje me taksat, për të cilën ne nuk kemi rënë ende dakord, se cilat mund të rriten dhe cilat mund të ulen. Por po të doni, ju tregoj taksat e rritura në 8 vjet nga qeveria demokratike.

Me sa lekë e gjetët arkën e shtetit?

Afër zeros-s. Nuk shlyenim dot. Po qe se në thesar ke 100 milionë dollarë fatura që nuk i shlyen dot, do të thotë që nuk ke gjendje, s’ke likuiditet.

Ju po merrni hua 330 milionë dhe ndoshta do arrini në një miliard, po a janë të mjaftueshme?

Kush ju tha që është e mjaftueshme, unë ju thashë që do marrim 1 miliard në të tre vitet.

Le të dalim përtej kësaj. Një herë për çfarë e morëm huanë? Për të shlyer një borxh të vjetër dhe ka logjikë në këtë, d.m.th që ti të mos e lësh biznesin që unë t’i kem hua dhe të mos guxonte ta artikulonte, se kanë harruar pak shqiptarët, nuk guxonte huadhënësi të thoshte më ke hua qeveria. Në emisionin tuaj kemi qenë që nuk e artikulonte, tani e artikulon. Shyqyr, kjo është demokracia.

Së dyti, ai e artikulon, unë i them do të ta paguaj. Borxhin do ta shlyejmë për 3 vjet.

Ka disa parakushte që kur i plotëson, merr kredi dhe është sukses, sepse ti ke përmbushur disa parakushte, ajo bankë, FMN-ja që të jep kredi, pra gjykon se je i përshtatshëm për ta marrë kredi, sepse ti ke plotësuar disa parakushte. Tani përsëri habiten shqiptarët që ka disa kushte për të vazhduar me këtë kredi? Natyrisht. Kur ju mendoni t’i jepni borxh dikujt natyrisht që ka disa parakushte, që unë të mos shkoj kazinove, etj. Dhe pastaj do më vësh disa kushte që të mos shkoj në kazino, por të shkoj në punë dhe të nxjerrë të ardhurat.

Dhe cilat janë kushtet?

Të gjitha kushtet që kemi janë vetëm një pjesë e programit të qeverisë të koalicionit, vetëm një pjesë, ndoshta 1/3. Ne që kur kemi ardhur në pushtet kemi deklaruar qartazi që kemi ndërmend të bëjmë reforma strukturore, që parafolësi i artikuloi si reforma që duhen doemos. Nuk mundet një qeveri të bazojë gjithë punën e vet tek borxhi. E kundërta do kishte qenë e thjeshtë, nuk do kishte nevojë për qeveri. Në radhë të parë janë të ardhurat që do i realizosh vetë, sepse vetëm buxheti i një viti është mbi 300 milionë euro, kështu që kështu sigurove 100, po ku ta gjesh pjesën tjetër. Janë të gjitha reformat: pensionet, energji, arsimin, shëndetësi, nuk ka sektorë të ekonomisë që nuk do të reformohet. Do reformohen thelbësisht, ka nga ato që kanë nevojë për rregullime. Gjendja në të cilën jemi kërkon reforma.

Të gjitha qeverive u ka ndodhur që në mandatin e fundit kanë degjeneruar?

Qeveria që iku i rastisi në 5 vitet e fundit. Tani jemi shumë pranë vitit 1997.

Kujdes me këto deklarata. Ju thoni se ekonomikisht jemi pranë ‘97?

Në fund të vitit, kur e morëm në 16 shtator? Asnjë dyshim të mos keni. Në ‘97 kishim prapë gjendje pak rezerva, tani s’kishim. Unë nuk i kam shumë qejf këto deklarata, por nëse doni, meqë fola për krahasimin e kredisë së 2009 me këtë hua të FMN-së, do ta çoj për ndjekje penale marrjen e asaj kredie me 13.3% kur në treg mund të merrej më lirë. Do ta çoj për ndjekje penale.

Kë do çoni për ndjekje penale? Z.Bode?

Po, ish-ministrin e Financave. Të mos e kishte marrë atë kredi, nuk ka asnjë argument. Ka shkelje procedurash njëra pas tjetrës. Si nuk është gjendja në ‘97? Unë po ju parashtroj: borxh i fshehur, fatura që presin, rritur 10 herë gjendja e kredive të këqija, kreditimi 0, buxheti 200 milionë më pak. Po pse çfarë mund ta gjejë Shqipërinë? Ju mendoni se Shqipëri t’i bjerë bomba atomike që të na gjejë e keqja?!FMN për herë të parë pranon elasticitet, pra n.q.s ekonomia shqiptare nuk rritet tek 2-2.1%, FMN pranon që qeveria shqiptare të mos angazhohet në shlyerje borxhi, por të angazhohet në nxitje të ekonomisë. Natyrisht që më takon si ministër i Financave, në emër të qeverisë të them që është rezultat i një suksesi të madh të qeverisë shqiptare, është një rezultat i një suksesi të madh në raport me pasojat e vendeve të tjera si Greqia, pasi FMN mësoi të mos vazhdojë me politika kaq të egra. Së dyti, ne gjykuam që nxitësi, përshpejtuesi i rritjes ekonomie bazohet në 2 elemente të menjëhershëm dhe pastaj në  elementin e tretë, me shtrirje kohore më të gjerë. Elementi i parë shlyerja e gjithë borxheve të vjetra. Pra që t’i fusësh ekonomisë 350 milionë USD injektim likuiditeti, por jo për ekonominë publike, por për gjithë bizneset private, do të thotë të përmirësohesh gjendjen ekonomike financiare të biznesit, do të thotë që ai biznes të mendojë për të investuar për nesër, do të thotë që do hap më shumë vende pune, sepse e ndonjëherë publiku ka pak “inat” që pse ja japim biznesit? Ja japim për publikun sepse ai biznes do i fusë në punë dhe do hapë vende pune. Ne gjykuam që do përshpejtojmë investimet. Dhe sa për ta ditur ne detyrimin e kemi marrë 350 milionë USD brenda vitit 2014, ne shpresojmë dhe duken të gjitha bathët që në 30 qershor do t’i shlyejmë 350 milionë USD, që janë detyrime ndaj biznesit, pa harruar detyrime vendime gjykatash ndaj individët.

Sa kemi shlyer deri tani? Kemi shlyer 200 milionë USD. Kemi filluar, nuk jemi në gjumë, nuk po premtojmë për një gjë që do të vijë, kemi bërë mbi gjysmën e tyre. Elementi i dytë i nxitjes ekonomisë që besoj biem dakord, janë investime dhe investime publike sa më shumë dhe ne për këtë u lejuam edhe nga FMN që ta rrisim pak borxhin gjatë vitit 2014 për të parë kurbën ulëse në vitet 2015-2016-2017, për ta çuar tek 65% më pas, por jo ketë vit.

Pse? Për të nxitur ekonominë. Pse? Sepse biznesi dhe bankat kanë rënë në një ngërç. Bankat janë konservatore për të dhënë kredi, biznesi nuk pasqyron pasqyra të kënaqshme financiare për ta marrë kredinë atëherë ne gjykuam që ta angazhojmë biznesin nëpërmjet veprave publike dhe për këtë do të jetë afërsisht 1 miliardë euro investime bashkë me këtë shlyerjen e detyrimeve të vjetra, sepse dhe ato investime janë në vetvete, në mënyrë që të nxitet punësimi, biznesi, etj. Ndërkohë duke shlyer detyrimet e vjetra, duke dhënë investime ne nxisim edhe bankat, sepse tërë këto biznese do shkojnë të shlyejnë kreditë, etj.

Ekonomia në tërësi, bilancet, evazioni, sa qëndron skandali i faturave të dyfishta?

Natyrisht kjo që është një temë e gjerë dhe ngaherë merr edhe retorikë dhe duket sikur flitet për një ardhme që asnjëherë nuk po vjen, kjo çështja evazionit, korrupsionit në ekonomi dhe për pasojë dalim tek trajtimin jo i barabartë i bizneseve dhe në një padrejtësi e madhe në shoqëri ku ca paguajnë dhe u rritet pagesa nëpërmjet sistemit të taksave etj, dhe ca të tjerë që u shpëtojnë kësaj. Unë do doja të thosha se le të referohemi ministrisë së Financave dhe për analogji po them edhe për energjetikën, etj. Për vitin 2014 në buxhetin ne parashikuam rritje të të ardhurave nga tatim-taksat dhe doganat në një shumë prej 40 miliardë lekësh ose 400 milionë USD. Në 6 muaj qeverisje e krahasuar pra tetor 2013-31 mars 2014, me tetor 2012-31 mars 2013 ne kemi realizuar 170 milionë USD më shumë.

Si jeni në raport me 400 milionshin?

Pra ne e kemi realizuar 170 milionë çka tregon se ne po ecim në rrugë të mbarë. Pika 2 është: kemi 40 miliardë lekë për të realizuar objektivin tonë në të ardhura, pra të ardhurat tona të këtij viti, 2014, janë 40 miliardë lekë më shumë se viti 2013. Në këto të ardhura, meqë e lidha me evazioni,  afërsisht 18 miliardë ose afërsisht gjysma e tyre, janë të ardhura të cilat nuk vijnë nga rritja ekonomike, nga rritja e çmimeve ose nga formula e thjeshtë e rritjes së të ardhurave për pasojë të rritjes ekonomike dhe rritjes së çmimeve, por janë pa faktor ose në luftë ndaj evazionit dhe me shtrirjen e bazës në tatimpagues.

Pra që do të thotë është luftë kundër evazionit. Në këtë periudhën 3-mujore ne jemi në rrugë të mbarë në realizimin e atyre detyrimeve që kemi, pra ne i kemi realizuar objektivat që kemi si Ministri e Financash. Kritika që na vjen nga pas veshit, nga opozita është që ne nuk qenkemi të saktë në parashikim. Për korrektesë ndaj jush, ndaj publikut,ndaj opozitës, sepse natyrisht që çdo fjalë që unë them mund të më vijë e komentuar, ne kemi ndjekur të njëjtën metodologji që është ndjekur 3-4 vitet e fundit. Pra siç ishte tremujori i parë i viti 2013, 2012, 2011, ne kemi ndjekur të njëjtën metodologji, pra sikur ishte dikush tjetër ministër, si unë ministër ne ndoqëm të njëjtën metodologji dhe kemi realizuar objektivat, pra kjo tregon se ne duket se do jemi në rrugë në mbarë.

Roli i fundit i qeverisë është të balancojë diçka mes biznesit dhe popullit, ne jemi qeveri, ne e dimë që do të qeverisim, por që biznesi të na tregojë se ku çalon dhe si e mendon ta rregullojë, kjo nuk ka asnjë të keqe. Pse? Të marrësh një zotim që brenda 6-mujorit të parë ne do të rishikojmë të gjithë legjislacionin, jemi të gatshëm, nuk mund të bëhet nga ne vetë, se ne 10 burokratë kemi aty, pra ne kemi bërë edhe mbi shpatulla të biznesit, pra do ta paguajë biznesi ekspertin më të mirë, do ta gjejë për ta bërë atë ligj sa më mirë të jetë e mundur dhe sigurisht që nëse ai ligj përputhet me standardet dhe ai ligj funksionon në Gjermani, Francë, Maqedoni po të doni, natyrisht që do të funksionojë edhe në Shqipëri dhe ne jemi gati ta marrim. Tjetër ne themi p.sh. kasat fiskale. Që të dal tek pjesa shtrënguese, se deri tani u thashë muajin e mjaltit, por muaji i mjaltit nuk nënkupton se kemi detyrime familjare çifti, do të thotë që do fillojë ajo që quhet punë e të dyve. Pra pasi të nxjerrim aktet ligjore duhet t’i përgjigjen ligjit dhe ajo që dimë të gjithë është që kasat fiskale nuk funksionojnë në Shqipëri. Doni t’ju gënjej? Si do jetë? Do jetë mbi bazë risku, do jetë i lidhur online dhe atij taksidarit sapo ti nuk punon 3 orë me kasën, do i dali vijë e kuqe se ky dyqan nuk po punon me kasën dhe ai do vijë aty dhe do të thotë: zotëri ke 3 orë që nuk po punon, ky dyqan është i mbushur me klientë.

Dy, ne mendojmë që diku në korrik të hedhim lotarinë e kuponit të kasave, në mënyrë që ta tërheqim popullsinë edhe nga poshtë që të tërheqë biletën, në mënyrë që edhe ai individi të jetë i interesuar.

Paralel me atë lotarinë që thatë do e mbyllim dhe nuk e mbyllët?

Meqë më provokuat, sa edhe ajo është pjesë e Ministrisë së Financave. Janë katër kontrata koncensionare, mos kujtoni se nuk janë parë një më një. Vetëm duhet të dini një gjë: Ne kemi deklaruar që do të mbyllim të gjitha ato që janë antiligjore.

Ne menduam, mendojmë që se është në dëm të interesave dhe nëse ndonjë nga publiku që na dëgjon nuk mendon që ajo qeveri që ishte, me ligj ama, i cili t’i mbyll ca dyer, nuk ka lidhur, të themi, një kontratë të skanimit të mallrave me 39 euro kosto për çdo deklaratë që i kalon 1 mijë dollarë, dhe nuk mendon se na ka dëmtuar ne të gjithë shqiptarët, bën gabim. Dhe ne e denoncojmë që nuk është mirë, por ama nuk mund të dalim përtej ligjit, nëse nuk ka shkelje ligjore. Por çfarë konstatoj? Shikoni çfarë paradoksi ka. Malli skanohet apo nuk skanohet, kalon tranzit apo jo, hyn njëherë për fasonistin si import dhe del si eksport duhet të paguajë 39 euro nëse është më shumë se 1 mijë USD. Ju mendoni se ne kur ishim në opozitë dhe jemi në qeveri duhet ta pranojmë këtë. Natyrisht që ne kemi hyrë në negociata me firmën për t’i treguar se kjo është kundër interesave të shqiptarëve, biznesit shqiptar dhe ne natyrisht që ne do mundohemi që nen më nen ta qëmtojmë kontratën dhe ligjin dhe nëse gjejmë një shkelje, ne ta prishim atë kontratë./Marre me shkurtime nga Top Story

April 10, 2014 23:24
Komento

15 Komente

  1. ali April 10, 23:48

    Z. Cani, pa bere ”black hole-n” ne ”drejtesi” qe aktualisht ka rolin e ”antidrejtesise” ,
    e manipuluar nga ish-bajraktari i Vicidolit mos i co kot hajdutet si boden me banden
    sepse prokuroria e Llalles i arreston dhe ia ben me ”sy” gjykates qe t’i leroje brenda
    24 oreve ! Keshtuqe ju do te mbeteni me ”gisht ne gje” ! Ashtu si u veprue me hajnin
    Imami e shume te tjere qe tash ky Imami i ben karshillek Kodhelit ne parlament !

    Reply to this comment
  2. ali April 10, 23:54

    Ka nje tregim me titull : ”Vetem Shkume ” ! Ju beni shume deklarata ,por asnje rezultat
    konkret ! ”Mush ado about nothing ” !
    Populli shqiptar ju dha nje milion vota vetem per te cuar prapa hekurave nje ”njeri ” ,
    me emri S B !,te tjerat s’kane vlere !

    Reply to this comment
  3. fat man April 11, 01:32

    Z. Cani me mire ke punuar kur ishte stazhier e me vone specialist po ne Banken e Shqiperise, ne sportel ne komunikim me publikun ku shkruaje me nje makine te vjeter te markes “Oliveti”, se sa sot qe je Minister i Financave. Te gjitha per cka je shprehur ne kete interviste tregon qe ke rene ne nje nivel medioker dhe euforie (qe ti personalisht nuk e ke), duket qe mendesia e Gurvernatorit te BSH, Ardian Bullari kane bere efekt ne trute e Edi Rames, qe keto shifra i shkojne per shtat dhe ti i perserit. Z. Cani ne gjithe keto arritje behuni me konkret, jo bisede si ne klubin e lagjes me pijanece te oreve te vona, qe kur thone llafin e trete kane harrur te parin e fjajia u del pa lidhje. Konkretisht sa vende pune te reja jane hapur, sa eshte ulur niveli i papunesise, duke futur edhe te vetepunesuarit ne biznese familjare, sa eshte inflacioni, ne cilet kufij konkrete e shprehur ne numra eshte evazioni fiskal, sa eshte rritur baza e tatim paguesve ( pra aktivitete te reja me license, pavaresisht se kane vite qe punojne jane veterane.) Z. Minister a e keni nen kontroll prodhimin vendas, si del nga fusha e fermerit dhe si shkon deri ne piken fundore te shitjes me pakice per qytetaret, ana e dokumentacionit, carta canta. Po per ndonje artikull qe vjen me maune e trajlera nga importi a keni bere ndonje kontroll sa eshte cdoganuar dhe sa ne fakt rezulton i shitur nga shumica tek tregetia me pakice, ku kasat fiskale kane emertimet e ertikujve qe tregetohen bashke me cmimet me te cilat pajiset blere me kupon, pra qytetari. Z. Minister me biznesin jeni partnere dhe ashtu ne teori eshte e drejte, po biznesi ai VIP dhe i Madhi a u pergjigjet me te njjten monedhe? Nje gje te keni te qarte asnje biznes i Madh nuk i regjistron me flete dalje te rregullta te miratuar nga Ministria e Financave te gjitha shitjet, ketu kemi te bejme me nje evazion te rende fiskal dhe a keni raste konkrete te ndeshkimit te ketyre vjedhjeve qe rendojne ne arken e shtetit. Ne dorzimet e bilanceve te vitit 2013 ne Tatitme a jane kapur dhe sa raste jane denoncuar qe eshte dorzuar bilanci i dyte, te parin pronaret e kane per vete. Po ju tregoj nje rast te thjeshte, qe duket ” banal” por eshte shume i rendesishem ne fshehjen e xhiros ditore, duke mos e shoqeruar porosine e kerkuar me kuponin e kases, por me letra dore , te shkulura nga disa blloqe si ne ish menxat e ndermarjeve socialiste. Eshte bere e udhes dhe e rendomte, qe vetem nje ne 6-7 porosi nga klienti te shoqerohet me kuponin e rregullt. rendomte cdo kujt edhe ju qe nuk jeni shume i ketij sektori, pyet A. Fullanin ish zevendesin tend ne Banke tek marredheniet me jashte ne kohen e monizmit, qe i ka ndodhur me shpesh. Vemendja ndaj tij ka qene per tu dukur si kllaun i darkes dhe jo tek rregulli si perfaqesuesi me i Larte i thesarit te Shtetit te Sali C4. Z. Minister here tjeter me konkret dhe me shembuj qe i duhen qytetarit si rritja e pagave, rritja e mireqenies, kufiri i varferise sa eshte e sa do ta ulni, e lidhur kjo me pagen minimale dhe me te ardhurat minimale per fryme ne teritorin e Shqiperise se Grabitur. Duke u rritur mireqenia Z. Cani, populli e kupton vete, se cdo gje eshte ne rregull dhe qeveria eshte ne pune, nuk kemi nevoje per demagogji e justifikime keni 6 muaj ne pushtet, gjetet toke te djegur dhe nje grope te zeze finciare ku gjysma e saj nuk pasqyrohej ne asnje vend, borxhe masive etj, dhe ish Ministri Ridvan Bole u ben kar-shillek e u thote; ja ku me keni, pse nuk me denonconi ne Prokurori.Tung

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit April 11, 04:05

    E pashe mbreme Top Stori, ku ishte i ftuar, zoti Shkelqim Cani, por si asnjehere tjeter, kishte per oponence dy specialiste te fushes dhe nje gazetar, ku ajo qe me ra ne sy, ishte lenia rradhe e tjetrit per te folur.
    Nje emision model, ku secili dha pikpamjet e veta, pa nderprere tjetrin, sic shofim shpesh, ne emisione te tilla.
    Zoti minister mjaft qarte dhe thjeshte, dha mendimin e tij profesionist, se si duhet sheruar ekonomia shqiptare.
    Po aq qarte e thjeshte, tha se nuk ka qejf te dale ne media, per te akuzuar mediatikisht, por kerkon qe per cdo shkelje, prokuroria do te marre njoftimet perkatese, ku nuk do te mungojne edhe akuzat bindese ndaj arkitektit te vjedhjeve marramendese Ridvan Podes.

    Reply to this comment
  5. Marin Gashi April 11, 04:32

    Shume fjale dhe pak vepra; shpresojme qe Shkelqim Cani ta mbaje fjalen dhe aventurierin Ritvan Bode ta shohim prapa hekurave te burgut, te cilin e ka pak.

    Reply to this comment
  6. P.A.B April 11, 07:12

    A ka huaja kushte, supozohet për ulje pagash, për ngrirje pensionesh, për rritje taksash? Kjo hua nuk ka asnjë kusht! Tani, le të biem dakord! A kemi përmbushur kushte për ta marrë këtë hua? Po!

    Cilat janë?

    Janë mbi 20, janë 30 kushte të marra së bashku me FMN dhe Bankën Botërore, nga të cilat, më pak se 10, pra 8 janë të ndërthurura, të përbashkëta mes dy institucioneve. Janë 22 parakushte të realizuara nga qeveria. (Ministri)

    Po dhe jo, mire dhe keq, mish dhe peshk…dhe asgje NUK THOTE Haptaz. Lexova te gjithe intevisten me vemendje, akoma Nuk kam Mesuar me Shume se Dita 1.
    —–

    FMN-BB
    _______

    C’eshte Banka Boterore? Krijuar ne Konferencen e Bretton Woods. Ka 5 agjensi qe japin kredi tek 177 shtete. Me nje fond-borxhi prej $200 miliard.

    C’eshte FMN-ja? Po ashtu krijuar ne Konferencen e Bretton Woods (1944) zakonisht jep borxhe per veshtiresite afat-shkurtra. Por Borxh ijepet, vetem, kur borxhmarresi (Ne) pranon te beje Reforma strukturore os SAP-s. (SAP- structural adjustment program)

    Realisht, a po funksion SAP-i sot ne bote? Jo! Ne shume vende ka shtuar Varferine, ka prishur ambjentin dhe ka rritur krizat Sociale. Vendet ne zhvillim kane cuar Kapital fluid tek Vendet Veriore (te zhvilluarat) gati 5x me shume sesa kane marre borxhe. Jane Verioret qe kontrolloje B-B dhe FMN-ne, kjo status-kuo u sherben atyre qe akoma mbrojne idene neo-klasike te ekonomise, bazen sesi jane themeluar keto dy Institucione. Po ashtu keto nuk jane Pergjegjese ne Palet e Jashtme, pse duhet te ndryshojne nje program qe s’funksionon, kur per ta gjerat jane ne rregull? Megjithe evidencen qe SAP eshte program i deshtuar. Shpesh ta shtojne vuajtjen, kur Rusia kish nevoje per FMN-ne, e lane 1vit+ te priste.

    Si Lidhet Borxhi me Reformat? Borxhi i vendeve ne Zhvillim eshte 0.5 x me GDP-ne, e 2x me i larte se eksportet vjetore. Borxhi s’eshte aq thjeshte si jepet ketu; ka dy pjese qe permblidhen ne “sherbim borxhi” a) borxhi principal b) interesi// ka formula per kete raport, dhe shpesh vetem “mbulimi i interest” (sado i vogel, ne ekonomi jo prodhuese, eksportuese me Mallra Jo te Marketuara [non-tradable-goods- sic kemi ne] ) ta mbajne te varur. Qeverite si e jona NUK KANE FUQI NEGOCIUSE DHE asgje te japin mbrapsh kur futen tek SAP-i (reformat) ne kushtet qe u imponohen. SAP-i ne vetvete, orienton ekonomite e varfera drejt Monedhave Nderkombetare, keshtu qe vendet si Ne vazhdojne pagese Borxhi, qe shkon tek vendet Veriore, ne nje cikel pa-fund.

    Ne nje kontroll qe i eshte bere BB eshte vene re se 1/3-ta e vendeve qe kane marre Borxh, nuk plotesojne as Kriteret Mnimale nga BB (thuaj me hipoteka falso) e ka nje “Kulture Aprovimi” ne projekte pa vlere. Kjo me teper per z. Minister qe i paraqet keto Institucione si Rigoroze dhe FMN/BB, paska “pare punen e tyre te mire” dhe Ju dha Borxh. Apo sic that tjeteri “ o lla, FMN-ja nuk o Sudja”

    Kush i merr vendimet? Ka nje Bord Drejtues Ekzekutiv, qe perfaqeson vendet antare. Jo si ne OKB ku cdo vend ka nje vote; ketu niveli varet nga Kontributet. P.sh. SHBA-te kane 17% te votes, ndersa 7 vendet e industrializuara ne total kane 45% te votave, por zeri madhor dhe fuqia No1 ngelet SHBA-ja. Megjithe impaktin qe Reformat e tyre kane ne vendet e Varfera, keto vende s’kane fuqi ne FMN/BB. Tradita thote qe Presidenti i BB eshte Amerikan dhe FMN-se nje Europian. Si fiton binesi I huaj nga FMN/BB? Thesari Amerikan ka publikuar te dhena ku del se ne pagesa sherbimi, materialesh e konsultash qe bejne Vendet Veriore; per cdo $1 marrin mbrapsh $2-$3.

    Pse po ndihmohet “biznesi Shqiptar” duke i paguar borxhin ne rastin tone? Sa me i madh te jete nje Projekt i neserm (i grupuar) aq me teper do kete nevoje per Ekspertizen e vendeve Veriore. S’ka te beje hic-fare se FMN-ja do te “stimuloje ekonomine” nese do ishte e tille ato fokusohen ne Projekte te vogla e lokale. Kush do dicka per monedhen/ bretton woods-in, kliko ne kete link ku kam bere nje postim ca jave me pare, per ta thjeshtezuar idene/ dhe nga ka ardhur kjo “lemeri”

    http://gazetadita.al/efektet-e-ttip-ne-ekonomine-globale/

    Eshte sh. gabim ajo qe thote Ministri, dhe ketu vjen Era Mungese Transparence fillim e fund; IMF ka nje Kulture sekreti me rrenje te thella, dhe te provuar ne shume Shtete. Disa pika te kontrates i mbajne Sekrete. Ku eshte Publikimi online qe thote z. Minister?? Pse nuk ja jep faqen e Plote dhe pa Akrobacira dhe mbulesa?

    1) Nuk i ka thene njeri te lajmeroj ne cdo stad. Pse mundohet te Patronizoje Publikun dhe ti fyeje inteligjencen? Ne themi: a) Borxhi ndaj Biznesit nga Qeveria a Kaluar u morr krejtesisht persiper pa negociata. Cdo borxh ka mundesi te ulet e te ri-shikohet! Publiku duhej pyetur se a donte ta merrte kete persiper b) Punet publike te bera nga Biznesi i meparshem duheshin kontrolluar ne (i) nevoje (ii) cilesi (iii) sasi. Tender per tender, pune per Pune. Duket gjate…por eshte sh. me shkurt sesa nje borxh i perjetshem! Populli ka te drejte te dyshoje se 30+ plus e ketyre bzineseve jane korruptive dhe tendera nepotike e korruptive.

    2) Tani përsëri habiten shqiptarët që ka disa kushte për të vazhduar me këtë kredi? Natyrisht. Kur ju mendoni t’i jepni borxh dikujt natyrisht që ka disa parakushte, që unë të mos shkoj kazinove, etj. Dhe pastaj do më vësh disa kushte që të mos shkoj në kazino, por të shkoj në punë dhe të nxjerrë të ardhurat. [Ministri]

    Ketu zoti Minister keni rene ne nje vulgaritet, nuk flet nje Financier ne kete menyre, duke na thene Dielli eshte Diell, Shqiptari s’eshte idiot, e di se borxhet kane KUSHTE. Po kerkojme Kush Jane Kushtet? Publikoni dhe thoni te gjitha pike-me-pike, ju hane me pak kohe se replikat “me Berishe e Sude” dhe intervistat qe vijne Rrotull.

    Ja nje Kusht i FMN-se, ne Argjentine forcuan Qeverine qe t’ja jepte sistemin e Ujit kompanise Enron (ti e ke degjuar kush eshte, e si perfundoi!) dhe ¼ popullsise perfundoi pa-pune, e ne 5 jave nderruan 6 Presidente. Filluan grevat, flake ne rruge e Qeveria u hodh ne Ere. A s’duket krej e me keq se Sudja? Mos njeri nga keto kushte ka te beje dhe me Asetet Shqiptare? Energjine? Apo cka? Zoteri..nese Qeveria hidhet ne Ere neser me “Rama e me Caner” s’me behet vone fare… por Shqiperise s’ja mban xhepi Kriza te tilla. Ju, duket qarte se i Keni Duart e lidhura dhe Fjale beni Shume POR TRANSPARENCE keni shume Pak.

    Fundi fare->>> Kur Merrni Borxh ne Emer te Shqiptareve (si Cim e si Ed, s’hyn as tek dera) e keni DETYRIM t’ ju tregoni Cdo Kontrate dhe Cdo Dokumentacion Shqiptareve, Kushtet! Te 30-ta” Sic Jane! Te bardhe ne te Zeze!

    Reply to this comment
  7. prasi April 11, 08:41

    S A L I U, R I D U A, L U L A S H I, DHE KOMPANIA E HORRAVE DHE HAJDUTEVE TE

    TAKSAVE TONA KANE VETEM NJE VEND: BURG,BURG, DHE VETEM BURG. TU KONFIS

    KOHEN TE GJITHA PASURITE QE I KANE VENE DUKE VJEDHUR DJERSEN E TAKSA

    PAGUESVE SHQIPTARE

    Reply to this comment
  8. jul cezari April 11, 09:54

    Pasi u ra dakort me FMN Qeveria trumbetoi me te madhe se do te likuidonte borxhin qe u kishte firmave , kryesisht atyre te ndertimit te rrugeve, mbasi te bente kontrollin strukturor te tyre ne sasi dhe cilesi ,sepse rruget kishin shume difekte dhe se ishin konsideruar si rruge pa standarte ,pra kishim te benim me asfalt elektoral. U shperndane rreth 120 milione eurot e para firmave te ndertimit e nuk pame asnje kontroll, qofte dhe propagandistik nga ana e qeverise ,………a mund te dyshohet per ndonje………..???? Une mendoj qe transparenca e marrveshjes duhet te jete e plote, jo se te gjithe do ta lexojne, kuptojne apo studiojne, por eshte detyrim ti vihet ne dispozicion kujtedo qe ka interes ,jo vetem per te kerkuar llogari , por edhe thjesht per te ditur e per tu interesuar per financat e shtetit. Ne kete marreveshje eshte problem juridik perdorimi apo interpretimi i termave OPTIONS, opsione, dhe CONDITIONS, kushte, kur te shikohet performanca e punes se Qeverise ,se FMN eshte dhelper e vjeter, nuk ka ardhur ketu se i vjen keq per ne por…….duhet kujdes ne vlera max se pastaj, ne vend qe te rregullojme vetullat nxjerrim syte . I nderuar minister …..jeni bere i pa besueshe ku flisni njelloj si dhe ministrat e tjere te kabinetit se do te kallzoni per ndjekje penale paraardhesit tuaj………..degjuam edhe ministra te tjere si ju, epo thame se do te vihen gjerat ne vend, te paudhet ,hajdutet e kriminelet do te shkojne atje ku e kane vendin e ku nuk i kap as amnistia, por………………po akuzoheni keq prej tyre, si eshte puna!!!!????

    Reply to this comment
  9. lola April 11, 10:28

    Fjale dhe vetem fjale……Cani,te nderuar bashkekomentues, vazhdon e punon akoma me stafin e Bodes, qe diten i lepihen Canit dhe ne darke raportojne te Bodja.Cani thone”gojet e liga”mbyllet ne zyre, se merret me studime se ka dhe nje Universitet te tij.Rama ben mire te mendoj per nje minister te ri finance.

    Reply to this comment
    • dorela April 11, 11:05

      Ben mir ete qeroje stafin eBodes dhe ca te tjereve qe nuk jane gje tjeter vecse militante… secilit hakun!

      Reply to this comment
  10. BJORN April 11, 11:20

    Zoti minister Cani, shiko te gjitha kontratat monopol te firmave te lidhura me kliente te qeverise Berisha ku po na marrin frymen dhe te procedohet penalisht.Vertete nje kontrate mund te jete e kushtueshme per tu prishur nga ana e qeverise,por nga ato qe premtuat ne fushate mos te prishes asnje dhe mos te shkoje per ndjekje penale asnje person nuk me duket e drejte.
    Vertet prokuroret e gjygjtaret marrin leke per ti mbyllur ceshtjet,por nje dite do te hapen dosjet dhe do te pergjigjet kush ka firmosur dhe te behen ligje qe tu sekuestrohet pasurite dhe le te denohen vete ne vend te tyre.

    Reply to this comment
  11. kris April 11, 14:49

    Cani neqoftese ti dhe Rame piktori nuk keni fuqi e kohe per te anulluar vendimin antikushtetues te Berishes per pensionet e ushtarakeve te pakten dergojini nje kartoline shoqates se ushtarakeve.
    Shume premtuat ne fushate por tani dukeni sikur ju ka future Saliu ne skuader per te shlyer borxhet e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*