Kuvendi nuk mund të jetë “Opinioni i Fevzos”

Nga Eugen Vasili November 27, 2013 18:17

Kuvendi nuk mund të jetë “Opinioni i Fevzos”

Ka pasur një shkëmbim replikash dje në Kuvend mes ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe paraardhësit të tij në atë zyrë Ridvan Bode. Shkëlqim Cani nisi të lexojë se si paraardhësi i tij kishte akorduar në kompani të favorizuara prej Bodes shuma të rëndësishme parash, në miliona euro, në ditët e fundit të qeverisjes së demokratëve. Këto lloj akuzash nuk janë shaka, aq më pak kur bëhen nga njeriu më i rëndësishëm pas Kryeministrit në një qeveri, nga ministri i Financave, personi që ka çelësat e “qypit me m…jalt” në Republikën tonë. Nëse akuzat e Canit ishin të rënda dhe të papritura, kundërpërgjigja e Bodes ishte mbresëlënëse: Ja ku më keni, më hetoni.

Ishte ndoshta batuta dhe fjalia me më shumë kuptim në të gjithë atë shkëmbim akuzash e kundërakuzash. Një ish-ministër Financash demokrat, me një fjali të vetme na tregoi të gjithëve, përfshirë dhe ministrin socialist të Financave, se si në fakt duhet vendosur shteti ligjor. Askush nuk mund të thotë se Bode nuk kishte të drejtë, përkundrazi ai pati aftësinë të kanalizonte në rrjedhë logjike debatin e mbushur me akuza dhe demagogji. Nëse e shikon ftohtë të gjithë atë që ka ndodhur dje mes Bodes dhe Shkëlqim Canit, natyrshëm lind një pyetje: Ministri Cani, është kronikan i shkeljeve dhe korrupsionit, është vëzhgues i tyre, apo është funksionar i lartë publik që e ka për detyrë t’i japë drejtim ligjor cilësdo shkelje që konstaton? Nuk do mend që është funksionar publik dhe si i tillë ka vetëm dy pritshmëri mbi të: 1. Të na tregojë se si dhe kur ka futur në kanale ligjore të hetimit të shkeljeve që ka konstatuar. 2. Të na njohë me situatën, problemet, vështirësitë dhe nëse ka edhe sukseset e punës që është duke bërë sa i përket administrimit financiar në këtë vend. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrsesi “Opinioni i Fevziut”, arenë debati në hava dhe inflacion akuzash e kiametesh mes njerëzve që denoncojnë bëmat e njëri tjetrit. Ka vetëm një rrugë të thjeshtë për tu matur gjërat: Bode ka kryer krim, duhet të ndëshkohet.  Retorika në parlament është një humbje e lodhshme kohe për të gjithë tashme. Nëse mazhoranca do vijoje lështu, me denoncime krimesh pa ndeshkim, shumë shpejt, akuzat do humbasin vlerën.

 

*****************

Cfare ndodhi dje ne Kuvend

Kuvendi diskutoi dje buxhetin faktik për vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij para deputetëve, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se ekonomia shqiptare është në gjendje të krahasueshme me atë të fundit të vitit 1996 dhe fillimit të 1997. Cani tha se auditi ka nxjerrë një borxh të fshehur që i kalon 2 miliardë dollarët, ndërsa qeveria e mëparshme i ka favorizuar bizneset pranë saj.

“Viti 2012 i la stafetën 2013 për ta groposur. Çdo buxhet është rishikuar në ulje afro dy herë në vit. Shifrat janë manipuluar, duke thënë se ekonomia shqiptare ishte e dyta në botë. KLSH dhe Deloite vërtetojnë se boxhi i fshehur vetëm ndaj biznesit mbi 2 miliardë dollar. Viti 2012 e futi ekonominë e vendit në pritën e një ekonomie piramidale, me po të njëjtij çift, 2B (Berisha dhe Bode), por pa Suden.

Janë favorizuar kompanitë afër ministrit. Ish-ministri në tetë muaj ka paguar jashtë radhe 3.7 miliardë lekë. Si do të mund të mbushej buxheti i shtetit, kur kanë qenë të zënë me shpërblime urgjencash. Rritja e borxhit publik dhe rënia e ekonomisë janë elementët që shoqëruan punën e çiftit 2B gjatë vitit 2012”, tha Cani.

Pas Canit, është ngritur për replikë ish-ministri Bode:

“Ndiej dhimbje sesi në një situatë të vështirë, vendi ka një njeri kaq diletant dhe të papërgjegjshëm sa parafolësi. Keni baltosur punën e qeverisë së mëparshme. Jeni të tmerruar nga paftësia juaj për të menaxhuar ekonominë shqiptare në një vit të vështirë. 2012 ishte vërtet viti me rritjen më të ulët, kur vendet e Europës u zhytën në krizë. 2012 dëshmon përpjekjen vigane të njerëzve të përgjegjshëm për të mos lejuar rënien në krizë. I nderuar parafolës, je marrë me rrënimin, spiunimin dhe falsifikimin e paraardhësve të tu. Rrëmo sa të duash, nuk ke për të gjetur asnjë shkelje ligji, asnjë kushëri në Dogana. Ja ku më keni, prokuroria dhe gjykatat janë të hapura”, tha Bode.

Nga Eugen Vasili November 27, 2013 18:17
Komento

43 Komente

  1. socialsti katundar naiv November 26, 12:13

    Me falni… nje pyetje per zotin Rama dhe zotin Llalla nga nje socialist katundar naiv: Keta te dy jane apo jo per ne burg? APo eshte ministri Cani per mashtrim? Se o njera, o tjetra. Ma falni naivitetin tim. Faleminderit

    Reply to this comment
  2. LORA November 26, 12:21

    Vetem kur te sekuestrohen kusaret ,me mandat qeverisje,te parase publike dhe te rrasen ne burg,,,vetem atehere do te besoj seriozitetin e ministrit te financave Sh.Cani dhe qeverine aktuale.Me keto denoncime,qe na vrasin ne asht,nuk kemi nevoje te rokanisemi ,perdite.

    Reply to this comment
    • Naftetar i Vjeter November 26, 13:42

      Po mo pusht i pushtave po dhe denimen me burg e keni pak ju doni babazhanin qe per 2100 leke te fuste ne burg me keto shifra abuzimi e dini vete se cu priste ne kohen kur ne Shqiperi kishte shtet po u ka ardhur dita talluni pse te mos talleni po ta dini se zoti eshte i madhe dhe po e shikoni se si po vepron me ngadal po do vije dita qe mos ne nje forem ne nje forem tjeter do jepni llogari per zullumet tuaja.

      Reply to this comment
  3. Azemi November 26, 12:35

    Populli i din keta qe thot z.Cani por populli nuk din se çdo behet me keta kusare nuk duam pallavra por veprime te metejshme,akoma po mbahen ne pune te gjthe dallkauket e PD qe e çuan vendin ne humnere,po qe se do vazhdoj PS keshtu do e kete me keq se PD punen,duhen veprime te menjehershme po jo ta shohim sot e ta shohoim neser populli eshte tej ngopur me keshti pallavra.

    Reply to this comment
  4. EURO MALOKU November 26, 12:54

    2B ??
    Prandaj nuk thone kot:
    Duhet te kesh dy bythe…njeren ta çash….tjetren ta mbash…!
    Prandaj nuk jane ne burg keta “pluribythistet”

    “pluribythistet”-te drejten e autoresise se kesaj fjale e kam une….jo se mund te dale Kaçi apo Xhuveli apo…?

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi November 26, 13:45

    “Socialisti katundar n…”, ” lora”, “azemi” jam i të njejtit mendim me ju. Qeveritarét po tregojnë njerën anë te krimit “vjedhjen” dhe nuk po flasin hiç për anën tjetër “ndeshkimin”. Te flasësh për krim pa ndeshkim është baraz me broçkulla. Shqiptaret janë zgjuar dhe komentet tuaja janë një dëshmi e këtij zgjimi!? Nderime!

    Reply to this comment
    • Hithri November 26, 19:43

      E vura kete koment per fshirjen e Serverave nga drejtori i IT, por po e ve edhe ketu se i pershtatet( eshte e njejta teme)

      Po nuk u pastruan qenat e Sali berishes nga administratat kjo ka per te ndodhur. Dhe gjyqesori qe eshte i mbushur me sahanlepiresit e sale serbit, dhe qe me siguri vazhodjne te marrin shperblime per sherbimet qe i bejne saluqit duhen hequr nga puna. POR, duhet filluar me sale qenin. Por te ndiqet ai penalisht te gjithe zogjte e tjere do vene bishtin nen shale e nuk do ndihen. Me sali kriminelin te lire, ata ndihen te mbrojtur. Cdo fije con te sali serbi. Kushdo qe te kapet do tregoje lidhjet qe ka me te, dhe ai eshte karta bjanka e cdo krimineli salist duke filluar me kete Bode pisin qe tregon karshillek se ndihet i mbrojtur nga sali hiena.

      QEVERIA RAMA duhet sa me pare te:

      NDJEKE PENALISHT SALI SERB BERISHEN:

      Perndryshe Shqiperia nuk ka per tu bere ndonjehere dhe keta çakenj do tregojne karshillek perderisa kane si mburoje. kriminelin me te madh qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Cfaredo pakti qe ka bere Edi Rama per te mos e cuar Sali serbin para ligjit, duhet ta filloje dosjen dhe ta arrrestoje sa me shpejt nqs do te rrije ne pushtet.

      Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi November 26, 13:46

    V. R!!! “Socialisti katundar n…”, ” lora”, “azemi” jam i të njejtit mendim me ju. Qeveritarét po tregojnë njerën anë te krimit “vjedhjen” dhe nuk po flasin hiç për anën tjetër “ndeshkimin”. Te flasësh për krim pa ndeshkim është baraz me broçkulla. Shqiptaret janë zgjuar dhe komentet tuaja janë një dëshmi e këtij zgjimi!? Nderime!

    Reply to this comment
  7. era November 26, 13:49

    Shume bukur akoma konstatoni mos u lodhni shume , ore 2 gjera mund ti beni burg=sekuestro .mjaft me gjoja ne sbejme si ata e ku di une.Beni detyren qe ju votuam pakt me hajdutet e PD nuk duam.Oh nuk e di cfar mendimi ka zoti Meta?.

    Reply to this comment
    • isaku November 26, 14:19

      Meta po futi keta, fut dhe veten. Por nje gje esht e sigurt. Meta, nese jep ok, keta kalben n burg. Se nga cilimijt e Rames nuk kan asnji frik keta

      Reply to this comment
  8. idrejt November 26, 14:00

    po shpine ne Austri me rroge e ke blere se ti ske deklaruar qe ke bisnes

    Reply to this comment
  9. andrea November 26, 14:28

    keta socialistet mbeten duke ja hedhur fajin pd mjaft deri ketu prandaj moret voten do beni ndonje gje apo jo?

    Reply to this comment
  10. Dike Mullai thote- November 26, 15:18

    Replika e Bodes (I menderosur gjer ne GRYKE):-….”ja ku me keni, Prokuroria dhe Gjykatat jane te “HAPURA”(?!) A ka sfide me te hapur ndaj Qeverise ne Pushtet? C’far pritet(?!) Cifti KRIMINAL 2B te shkoje vet ne “PROKURORI”?

    Reply to this comment
  11. luani londer November 26, 15:24

    Ky eshte sistemi domino i 2B e i Rulit pritni sa kane per te dale eshte heret e kjo behet per te larguar qeverine e re nga detyrat kryesore ata qe nga maji 2013 e ne shtatore jane perpjekur vetem si esi per te penguar kete qeveri dhe per 8vjet radhazi kane sjelle kapitalizmin duke vjedhur e pasuruar njeriun sa me afer saliut,teoria se pa te pasur nuk regullohet vendi eshte teori e sales e shokeve te tije pra leket kane ikur duke mbushur xhepat e tyre e duke varferuar ne max.popullin prandaj o popull ska ngelur gje ne ate vende per ju por mbathjani te gjithe se keshtu done serbi basheke me salen jubesoni e shpresoni te PS po nuk vjen pranvera me nje LULE!

    Reply to this comment
  12. Levizja Shqiptare 5 Yjet November 26, 15:32

    Krimi ekonomik duhet ndëshkuar!

    Sfida e Rilindjes për të permirësuar imazhin e rëndë të Shqipërisë,mbytur në borxhe dhe falimentim, nuk mund të realizohet pa nxjerr shkaqet dhe ndëshkuar autorët!
    Sfida është tepër e rëndë,por Rilindja nuk ka mundësinë e duhur të përballet pasi dihet edhe pse nuk është shkaktare e kësaj gjendje, ka mijra fije të lidhura me bandën kriminale PD!
    Duhet vet Sovrani të përvesh llërët dhe ndricojë trurin,për të ndryshuar sa më parë gjendjen katastrofike!
    Dhe kjo arrihet duke berê Revolucion demokratik francez,pa koka të prera ish qeveritaresh në gijotinë, por duke ngritur e zbatuar GIJOTINËN e ligjit!…Vetëm kjo është zgjidhja që duhet ta sjellim për një Shqiperi tjetër, të re, demokratike dhe me SOVRAN të pasur!
    Bode dhe kryedrejtuesi i tij kriminal duhet të përballen me Gijotinën ligjore; pasi dëmet,si shihet janë tmerrsisht të tmerrshme!
    Rilindja dërdëllit akuza të drejta, por nuk ndryshon dhe nuk ndëshkon fajtorët! Ndaj nuk duhet besuar fjalëve,por veprave,ndryshimit që nuk mund të vijë perderisa qeverija e mëparshme ka rrënjë kanceroze në pushtetet e tjera, si hetuesi dhe drejtësi!
    Ndaj duhet vetëm Lëvizje…për ndryshim! Dhe vetem LEVIZJA SHQIPTARE 5 YJET është shpresë e SOVRANI,pasi me demokraci të drejtperdrejtë,pa NJESHA totalitare,do ndërtojë ardhmerinë! Perfshihu! Nuk ka NJESHA,të thërrasin me mashtrim!NJESH je ti vet,mes NJESHIT Sovran! Vepro! ACT NOW!

    Reply to this comment
  13. iso November 26, 16:32

    normal qe z.Bode te beje rolin e viktimes tani pasi mbushi xhepat me milionat e lojrave te fatit me wne te Cim Hoxhes, koncesioneve me te Samir Manes e seksereve te tatimeve. por turp ti vije Z Rama qe merret gjera shume te vogla dhe nuk merret me peshkaqenet qe e rrenuan kete popull.

    Reply to this comment
  14. Vertete .... ? November 26, 16:34

    …. Z.Rama,
    do te largojme nese nuk mban premtimin dhene popullit – “KRIMINELI SALI NE BURG” !
    Keta “cuna” te Plakut-Kurrizo-Kriminel S-Ali Bisha bejne “Trimin” duke shpresuar tek njerezit e tyre te Gjykatave dhe Drejtesise ….

    Reply to this comment
  15. era November 26, 16:41

    Vellezer dhe motra shqipetare
    Me çfare po degjojme dhe shikojme eshte e qarte se edhe kete here ketyre qelbesirave nuk do tju hyje asnje gjemb ne kembe.Kesaj panderkueshmerie i duhet thene stop nje here e mire , sepse jeta jone dhe e femijeve tane eshte ne rrezik.
    Mobilzohuni dhe i beni thirje nepermjete gjithe rrjeteve sociale gjthe popullit te ngrihet ne kembe ne protesta gjithe popullore per ndershkimin e politikaneve.Shqipetare ka ardhur ora qe zeri juaj te degjohet sot sepse neser do te jete vone.

    Reply to this comment
  16. Mark uk November 26, 16:45

    Po mbetet tu thene se kan vjedhur ne te gjitha drejtimet.Coni ne prekorori ose mbydheni gojen se na cate mender me thanen.Apo doni me ba si puna e zarfave te dy drejtorve qe po zevendsohej per mosralizim qe i pari i la te dytit.Ne fund te vitit do hapesh zarfin e pare,e hapi dhe shkruhej ma ler fajin mua.Te i dyti,bej autokritik dhe zotohu.Te i treti shkruhej,jep dorheqjen se ka te heqin se ka te heqin jane.Edhe kjo qeveri me sa duket ket do bej.

    Reply to this comment
  17. Ilia November 26, 17:20

    Vetem koncensionet monopol qe i ke dhene bashkefshatarit tend Zamir mjaftojne per te te rrasur brenda per nja 20 vjet dhe per te ti sekuestruar gjithe cfare ke.Lotaria kombetare,pullat fiskale,ngjyrosja e karburanteve dhe kontrolli i doganave jane vjedhje gjigande qe i kane hequr buxhetit te shtetit dhjetera milione euro.

    Reply to this comment
  18. shpatar November 26, 18:03

    Ka dy menyra per te zene lepujte .Me qerre ose me karrocen e Dylit .Ku eshte ndryshimi dhe si e koncepton qeveria Rama kapjen e lepujve qe po rrahin gjoksin se ketu jane .
    – Ndryshimi eshte tek koha .Eshte e shpjegushme qe te nxjerresh keta hajdute ish ne pushtet duhesh te matesh mire .Pra te sillen fakte qe nuk lene ekujvok pavertetsish per krimet e kryera per shkake te detyres . Eksperienca e deri tanishme ka vertetuar se pushtetaret i kane fituar te gjithe gjyqet .Djali dhe vajza e Saliut kane fituar 26 gjyqe te ngritura per arsye te ndryshme.Do thoni :Po tani qe pushtetin e kane socjalistet si dote dalin .Ka vetem rrezim te kupoles e jo te organeve te saje. Ju e dini fare mire se sa lek kane keta ne dispozicjon qe me avokatet e tyre tani per tani fitojne cdo veprim gjyqesore . Pra ndiqet rruga e Qerres qe duke fituar kohe mblidhen dhe faktet qe do te jene dhe nga organizma te pavarur si brenda dhe jashte vendit .
    – Me karrocen e Dylit qe nenkupton shejte e shpejte te na japin llogari procesi eshte i deshtuar dhe kete do Bodja ,Saliu ,Basha ,Ruli e Mediu me kompani .Nje gjyq i nxitua e i pa argumentuar i ben ata ti bien gjoksit e te dalin pa u lagur .Mos haroni se keta qe jane te implikuar ne keto afere koruptive kane dhe nje baze te forte mbeshtetje si dhe ndihme te huaj logjistike .Kur kompjutri i tyre te filloje te lekundet do ta nxjerri vete rezultain si te deshtuar .
    Keta do te dalin te pa lare nga Drejtesia po u lane ne harrese sic la Nanua 97′ ten.E kam thene dhe po e perserise .Po ndodhi i njejti skenar si ai i 97 populli do ta beje vetegjyqesine. Kjo do te kete nje kosto shume te madhe per ne shqiptaret qe do dalim neper sheshe sic dolen dhe jane Egjyptjanet.
    Si perfundim nuk jam me ate qe te nxitohemi ne gjykjimin e skandaleve e shkeljeve te renda te se shkuares . Situata sic po e kuptojme te gjithe eshte teper kritike .Ekonomija qe mbane ne kembe popullin dhe shtetin shqiptare eshte ne rrezik qe mund dhe te na dali nga dora .Te fitojme betejen per te shpetuar ekonomine dhe me pas tu turremi abuzuesve .

    Reply to this comment
  19. nuri November 26, 18:34

    Katundari socialist me pelqeu.

    Reply to this comment
  20. Pranga "thuthuqit" November 26, 18:40

    -Z.Rama populli do te largoje nese Ju nuk denoni Bab s-Aliun me cunat e tij “trima” qe vodhen, dogjen dhe vrane 23 vjet shpetaret dhe ekonomine e Shqiperise.

    -Z.Rama, vepro shpejt dhe deno me BURG keta maskarrenje …. perndryshe populli do ngrihet ne kembe !

    Reply to this comment
  21. Aliu nga Selenic November 26, 18:53

    Bode ka te “drejte” Sa nuk eshte hetuar ai ka te drejte. Pore ne shqiperi askush nuk denohet, denohen vetem pensionistet, atyre u rritet mosha e pensionit, u shkurtohen pensionet, u huqet vare mbase ndonje edhe ndiqet penalishte.Ndersa Bote c`far e gjen ate,? Asgje madje ai nuk ka ber asgje.! Keshtu mbyllet fleta e fundit e kapaku dhe fillon faqeja e pare. Bode mase do te dekorohet per pune te mire e perse te mos i bej karshellek Edi Rames.!

    Reply to this comment
  22. ali November 26, 18:57

    3B duhen rrasur ne burg ! Shkaterruan , grabiten e vrane Shqiperine. !

    Reply to this comment
  23. Altin November 26, 20:04

    Bodja,shefi i Bodes dhe ai maloku tjeter ne fotografi e kane me hak te zgerdhihen.Jane te sigurte se nuk do ti vjellin ndonjehere miliardat e vjedhura.Sigurine,euforine dhe prepotencen jua jep te pasurit perballe te nje kryeministri b….q… dhe te nje ministri qe vetem sa ben llogje. Jane te qete se i ka garantuar Ilir kokelopa qe nuk ka per ti prekur njeri sa te jete ai ne pushtet.Ndjehen te forte duke i pasur nen kontroll prokurori e gjykata.Rrofte Rilindja!!!

    Reply to this comment
  24. arjan November 26, 20:54

    asnje shpres nuk ka nekete vend.mjer populli qe nuk di te mbroj vetveten e vet .

    Reply to this comment
  25. Devolliu. November 26, 21:39

    Po ai nipi i ish ministrit te financave qe ka bere kerdine ne dogana duke rrjepur tregtaret e mjere qe askush nuk i mbronte me porosi te dajes o zot kane fytyre e dalin njelloj si xhaxhi qe i fuste tregtaret ne dhe deri ne fyt

    Reply to this comment
  26. Gijotina e Ligjit po vjen... November 26, 23:04

    Respekte,z.Era…një koment brilant dhe atdhetar! “E ardhmja e femijve tanë kercenohet..”me se e vërtetë! Ju jepni dhe drejtim! S’ka më mirë se të kuptosh ku je dhe të propozosh zgjidhje! Duhet Levizur! Ti vet je një NJESH i NJESHIT Sovran! Të LEVIZIM duke u përfshirë në aksion ndryshimi të paparë! I provuam partitë qe dolen banda! NJESHAT e tyre totalitare të zgjedhur nga bandat,jane kapobanda! Kush e propozoi Saliun? Edi Ramen kush e propozoi? Sovrani apo banda? Ne na rezulton banda! Po presidentin e shqiptareve,kush shqiptar e propozoi?…Kupton ku kemi mbritur? Bandat e zhvatën Shqiperinë dhe vilat e tyre duhen bërë Shtepi pensionistesh,se jane lekë pensionistesh të grabitura,mesuesish të diskredituar,nenpunesish të poshtëruar,puntorësh të skllavëruar e të hedhur ne rrugë!…Nuk ka nevojë për njesha të organizohemi,as per parti,nuk ka nevojë,as per kuota e tesëra banditësh! Ka nevojë qe ne,ta quajmë veten Njesh i atdheut tim;njësh qe propozon dhe zgjedh deputetin,presidentin me konkurrencë e demokraci të drejtperdrejtë! Është e THJESHTE,por teper e rendesishme ta quash vetveten NJESH!Ti,z.Era je një e tillë! Per veten,familjen Shqiperinë! Këtu të luftojmë të permbysim e shkaterrojmë bandat partiake dhe ti cojme shkaterruesit,të korruptuaret,vrasesit ne GIJOTINËN e ligjit! E thjeshtë! Mjafton të LEVIZIM,të bashkojmë NJESHAT individuale,për NJESHIN e vertet,Sovranin! Atehere e ardhmja e femijve tanë do të jete e lirë,pa luftra klasash,ideologji diferencuese “i majte-i djathtë”,pa korrupsion,por me dinjitet,mirqenie dhe atdhedashuri! Ti,je…NJESH,Vepro!..

    Reply to this comment
  27. Horri i Bulevardit November 27, 04:57

    Kryeministri mund te jape urdher qe sot dhe ti coje ne arrest, por sdo kalojne disa ore dhe ata do te lirohen, kjo se duhen provat e pakundershtueshme, prova qe peshqit e medhenj, i kane zhdukur.
    Qe do te hyjne ne burg kjo nuk diskutohet, se rrethi sa po vjen dhe po ngushtohet, vete ata qe kane perfituar nga keta, do ti nxjerrin te palarat Bodes dhe shefit te Bodes, nje nga nje.
    Dhe kur dosja e Bodes dhe e shefit te tij te jete mbushur, atehere do te shofim Boden se a do jete kaq i sigurte, me kercenimin e tij dhe talljen e tij.
    Al Kaponen te gjithe e dini se cfare krimesh kishte bere, por duheshin disa prova qe ta conin ne te semes.

    Reply to this comment
  28. nasruddin November 27, 07:27

    KUR BODE-PIRAMIDA KREKOSET SI GJELI MAJE PLEHUT.

    Nuk ka faj Ridvan Bode qe krekoset si gjeli maje plehut, qe shpiku PIRAMIDAT financiare dhe vodhi shqyptaret si i papare ne vitin 1997 dhe me pas i shpetoi drejtesise si ne ASNJE vend te Botes. Nuk e vret fare ndergjegja qe ne kete vit te kombshem 1997 falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si bashibozuk turqie. Nuk i fanepsen fare ne gjumin e nates mijera te vrare dhe te vdekuri qe Lufta Civile u morri jeten nga papergjegjesia e pushtetit te BOSIT te tij Sali Berisha.

    PSE KESHTU BODE-PIRAMIDA ESHTE KAQ FODULL DHE AGRESIV?

    kur perseri ka falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si ne vitin 1997? Dhe i ka shpetuar Drejtesise me finte bolshevike staliniste qe formulohet si:

    MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI!

    HE PRA O MILET PSE KESHTU KAQ FODUL KY BODE-PIRAMIDA?

    Reply to this comment
  29. nasruddin November 27, 07:27

    KUR BODE-PIRAMIDA KREKOSET SI GJELI MAJE PLEHUT.

    Nuk ka faj Ridvan Bode qe krekoset si gjeli maje plehut, qe shpiku PIRAMIDAT financiare dhe vodhi shqyptaret si i papare ne vitin 1997 dhe me pas i shpetoi drejtesise si ne ASNJE vend te Botes. Nuk e vret fare ndergjegja qe ne kete vit te kobshem 1997 falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si bashibozuk turqie. Nuk i fanepsen fare ne gjumin e nates mijera te vrare dhe te vdekuri qe Lufta Civile u morri jeten nga papergjegjesia e pushtetit te BOSIT te tij Sali Berisha.

    PSE KESHTU BODE-PIRAMIDA ESHTE KAQ FODULL DHE AGRESIV?

    kur perseri ka falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si ne vitin 1997? Dhe i ka shpetuar Drejtesise me finte bolshevike staliniste qe formulohet si:

    MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI!

    HE PRA O MILET PSE KESHTU KAQ FODUL KY BODE-PIRAMIDA?

    Reply to this comment
  30. prenge sherri November 27, 10:10

    o cani po qe se jane te verteta ato qe thua per boden coje ne prokurori po pate bythe ndryshe mos na caj trapin kan bere kete e kan bere ate kane vjedhur ketu e kane vjedhur aty apo je si ajo shpreja qe te tha z.bode se nuk te mbajne kembet po qe i tille ne ser bej doreheqje,e mos dil mo te diskutosh pa nje pa dy ke HUMBUR 70% te reputacionit tend.qeni lef gjithmone kot.

    Reply to this comment
  31. Tani November 27, 16:18

    Z Cani nuk duhet debat me katunarin .Shkoje ne fytyre .HAJDUT.

    Reply to this comment
  32. MARKO November 27, 23:57

    Cani tha 2B-te. Medemek Berisha- Bode= bythe. Po tre B? BODE-BERISHE-BASHE bythe gomari?

    Reply to this comment
  33. prenge sherri November 28, 06:06

    opinionit te fevzit parlamenti i vjen anash opinionistet thone sipas mendimit tim ndersa keto thone ti ke vjedhur e ia thot me co ne prokurori keto jane grimca humoristike per naten e vitit te ri

    Reply to this comment
  34. sopiqoti November 28, 09:10

    Ne populli nuk kemi nevoje vetem per informacione per gjendjen dhe shkeljet,mashtrimet dhe pervetesimet.Problemi materializohet kur ata qe kane punuar e vepruar ne kundershtim me ligjin te vihen ne banken e te akuzuarve per te thene te verteten.Qeveria qe shkoi per 8 vjet edhe ka punuar.Nuk ka pse te mos evidentohen edhe disa rezultate te saj.Nuk ka qene gjithcka e zeze.

    Reply to this comment
  35. Lukas November 28, 09:41

    Bode &co jane shume te qarte se kur vjen puna te ndeshkimi i korrupsionit keta qe jane sot ne psuhtet dihet sa te paafte jane. Pasi te kene shtyre 8 vjete ne pushtet do te rrine 8 vjete me opozite duke share Berishen (nese ai do te jete gjalle deri atehere).
    Por bashkohem me mendimin e Eni Vasilit. Ajo qe Bode tha ka vlere sa per 1000 ore fjalime te Rames, Canit e gjirhe lirindesve te tjere.

    Reply to this comment
  36. Lushnjari November 28, 12:58

    Per te gjithe komentusit jo partiak.

    Keta jane te gjithe njesoj , lind pyetja pse.

    Nje shembull shume i thjeshte.

    Ka dhene qeveria e sales per menaxhim 1.5 milion dollare nje kompanie amerikane pa ligj , po.

    Ai dha qeveria e Edit 8.5 milion per 2 vjet euro nje kompanie me ligj per menaxhimin e doganave dhe pa asnje lloj takse apo sig shoqerore si dhe 450.000 mij per akomodim zyra makina e ku di tjeter.

    A me thoni ku eshte ndryshimi , vetem se keta fundit nuk i kap njeri prej xhakete se e kane te ligjeruar.

    Perfundimi eshte i njenjte ato euro jane te tonat , te taksapagueseve shqipetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*