Cani dëshmon sot në Komisionin për serverin e tatimeve

March 1, 2016 10:12

Cani dëshmon sot në Komisionin për serverin e tatimeve

Ish-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, do të dëshmojë sot në komisionin hetimor për serverin e tatimeve. Rreth mesditës, Cani bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit drejtuar prej tij, do të japin dëshminë e tyre për këtë çështje në komisionin hetimor.

Komisoni Hetimor Parlamentar për serverin e Tatimeve është ngritur pak muaj më parë por nuk ka funsksionuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës në këtë komision. Pak ditë më parë, palët miratuan planin e hetimit.

Komisioni Hetimor  do të hetojë skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku në muajin nëntor të vitit 2013 u konstatua zhdukja e rreth 4.3 milion të dhënave tatimore.

March 1, 2016 10:12
Komento

1 Koment

  1. nik March 1, 14:05

    Ne burg te shkoj edhe ky. Ai vodhi edhe thesarin e shtetit dhe gjate gjithe kesaj periudhe nuk ju be asgje. Tani sapo u fute tek financa beri te njejtin veprim. Pa tjere qe eshte shume vone dhe vendin duhet ta kete ne burg. Me mire vone se kurr

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim