Cani: Ekonomia nuk rritet me borxhe

Redaksia Online December 15, 2012 21:46

Cani: Ekonomia nuk rritet me borxhe

Ish-guvernatori Shkëlqim Cani argumenton se heqja e kufirit borxhit nuk është alternativa më e mirë për të nxitur ekonominë. Në një interviste për V+, ai shpjegon se mirëqenia nuk rritet me borxhe, aq më tepër kur pjesa e madhe e parave qarkullojnë në një numër të kufizuar njerëzish. Sipas tij, për të shmangur kostot e borxhit, një nga alternativat do të ishte lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare. Zoti Cani vijon më tej kur thotë se edhe në vitin e ardhshëm treguesit kryesore të ekonomisë do të vijojnë të përkeqësohen, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë. Në kushtet kur konsumi ka rënë ndjeshëm nxitja ekonomike është kthyer në një debat mes ekonomistëve. Papunësia si dhe nga pasiguria për të ardhmen ka bëre që shqiptarët të mos shpenzojnë, por të orientohen më shumë drejt kursimit.

Redaksia Online December 15, 2012 21:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*