Cani i përgjigjet Bodes: Kukuvajkat duhet të heshtin dhe mos të mashtrojnë

September 25, 2014 11:01

Cani i përgjigjet Bodes: Kukuvajkat duhet të heshtin dhe mos të mashtrojnë

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, për rishikimin e buxhetit.

Ai tha se me këtë rishikim, ekonomia do të shkojë në drejtimin e duhur.

Ne qytetareve u themi me bindje se deri në fund të vitit do të udhëtojmë në rrugë më të sigurta.

Janë dhënë 6 mln dollarë për infrastrukturë.

Në spitale do gjeni kushte më të mira, buxheti i shëndetësisë shtohet me 2 milionë dollarë, ndërsa ndryshimet në total kapin 2.5 mln dollarë.

Në shkolla nuk do të ndihet diferenca për të siguruar librat.

Janë dhënë financim për tabletat.

Shtresës në nevojë i japim 4.,3 miliardë lekë, ndryshe nga kukuvajkat që nuk dinë të lexojnë buxhetin.

Pushteti vendor do të jetë më afër qytetarëve, me 4 miliardë lekë shtesë për ta”, ka thënë ai.

Caniu iu është përgjigjur edhe akuzave të paraardhësit të tij, Ridvan Bode.

Ish- ministri i Financave duhej të heshte, por tani na i kërcënon qytetarët se me demek të gjithë të ardhurat shtesë janë paguar nga qytetarët dhe jo biznesi.

Është krejt e kundërta.

Tatimi mbi vlerën e shtuar prej 260 milionë dollarësh ka ardhur në të kundërtën, sepse bizneseve tanë ish-ministri i Finanacave dhe ish-kryeministri nuk ua marrin më këto para

Paratë nuk përfundonin në xhepat e buxhetit, por në xhepat e të afërmve të qeveritarëve”, ka thënë ai.

September 25, 2014 11:01
Komento

2 Komente

  1. LORA September 25, 11:19

    Kur do t’i kthehen buxhetit te shtetit te shqiptareve parate qe tyre ,te cilat perfundonin ne xhepat e nahijes kusaro-kriminale te bode-morracakut???????
    Kur zoti Minister i Financave shqiptare?????

    Reply to this comment
  2. bilishti September 25, 11:34

    O RITVAN IKU KOHA KUR LEKET E SHQIPTARVE I MERTE NIPI JOT

    GENT MEMETLLARI BASHKE ME ATE SPIUNIN ARENC MYRTEZANIN

    QE ISHTE SHOFERI JOT…SHUM LEK I KENI BORXH BIZNESIT…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*