SHËNIM: Bodes i duhet plotësuar dëshira: duhet çuar në prokurori

Nga Mustafa Nano November 27, 2013 16:05

SHËNIM: Bodes i duhet plotësuar dëshira: duhet çuar në prokurori

Dje në parlament, ministri i financave Shkëlqim Cani na ka bërë një fotografi të gjendjes, e cila na rezulton më e frikshme se sa e prisnim. Sipas Ditës online, ky i fundit ka thënë: “Shifrat janë manipuluar. KLSH-ja dhe Deloitte vërtetojnë se borxhi i fshehur vetëm ndaj biznesit është mbi 2 miliardë dollarë”. Dhe më tej, ai ka kaluar në denoncimin e paraardhësit të vet: “Janë favorizuar kompanitë afër ministrit. Ish-ministri në tetë muaj ka paguar jashtë radhe 3.7 miliardë lekë. Si do të mund të mbushej buxheti i shtetit, kur kanë qenë të zënë me shpërblime urgjencash? Rritja e borxhit publik dhe rënia e ekonomisë janë elementët që shoqëruan punën e çiftit 2B gjatë vitit 2012”. 2B është baras Berisha plus Bode.

Përgjigja i ka ardhur në formë polemizuese. Dhe sfiduese. “Ja ku më keni, prokuroria dhe gjykatat janë të hapura”, ka thënë ish ministri i Financave. Dhe siç shihet, ky debat nuk ka hijeshinë e një debati mes dy ministrash të finanacve. Gjithçka ka marrë formën e një kacafytje të personalizuar. Bode ka folur për një situatë të vështirë ekonomike e financiare, dhe nuk i vjen marre që për herë të parë e bën këtë gjë në momentin që e ka lënë postin e ministrit. Sa kohë ishte në atë post, fshihej pas deklaratave të eprorit të vet, që e shihte Shqipërinë si vendin e dytë në Europë. Madje, edhe sot, thellë-thellë ka për alibi faktin që eprori i tij ka bërë ç’ka dashur, e prandaj ai s’mund të mbajë përgjegjësi. Mirëpo, pikërisht për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërsa ministri i sotëm, Cani duhet ta çojë deri në fund lojën e transparencës. Në momentin që ai flet për kompani afër Bodes, që janë favorizuar nga ky i fundit (këtë gjë e ka thënë gjithë kohën një pjesë e shtypit të Tiranës), duhet të bëhet më konkret; duhet të na japë emra kompanish, dhe mënyrën se si këto kompani ishin të lidhura me Boden. Nëse nuk e bën, denoncimet e tij nuk kanë vlerë, ashtu si nuk ka vlerë shifra prej 2 miliardë dollarësh që kësaj qeverie i është lënë trashëgim prej qeverisë së Bodes, nëse nuk jepen të dhëna që e konfirmojnë këtë gjë. Nëse është kështu, e nëse me këtë është shkelur ligji, Bodes i duhet plotësuar dëshira: duhet çuar në prokurori.

 

Nga Mustafa Nano November 27, 2013 16:05
Komento

29 Komente

  1. arjani November 27, 11:13

    muci do shkruash gje tjeter sot
    se me kete me siper sa ke kaluar rradhen

    Reply to this comment
  2. Manastiri November 27, 11:29

    Kjo tregon se z. Nano po te doje ben shkrime brilante ne dobi te demokracise dhe qytetarise te vertete.Duhet te hapet perdja,se keshtu do te testohet e gjithe shoqeria dhe sidomos drejtesia ne te gjitha segmentet e saj. *Corroditja* duhet te marre fund.

    Reply to this comment
  3. seriozi November 27, 12:34

    Eshte nje shprehje ne kete shkrim “denoncimet e tij nuk kane vlere”… E si nuk paskan vlere, pse vlere sipas autorit eshte vetem prokuroria!? Ja ku po ta them une, qe Bode asnjehere si individ nuk ka per te qene prezent personalisht ne prokurori, avokatet e tij do jene ata qe me sofizmat e tyre do perpiqen ti mbushin mendjen opinionin publik per pafajesine e klientit te tyre. Jo, une si person jam i intersuar, qe me fakte, denoncimi i tij te jete publik! Eshte e paimagjinueshme se si nje minister financash ka drejtuar nje ekonomi me informalitet te tejskashem, dhe duke menduar se ka politiken si mburoje, ka kurajon dhe ben trimin. Drejtesia e vertete do vonoje ne kete vend, por kjo nuk do te thote qe demaskimi publik te mungoje. Shpifjeve ju duhet mbyllur rruga… mazoranca duhet tja lere ato mjeshtrit te tyre zotit S.B

    Reply to this comment
    • EURO MALOKU November 28, 14:31

      Eshte nje shprehje ne kete shkrim “denoncimet e tij nuk kane vlere”…
      Po nuk kane vlere se nuk ka PROKURORI.
      Bej hesap prokurori i pergjithshem ngjan me kos te prishur…e per te mos vajtur dem Saliu e beri “Dhalle”…dhe ja ka lene Edit ta perziej nga ndonje here…
      Hidhi uje sa te duash ajo,”dhalla” prap e bardhe mbetet…

      Reply to this comment
  4. Nas Qypi November 27, 12:56

    O Muci mos bej sikur nuk ke informacion kush jane keto firma. Po Zamiri o burre, porsa bleu Darfon i rembeu menjehere 3 milion Dollar rimbursime TVSH.

    Ne fakt ligjerisht rimburset duheshin dhene, po pse nuk i jepeshin pronarit te meparshem, por u dhane kur kompanine e bleu Zamiri ???????? Kete na i spjego o Muc.

    Cimi ben kot gam-gam. Bode nuk ka hedh personalisht asnje firme per rimburset. Keto jane kompetenca te vegjelish.

    Reply to this comment
  5. Alban November 27, 17:24

    Ne fakt, po t’i kem ne dore Berishen dhe Boden, Berishen e fal, Boden e var per kembesh ne litar.

    Reply to this comment
  6. arben November 27, 18:15

    A se kuptoni se te gjith keta jane bashke si te pd dhe te ps te gjith vjelljet dhe tenderat i kan se cila parti perqindjen ne to ju kujtoni se saliu i ka bere te gjitha keto pa marre pjesen e saj ps ne to . a e pate dje konferencen e pare per reforme zgjedhore ku ishin iliri bylikbashi nje e shoqeris civile ambasadori i be dhe zvendes ambasadori usa , ishte dhe ai i osbe qe aty fillon korrupsini politik i ketyr dy partive dhe i nderkombtareve , prej atyre kodeve te zgjedhjeve te manipuluara te dy forcave politike dhe me albitrimin nderkombter skandaloz ne dem te shqiptarve vijne hemet vriten njerzit ne demostrata vidhet buxheti vidhet nafta maskrohet populli nga prokuroret dhe gjyqtare vidhet populli nga mjeket vidhet populli nga administrata villet populli nga universitete villet populli nga hadutet e rruges vritet populli nga rrugacet skandalose , per at kodi zgjedhore tash 23 vjet te monotrume prej ketye albitrave te korruptuar te e kan emrin be osbe dhe uas kan ba qef te gjith kata faktor qe permenda me siper , pse shqiperia eshte cop cop nga ai kod zgjedhjesh te diktuara me force nga foktori nderkomtare dhe te ven ne veprim nga dy pariti kriminale te shqiperise . po su be nje kod qe mos te ken akses keto forca politike ne vend kurr nuk ka me pas dretesi ne ate vende cfa mund justifikohet me ramushi qe nuk me len sala te bej zgjedhje te lira sic i ben dhe srebia . po nuk u bene zgjedhjet ne menyr elektronike dhe karta e identitetit te identifikohet se ai person qe e posedo eshte ai vet nuk ka zgjedhe te lira vetem atehere kur kjo te arrihet ate her do te kemi gjyqtare te ndershem qeveri te pergjgjshme dhe ambasador amerikan qe te rrri ne ambasade atje ku ka vendin dhe jo te na dali me shum se te zgjedhurit tane ne tv ateher do te eci shqiperia dhe shqiparet tung.

    Reply to this comment
  7. TAHIPI November 27, 18:57

    TRAPIN MUCO, TRAPIN

    Reply to this comment
  8. ersa November 27, 18:57

    Berishen e djeg per se gjalli,,,pastaj me radhe Zenin ,,,,Lirine …aty ku u rrezua busti i Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  9. MARKO November 27, 23:51

    Sa i pa ditun je more Muç-mu..

    Reply to this comment
  10. tiktak November 28, 03:28

    Po ti Muci pse i thua lexuesit ca duhet te bej Cani? Ti je media, kontaktoje dhe kerkoja te dhenat. Dhe na informo dhe ne mbi qendrimin zyrtar te ministrit.

    Reply to this comment
  11. prenge sherri November 28, 06:01

    o muco keta te rruajne t… e jo ti plotesoje deshiren bodes kjo eshte ajo pacavurja e parlamentit ose e thene ndryshe opinioni i fevzos.

    Reply to this comment
  12. Berlin November 28, 10:51

    Nuk eshte deshira e bodes te shkoje ne prokurori por cani duhet te beje punen per te cilat mori dhe voten e popullit ! Nuk ka pse e le boden te luaj te fortin ! Njeri duhet ta haje ne kete mes perndryshe Cani rrezikon te humbi beueshmerine e popullit !

    Reply to this comment
  13. xhebar November 28, 13:10

    jan vetem prralla nga te dy krahet. Asnje politikani nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe.

    Reply to this comment
  14. Kristaq Bashari November 28, 13:48

    Cdo vit Berisha I jepte popullit 4 perqind rritje rage dhe mbante per oborrin pjesen e luanit.Rama deklaron se do ti mbaje te gjitha per .oborrin se e ka gjetur thesarin bosh.Do rilindim me xhepat bosh.
    edhe bar do hame vetem idea let e rilindjes ti cojme perpara!

    Reply to this comment
  15. kot November 28, 13:58

    Muco njezrezit nuk i con ne prokurori qeverija me urdher por qeverija i denoncon ne prokurori kur ka fakte.Kur ska nuk i dergon asgjekundi padite.Sa per dije duhet ta mesosh o Muci i Rames se njerezit i therret prokurorija dhe jo i dergon qeverija.Por ty te ka mbete ora tek komiteti i Partise Punes te Corovodes dhe kujton se jepe urdher sekretari i pare .
    Muco po ta kujtoj se po qe se Rama yt me Shkelqimin e Zi po te kene fakte nuk do ti kursenin;
    Se dyti Muco hille ne kosh oren qe te ka lene ne Komitetin e Partise Corovode se me duket se po shkon vete ne kosh ne vend te ore te komitetit te partise punes Muco

    Reply to this comment
  16. Daj Ceni November 28, 14:16

    Mire e bukur flitet qe akuzat me dosje e dokumente per kriminelet,hajdutet e medhenj e te vegjel,te korruptuarit t’i cohen prokurorise.Mire, po prokurorija ku do t’i coje ato dosje?Tek gjykatesit.Po gjykatesit kush i ka zgjedhur e paguar?Hajdutet e mashtruesit me pushtet.Cilat nga gjykatat nuk ka njerezit e Saliut e te Bodes,etj ndaj edhe ata krekosen e thone ” na shpini ne gjygj!”Kjo historia me prokurori e gjykata me kujton nje histori te babait tim mbi nje ndodhi me Nastradin.Nastradini kish share beun “T’i dhjefsha mustaqet!” dhe beu e coji punen tek gjykatesi.Ne gjygj gjykatesi nxorri librin e ligjeve qe ia kish cuar beu(me nje banknote te madhe qysh ne faqen e pare) dhe dha denimin me te rende.Nastradini u hodh ne mbrojtje dhe i paraqiti gjykatesit nje kopje tjeter te librit te ligjeve,duke verejtur se ky libri i tij nuk e mbeshtet aspak nje vendimn te tille te papare!Gjykatesi e merr librin,nis ta shfletoje ate dhe e pyet Nastradinin “A keshtu shkruan ky libri yt faqe me faqe?” Te cilit Nastradini i pergjigjet:”Po,njesoj deri ne faqen e fundit!” Gjykatesi,ngrihet ne kembe,e puth qetapin qe i kish dhene Nastradini dhe e shpall ate te pafajshem,duke i kerkuar edhe te falur per bezdisjen.Beu proteston me te madh dhe i thote gjykatesit: ‘Ai m’i shau mustaqet,zoti gjykates!” Te cilit gjykatesi i pergjigjet:”Shko mor tutje ti,thej qafen,se keshtu si flet ky qetapi ketu i dhjet jo vetem te tuat por edhe mustaqet e mija!!!” Morali: gjykatesit jane ne pergjithesi te korruptuarit dhe sigurisht do te mbrojne te korruptuarit qe i kane hypur ne ato kolltuqe e paguar deri ne faqen e fundit te kodeve te tyre penale!E sa per mustaqet as qe pyesin fare!

    Reply to this comment
    • Peqinsi December 2, 12:51

      Bravo o Daj Cen !
      Ty qenke gjalle qysh nga koha e luftes e deri sot !
      Qenke ende gjith spec sio nje here e nje kohe.
      Halla o Daje !

      Reply to this comment
  17. Mark uk November 28, 16:41

    Kjo eshte deshira e jotja dhe e ish komunistve.Kjo eshte pare qysh se u dole ne mbrojtje socialistve me a pa te drejt.Ne se vertet e meritojn ti jepen drejtsis,ne te kundert te mbydhin sqepin se na can trapin.

    Reply to this comment
  18. dritani November 28, 16:52

    te gjithe poltikanet deputet e ministra nga te dy palet PD e Ps jane te lidhur ne ortakeri ekonomike-financiare me krushqira, shoqeri, dashuricka, krime, biznese e koncensione dhe bejne sikur luftojne. Ore gjera po hapen letrat e koncensioneve, perse nuk flitet qe keto i ka dhene LSi ne kater vite pushtet me PD, se LSI i kishte ministrite e koncensioneve e te tenderave ekonomik ne nafte, energji, miniera, privatizime, CEZ, hidrocentrale. Formen e kromit e ka sjelle ne shqiperi ne vitin 2000 Ilir Meta kur ishte kryeminister (krye hajdut) pa asnje konkurence por vetme me urdher personal dhe ai e menaxhon akoma. Ilir Meta e i ndryhsoi emrin ne ALBCROM dhe e privatizoi si koncesion edhe ne vitin 2012 qe i kaloi Samir Manes! Perse nuk hapen keto letra, apo tani Likja nuk eshte me hajdut, si deri ne prill 2013 kur ishte me baba Saliun???? Kete vend e ka mbuluar mender muti nga koka (qeveria+politika+shteti) ndersa populli lepin mender mutin qe kullon prej tyre duke heshtur.

    Reply to this comment
  19. ra ta si November 28, 17:33

    ketyre hale hajduteve vetem xhaxhi jau rrefente marifetin.vetem metodat e diktatures se proletariatit bejne te mundur qe hajdutet ,kriminelet,te korruptuarit nga maja e spacit ti binin kokes me grushta per vjedhjen e njerezve te varfer e te perbuzur.me shprese se drejtesia e tij nje dite do rikthehet.

    Reply to this comment
  20. TROJA November 29, 12:57

    Po ja fut kot Z.Mustafa Nano.
    Kush ta çoje ne prokurori?,ata qe kane dale tek Fiks Fare?,apo presidenti i republikes?
    A ka sot kjo lesh maxhorance gati pasurite e te perfolurve ne gjykata e prokurori? A e dine sa pasuri kane sot keta gjakpirsa?Po qe se deri me tani nuk kane mare masat me specialiste finance e kontabiliste,mos prit me te gjykohet njeri.I nderuar Muatafa,kam patur fatin te punoj me ju,por nje gje po ta paeseris.Qeveri,perandori,shtete te medha jane rezuar nga keta lloj gjykatesish.Nuk e di a je dakort me mua sot,por ne vitet 2002-2004 ke qene dakort.Tung.

    Reply to this comment
  21. Horri i Bulevardit November 29, 17:22

    Koha po vjen, edhe politikane te BE, po e theksojne gjithnje e me teper, ka ardhur koha e peshqeve te medhenj.

    Reply to this comment
  22. ali November 30, 10:50

    Europa e di mire nivelin e korrupsionit shqiptar , prandaj propozon se ”ka ardhur koha
    qe nje minister apo K/minister te zere qeline e burgut ! Kj vetem si fillim sepse regjimi
    diktatorial i Berishes , i gjithi meriton nje burg te madh qe duhet te nderohet enkas
    per kete bande hajdutesh e kriminelesh. Burg i sigurise se larte !!!!

    Reply to this comment
  23. eni November 30, 20:38

    Populli duhet ti terheqe zvarre keta kopuke qe te marrin vesh shqipetaret se çfarë i kanë punuar ketij vendi.. mallkuar qofshin .. u befshin copa-copa se na degdisen si te huaj pa atdhe…

    Reply to this comment
  24. Sokol Mani December 1, 14:18

    Sei Berisha dhe Meta-Kryemadhi duhen arrestuar ne nje dite dhe DELETED qe te mesoj njehere e mire ky vend e ky fare mileti se nuk vidhet keshtu diten me dielle dhe dalin e flasin per moeaal e politike dhe futjen e Shqiperise ne BE. Perndryshe turp per ne qe te quhemi popull!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  25. ramushi December 2, 13:14

    Bode me daklarimin e bere ne parlament i hodhi dorashken Canit ,duhet qe ky i fundit ti pergjgjet me duelin e tij ,duke e cuar para dyerve te prokurorise ,ne te kundert te jape dorheqjen sepse eshte sfide publike dhe politike.

    Reply to this comment
  26. 100 vjet shtet December 2, 14:57

    Nuk denohet asnjeri, per sa kohe ne krey te parlamentit eshte Ilir Koklopa.
    Me vjen shume keq qe nuk denohen, por ky eshte realiteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin