Cannon: Të inkriminuar dhe në pushtetin lokal
Ambasadori i Britanisë në vendin tonë Nicholas Cannon nga qyteti i Durrësit ka folur për dekriminalizimin dhe ka shprehur shqetësimin e përfshirjes në politikë të personave të inkriminuar.
Diplomati Cannon ka deklaruar se nuk duhet të ketë persona me të shkuar kriminale si në rastin e disa kryebashkiakëve, raporton “Ora News”.
“Politikanët dhe qytetarët duhet të jenë në një mendje që mos t’i jepet vota të inkriminuarve. Deri në momentin që ku nuk gjykohet rasti nuk kemi inkriminim”, tha ambasadori Nicholas Cannon.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento