“Çanta me eksploziv nuk ishte e jona” edhe pse e kishin në duar!

February 10, 2016 12:14

“Çanta me eksploziv nuk ishte e jona” edhe pse e kishin në duar!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në gjykatë dosjen ndaj dy shtetasve të arrestuar për lëndë plasëse.

Sipas Prokurorisë, dosja është mbyllur për shtetasi Sokol Sinani dhe Imerli Metaj, të cilët akuzohen për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ata janë arrestuar gjatë një patrullimi policor në zonën e Kamzës. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, ata rezulton se e kanë siguruar lëndën plasëse në Kukës dhe po e dërgonin drejt Tiranës me furgonin e drejtuar nga Sokol Sinani.

Gjatë hetimit, dy shtetasit kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj veprës penale. Shtetasi Imerli Metaj deklaron se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e lëndës plasëse dhe se ka hipur rastësisht në furgonin e drejtuar nga Sinani. Ndërkohë, Sokol Sinani pretendon që edhe ai nuk ka asnjë lidhje me lëndën plasëse, por çantën ku gjendej ajo e ka harruar në mjetin e tij një person, i cili ka hipur më parë në furgonin e tij.

Por gjithsesi, dy të pandehurit nuk kanë arritur të shpjegojnë se përse, në momentin kur janë arrestuar nga Policia, ata janë gjetur jashtë furgonit, së bashku me çantën me eksploziv në duar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Tiranës i akuzon të dy për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit…”. /Dita/

 

 

February 10, 2016 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*