Cara Delevingne, duet me Rita Orën?

Redaksia Online April 18, 2013 13:19

Cara Delevingne, duet me Rita Orën?

Karriera si modele e Cara Delevingne është përditë në ngjitje. Ajo është një ndër  fytyrat më të dashura për stilistët e mëdhenj. Por mesa duket, kjo nuk i mjafton bukuroshes britanike.

Shoqja e ngushtë e këngëtares Rita Ora ka vendosur të hidhet edhe në muzikë. Rita do të udhëzojë Caran në studion muzikore në muajt e ardhshëm dhe pritet që të jetë bëhet pjesë e një prej këngëve të saj të parë. “Zëri i Caras është shumë i mirë. Mbase askush nuk do të besonte se është zëri i saj. Këtë muaj ajo filloi sesionet në Los Anxhelos dhe së bashku me Ritën kanë kënduar disa këngë”, ka thënë një burim për “The Sun”. Ky fakt e rrit interesin e fansave të të dyja vajzave të talentuara, që përveçse mike të ngushta, kanë vendosur të jenë edhe kolege në muzikë.

Redaksia Online April 18, 2013 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim