Çarë rëndësie pati Kongresi i parë i Manastirit?

July 30, 2015 12:03

Çarë rëndësie pati Kongresi i parë i Manastirit?

I nderuar lexues! Kongresi i parë i Manastirit u mbajt më 14 deri 22 nëntor 1908, për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare në këtë etapë. Në qendër të tyre ishte zgjidhja përfundimtare e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe. Kongresi zgjodhi nga gjiri i tij një komision që përbëhej nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim. Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Së fundi u vendos që të lejohej përdorimi si i alfabetit të Stambollit, ashtu edhe i alfabetit të ri. Brenda pak vitesh, alfabeti i krijuar nga Kongresi, i cili është në përdorim edhe sot, u bë shpejt alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe. Kongresi pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe gjuhën letrare kombëtare, për arsimin e për kulturën, por edhe për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi.

July 30, 2015 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*