Del Ponte: S’ka nevojë për Gjykatë të re për Kosovën
Ish prokuroja zvicerane në Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavi në Hagë, Carla del Ponte, është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ajo i ka deklaruar Radios zvicerane SFR se “nuk ka nevojë të ketë Gjykatë të re për të gjykuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë”, transmeton gazeta zvicerane Blick.
“Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim’, ka thënë Del Ponte për radion zvicerane SFR. E pyetur nga gazetarja e emisionit “Sot në mëngjes” nëse ajo besonte në suksesin e kësaj gjykate, Del Ponte është përgjigjur “kam dyshime për këtë.”
Ajo ka thënë se ka një Tribunal që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe se ky është Tribunali ndërkombëtar i OKB-së në Hagë. Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mundshme në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij Tribunali, ka deklaruar ajo.
Carla del Ponte ka shprehur habinë që në Kosovë të themelohet një gjykatë e tillë, transmeton RTK.
“Të gjitha hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngritët Gjykata, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë në dritë”, ka deklaruar Del Ponte.
Te ngrihet nje gjykatore e vecante ne Kosove,per krimet e luftes ne Jugosllavi,eshte sikur te ngrije nje gjykate ne kampet e perqendrimit per krimet e cifuteve kunder nazisteve.Perse kerkon Europa te barazoje me cdo kusht xhelatin me viktimen?Kete Europe cinike,mbrojtese tradicionale e krimeve mbi popullin shqiptar,Amerika e lirise e terhoqi zvarre ne bombardimet e Beogradit.Kete nuk e duron dot kasta filosllave e Europes kurve.