Dorëhiqet Platini

May 9, 2016 11:26

Dorëhiqet Platini

Michel Platini jep dorëheqjen nga funksionet si president i UEFA-s për të vazhduar luftën e tij në gjykatat zvicerane pas reduktimit të pezullimit të tij nga gjashtë në katër vite nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (TAS), njoftoi ai sot në një komunikatë.

TAS pranoi sot vlefshmërinë e kontratës gojore që lidh FIFA-n me Michel Platini, për 1,8 milionë euro, por nuk është e bindur mbi legjitimitetitn e dhënies së këtij fondi në vitin 2011 për një punë si këshilltar pranë Joseph Blatter, në atë kohë president i FIFA-s, i zgjedhur që në vitin 2002.

Një vendim ky që shihet si një padrejtësi e madhe nga Michel Platini, sipas komunikatës së tij

May 9, 2016 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*