Çasti kur Kaçifas qëllon me kallash të modifikuar drejt policisë (video)

October 29, 2018 19:14

Çasti kur Kaçifas qëllon me kallash të modifikuar drejt policisë (video)

Janë publikuar pamjet e çastet kur Kostantinos Kaçifas qëllon me automatik Kallashnikov drejt policisë shqiptare.

Pamjet janë siguruar nga gazetari Artan Hoxha dhe janë transmetuar në Report TV.

Sipas gazetarit Hoxha, në video duket momenti, ndyshe nga sa kanë pretenduar shumë persona, kur Kacifas qëllon drejt policisë në qendër të fshatit Bularat, dhe jo në ajër siç është pretenduar nga banorët e fshatit dhe politikanë grekë.

Hoxha thotë se pamjet dëshmojnë që Kaçifas, i veshur me uniformë ushtarake, mban në dorë një automatik të modifikuar me shënjestër holografike dhe me 2 karikatorë shtesë, ka qëlluar disa herë drejt policisë.

Deklarata e Artan Hoxhës:

Filmimi dëshmon qartësisht se si është skena e vërtetë deri tani. Kemi dëgjuar shumë versione gjatë ditë së sotme. Është thënë që viktima ka qëlluar në ajër. Ndërsa pamjet tregojnë qartë që Kostantinos Kaçifas i veshur me uniformë ushtarake, del në qendër të fshatit me armë të modifikuar me atë që quhet shënjestër holografike. Kjo do të thotë që ai nuk është një banor i rastësishëm i fshatit. Nga pamjet dëshmohet qartë që Kacifas del me një kallashnikov të modifikuar, dhe arma nuk është për asnjë moment e drejtuar në ajër. Ai sapo del shënjestron makinën e policisë.

Ndërkohë që në pamje duket edhe flamuri grek që valëvitet, se thanë që hoqën flamurin.

Në armë ka 90 fishekë, pasi karikatorit i janë bashkangjitur edhe dy karikatorë të tjerë.

v.l/ Dita

October 29, 2018 19:14
Komento

3 Komente

  1. BLACK SWAN October 29, 19:23

    sa rëndësi i jepni ktij kufomës.
    jo në ajër,jo drejt policisë.
    pse po të qëllonte në ajër ishte normal??
    është normal të dalë në mes të fshatit , ditën për diell të kërcasë automatiku ???
    sa më shumë flitet për të, aq më shumë vetbinden idiotët që janë heronj.
    mjafton një rrjesht – Ngordhi një Kazzofuck Taleban e kaq !

    Reply to this comment
  2. Janulles me sqepar kokes October 29, 23:31

    I gjithe fshati do napalm. Pthuuuu rrace bastardesh.

    Reply to this comment
  3. Sallakja October 30, 01:02

    Ngordhi thuhet per kafshet, jo per njerzit.
    Ose te pakten keshtu e di une.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*