Ç’bën pas pune ky oficer policie?!

Entela Resuli February 18, 2016 09:54

Ç’bën pas pune ky oficer policie?!

Nga objektivi i tij Pogradeci duket magjepsës. Ardian Fezollari është pogradecar. Ai nuk e ndan asnjëherë aparatin nga dora. Shkrepje pas shkrepje është dashuruar jo vetëm më të, por edhe me pamjet që fotografon.

Gjithmonë është mundur ta sjell këtë qytet, së bashku me liqenin dhe malin e thatë përkarshi, në të gjitha stinët.

Fezollari është një fotograf peizazhi. Ai e do natyrën dhe ndjen çdo shpërthim dhe rreze të sajën. Duket ai është i tërhequr pas qyteteve të qeta, me natyrë të paqtë, pasi në vitin 2011 ka udhëtuar drejt Firences e qyteteve të tjera të Toskanës (Itali) ku ka sjellë prej andej foto mbresëlënëse më të cilat ka hapur edhe një ekspozitë pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Por, Ardi siç e thërrasin miqtë nuk ka profesion të parë fotografinë. Nuk do e besoni, por ai është oficer policie. Ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Policisë.

I specializuar në një fushë të veçantë si Kriminalistika, aktualisht ai punon si oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.

Ndoshta pasioni për fotografinë është më i hershëm, por vetëm në vitin 1994 ai filloi t’i përkushtohej e të merrej seriozisht më të, gjë e cila u zhvilluar dhe Fezollari ka realizuar një serë albumesh dhe ekspozitash, kryesisht në fushën e fotopeizazhit.

Ndërkohë që “Magjia e Liqerit” do të ishte ajo që do ta dehte më shumë se të tjerat, ashtu siç kishte bërë më parë edhe me bashkëqytetarët e tij, si poetin Lasgush, prozatorin Kutel, apo mjeshtrit e penelit si Skënder Lakon, Vangjo Vasilin apo Gentian Zekën. Por ndryshe nga të tjerët Ardiani do ta “skaliste” atë, aq të bukur sa ç’është, me fokusin e aparatit të tij.

Ekspozitën e parë e hapur në vitin 1996 ndërsa në vitin 2000 është nderuar me çmim e tretë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, gjatë një konkursi të organizuar lidhur me turizmin shqiptar. Ndërsa që nga viti 2003 është pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e organizuara në vend lidhur me fotografinë artistike.

Ai ruan në arkivin e tij me mijëra shkrepje të objektivave të ndryshëm, ku nuk futet vetëm Pogradeci edhe pse mbetet epiqendra, se bashku me Malin e Thatë, Volorekën, Linin, varkat, njerëzit dhe pulëbardhat…

“Ai më josh gjithnjë e më tepër”, tregon Fezollari për të, sepse mbi të gjitha për syrin tim prej artisti ka lindjen më të bukur të diellit”. Ardiani është i martuar. Vajza e tij Dasara këtë vit shkon në Universitet. Familja ka qenë gjithmonë mbështetëse për punën e tij. Nëpërmjet kësaj bisede kemi mësuar më shumë për oficerin fotograf.

 

Ardian, me çfarë merreni momentalisht në Pogradec?

Unë kam mbaruar Akademinë e Policisë dhe aktualisht punoj në Drejtorinë e Qarkut Korçë në sektorin e Krimit të Organizuar, kështu që fotografia mbetet pas orarit të punës.

Po fotografia, si ka ardhur tek ty?

Fotografia është pasioni im i vetëm, kam filluar të fotografoj nga viti ‘94, gjë e cila përkon dhe me specializimin tim në fushën e kriminalistikës. Aso kohe unë fotografova diçka nga liqeni, domethënë shumë foto, por kur ja tregova mësuesit tim të vizitimit dhe piktor njëkohësisht, të ndjerit Skënder Lako, ai përzgjodhi 2-3 dhe më inkurajoi që të vazhdoja këtë rrugë. Kështu filloi…

Ardian Fezollari

Ardian Fezollari

E kujtoni aparatin e parë që keni përdorur?

Unë fillimisht kam fotografuar me një aparat Nikon FM2, që ishte i punës për aparatin tim të vërtetë profesional e kam filluar me një Pentax P30.

Thonë që Pogradeci është interesant vetëm në verë, si është për ju?

Vetëm në verë nuk është i mirë Pogradeci (për foto kuptohet), stina më e mirë në këtë qytet ose më saktë për mua janë vjeshta dhe dimri, dy stinë që s’besoj se bëhen aq bukur tjetër vend se sa në këtë qytet.

Kur keni filluar ta shihni këtë qytet si fotograf?

Unë kam parë foto të mrekullueshme të atyre që kanë fotografuar Pogradecin dhe më mirë besoj se e ka fotografuar fotografi i mirënjohur Refik Veseli. Unë gjithnjë e kam parë si fotograf që në momentin që kam marrë aparatin në dorë, unë nuk di se sa negativa, apo diapozitiva plus edhe tani foto dixhitale kam në arkiv, as jam munduar ndonjëherë që t’i numëroj, këtu flas jo vetëm për Pogradecin, por edhe për foto nga i gjithë vendi.

Ka disa momente të ditës kur fotot dalin të bukura, na tregoni cilat janë ato sipas jush?

Po të udhëhiqemi sipas rregullave të fotografisë, unë mendoj se mëngjesi pa dalë mirë dielli është jashtëzakonisht bukur në Pogradec, por edhe pasditja,edhe muzgu janë momente shumë të bukura për foto.

Çfarë ju pëlqen të kapni me objektivin tuaj?

Unë preferoj peizazhin, kam dhe portrete, por mendoj se njeriu duhet të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe unë gjithsesi mbetem tek peizazhi. Natyra për mua është gjithçka.

Ndërkohë, jeni autor i një sërë ekspozitash fotografike, keni ndërmend për një të radhës?

Unë kam hapur një sërë ekspozitash personale dhe në grup si brenda ashtu dhe jashtë vendit duke filluar që nga viti 1996 kur kam ekspozuar për herë të parë në Pogradec, por edhe jashtë si në Maqedoni, Bullgari, Austri, Egjipt, Danimarkë. Ndërkohë po e mendoj ekspozitën e radhës.

Ardian Fezollari

Ardian Fezollari

Të ka dhënë më shumë kënaqësi shpirtërore, apo jeni ndjerë i vlerësuar edhe në anë të tjera nga fotografia?

Fotografia është defiçitare si zhanër, megjithatë unë përpiqem për të kënaqur veten, kur i pëlqejnë dhe miqtë e mi, bashkëqytetarët ndihem i vlerësuar akoma më shumë. Për këtë arsye unë kam botuar një album për Pogradecin në vitin 2006 të titulluar “Landscape”, një botim për Voskopojën si dhe postera, kartolina dhe kalendarë të cilat kanë patur si qëllim turizmin dhe trashëgiminë kulturore të rajonit ku banoj dhe më gjerë.

Cila është familja juaj, Ardian?

Unë jam i martuar dhe kam një vajzë që quhet Dasara, e cila këtë vit shkon në Universitet.

A keni një foto që e keni realizuar në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe çastin e duhur? Cila është ajo?

Po kam foto, pa të tilla s’besoj se mund të quhesh i suksesshëm, nuk janë shumë mbase sa gishtat e një dore, por që përbejnë individualitetin tim dhe të fotove të mia. Foto? Po është një foto e peshkatarëve duke gjuajtur në dëborë si dhe momente të tjera./DITA

1118_1226098810753158_5091935143053590826_n

12376381_1221399281223111_8810035097490936051_n 12523182_1217607041602335_3704157563018209948_n 12654235_1225964097433296_1101647204313994632_n 12705354_1236426989720340_8603807377740889893_n 12715277_1236760149687024_634184810514526386_n  1934396_1213212102041829_1637510036051904658_n 11202108_1177828095580230_3791870562057586794_n 11202584_1181972721832434_5399650286196414858_n 12027791_1170257749670598_1999973260455286528_n 12208367_1177159335647106_6399621903361026357_n 12219626_1176234842406222_3450405358110212511_n 12227563_1182295738466799_4319982953870631780_n 12239537_1184864401543266_8912953060525180365_n 12239651_1180467801982926_5826539781082186861_n 12243157_1184936444869395_6599786577381596116_n 12246848_1179831015379938_3281090824312093513_n 12294906_1184287584934281_5886606290401016149_n 12227043_1181694511860255_6425358156999358536_n 12241490_1183810421648664_3993561858932150491_n 12321622_1195068743856165_1847087752480093291_n 11217972_1172915426071497_4615025552038864776_n

Entela Resuli February 18, 2016 09:54
Komento

4 Komente

  1. essi February 18, 11:11

    perle. sa bukur

    Reply to this comment
  2. Mevlani February 18, 11:55

    Ardian eshte profesionist dhe njeri i nderuar. Bravo

    Reply to this comment
  3. Bardha February 18, 12:24

    T uroj suksese dhe ne t ardhmen Ardi!

    Reply to this comment
  4. Ledi February 18, 15:19

    E njoh kete fotograf te mrekullueshem si bashkeqyetare e tij por kushdo qe ka pasur fatin ti shohe fotot e tij do e dashuronte stilin e tij te fotografike. Urime dhe suksese ne pune

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*