Ç’dekretimi i 30 Qershorit ka konflikt interesi

June 12, 2019 12:04

Ç’dekretimi i 30 Qershorit ka konflikt interesi

Çdekretimi i Tridhjetë Qershorit,

u bë ndënë frikë,

nga frika se Kryemadhit,

do t’i ndalohej hyrja në Amerikë!

 

Petrit Vasilit ja kanë hequr vizën,

e dinë të gjithë kësaj ane,

ndaj LSI-ja do shpalosej,

si një Parti Antiamerikane!

 

Presidenti e pati më kollaj,

t’i anulonte zgjedhjet në 30 Qershor,

se sa t’i mbushte mendjen Monikës,

që nga dhuna në protesta të hiqte dorë!

 

Ky  përbën konflikt interesi,

dhe Meta është krejt transparent,

se do ta rimarrë sërish LSI-në,

kur të mos jetë më President!

 

Me përjashtim të ulërimave të Kryemadhit,

dhe kërcënimeve të Bashës si debil,

nuk kemi pasur asnjë shenjë tjetër,

se ndodheshim para një konflikti civil!

 

Gjithsesi nga opozita,

vinte i gjithë “rreziku”,

pse s’luftove që opozitës,

t’i ulje gjakrat-lum miku!

 

Një datë të re për zgjedhjet,

s’caktoi i pari i Republikës,

se nuk kishte marrë garancinë,

e Lulëzimit dhe Monikës!

 

Ai dekret do të kishte vlerë,

dhe do të zbatohej pa diskutim,

them se Meta tani do punojë,

fuqishëm në këtë drejtim!

 

Sapo të marri garancinë,

se do hyjë në zgjedhje zonja opozitë,

Presidenti menjëherë,

do nxjerri një dekret të dytë!

 

Meta është hapur kundër maxhorancës,

tek ajo e sheh çdo të zezë,

ndaj e shoh një gjest të pamundur,

të uli Edi Ramën në tryezë!

 

Presidenti me atë ç’dekret,

e bëri situatën dhe më kaotike,

për të shpëtuar kokën e LSI-së,

dhe kokën e Partisë Demokratike!

 

Nuk e dimë nëse në këto rrethana,

dekreti i dytë do ketë vlerë,

apo Meta përfundimisht i hodhi,

zgjedhjet lokale në erë!?

 

Po të mos kish folur Palmeri,

me siguri s’do kishim ç’dekret,

dhe Meta nuk do ta anulonte,

datën e fiksuar Tridhjetë!

 

Po ky duket dhe si karshillëk,

kundër SHB-ave të Amerikës,

vetëm e vetëm për të shpëtuar,

kokat e Lulëzimit dhe Monikës!

A.DUKA

June 12, 2019 12:04
Komento

11 Komente

  1. Socialisti i Ndershem June 12, 14:33

    N’a hengersh bajgat e mushkes o gomar poet i partise.
    Po edhe ne qofte ” Konflikt interesi” a nuk j’a vlen per te mos ndodhur Konflikt Konbetar?
    Ke gjetur nje tufe idiotesh qe te lexojne dhe j’ua nxorre edhe ato dy fareza qe kane ne koke.
    U dhjefsh me gjithe partine tende.

    Reply to this comment
    • shqipe June 12, 16:50

      Ls-ist i pandershem!
      U dhjefsh dhe u permjeresh ti me partin e sali gjirizit dhe aleati ,pas metes,pas gavetes,me lugen ne dore…

      Reply to this comment
  2. pelivan June 12, 17:25

    Ik o Ben, se nuk je von
    Të mbetesh ai qe je…
    Gjithandej tashme po thone:
    S’na Lipset as per atje…

    Shko, ne nje tjetr gazet,
    ja te “Kombi”,si dikur…
    Te gazeta e vertete,
    Aty, ku u bere burr

    T’a uroj me gjithe zëmër.
    S’eshte per ty më kjo gazet.
    Të shoh drejt’ dhe jo vrëngër
    Nga që s’je si ç’do poet.

    Reply to this comment
  3. TOMORR DR June 12, 20:15

    KY FARE CJAPI SHEF ENDRRA DHE SHKRUAN PER DR TOMORRIMONKZMIN

    Reply to this comment
  4. Shahisti June 12, 21:33

    Bejte, meso shqip, nuk shkruhet “ç’dekret”, eshte gabim drejtshkrimor.

    Reply to this comment
  5. Populli June 13, 08:40

    Konflikt Interesi ne mbare kete Shqiperi,
    ka ky Edi Rama dhe gjithe pushteti i tij,
    se Shqiperine mbare e ka varferuar,
    nje popull mbare do per tu larguar,
    ekonomine mbare te mafia me koncesion,
    syte ne bythe i ke o Duke qe nuk e shikon?

    Reply to this comment
  6. xxx June 13, 12:27

    fatkeqsi qe mbas 30 vjetesh kemi komuniste kaq te fiksuar ne tru sa bejne vjersha gazeta e ku ta di ikni e zhdukuni nga faqja e dheut ore persekutore e mallkim i shqiptareve

    Reply to this comment
  7. astrit gora June 13, 14:16

    he pilo pilo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*