Ç’dihet për Aqif Pashë Elbasanin?

July 12, 2013 21:21

Ç’dihet për Aqif Pashë Elbasanin?

I nderuar lexues!

Aqif Pashë Elbasani pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të ri shqiptar. Në 1913 Aqif Pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe) ishte prefekt i Elbasanit. E shndërroi Elbasanin në mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore të drejtuar nga Ismail Qemali. Në kohën e mbretërimit të Vilhelm Vidit (që pasoi për 6 muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit) Aqif Pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi nga maji deri në fillim të shtatorit 1914. Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, princ V. Vidin – të detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”

July 12, 2013 21:21
Komento

1 Koment

  1. tata July 13, 21:10

    edhe sot thuhet “dum baben”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*