Ç’dihet për Kalanë e Skelës?

January 3, 2018 21:46

Ç’dihet për Kalanë e Skelës?

Në mesjetë fatet e Vlorës lidhen me kështjellën e Kaninës.

Më 1081 ajo u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete.

Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve.

Osmanët e pushtuan më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit.

Më 1531, u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm)  që mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani.

Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës dhe është objekti për të cilin po shkruajmë.

Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut.

Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963.

Në vitin 2000 u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës, por nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.

n.s. / dita

January 3, 2018 21:46
Komento

3 Komente

  1. Zzzzzz January 4, 10:05

    KJO KALA E SKELES ME SAKTE NDODHET POSHTE THEMELEVE TE 3 KULLAVE PRANE STADIUMIT DHE MEGJSE ISHTE MBROJTUR NGA SHTETI NE 1963 SALIU I DHA LEJE NDERTIMI DISA GJYQTAREVE E MINISTRAVE TE TIJE QE NXOREN DOKUMENTA FALLCO…..KALAJA PERFUNDIMISHT U ZHDUK ….!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. spata January 4, 17:11

    Po eshte e vertet qe ne skel te Vlores ka qene nje kala. Kjo ne foto eshte kalaja e Kanines. Kalaja e Skeles shtrihej ne nje teritor perafersisht tek stadiumi i sotem Flamurtari . Themele te murit jane pare gjate rindertimit te zones se Slekes .Tek themelet e tij u ngriten pallatet e evgjitit te Vlores dhe E. Sinanit .Pse u lejua duhet pyetur Mustaqemiu i Vlores qe beri nje katraure urbane ne Vlore .
    Po te germohen arkivat turke do te kemi nje pamje reale te kalase se Skeles. Ndoshta dhe ne arkivat e Venedikut do te kete skica te saj .

    Reply to this comment
  3. demo January 4, 23:26

    Kalaja e Vlores,e pershkruar me imtesi nga Evlija Celebiu,me kulla e me hendeqe te mbushur me uje,cka do te thote qe ishte funksionale,.U shkaterrua nga Vlorajt ne vitin 1908-1910 per te ndertuar me guret rrugen Skele-Vlore>Kam qendruar ne Vlore ne vitin 1962 dhe nuk kam pare kala.Me vone jo e jo.Prandaj mos fajesoni kurrkushin,kur ate kala e prishen te zot.Edhe per sarajet e Vlorajve ne sheshin e flamurit,kane filluar te fajesojne jo Zogun,jo komunistet,kur Hena Kelcyra jua ka thene troc:I rrafshuan vete Vlorajt se u hyri grindja perbrenda.Ajo e kishte degjuar nga Eqerem beu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*