Fshati që vriste vjelësit e taksave

January 31, 2018 09:20

Fshati që vriste vjelësit e taksave

Leshnja është fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë.

Është fshat që ka ekzistuar prej shumë kohësh dhe emri përmendet në forma të ndryshme në disa tekste të historisë.

Konkretisht, gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se Leshnja është banuar që në kohë të lashta.

Në burimet e shkruara për herë të parë, Leshnja përmendet më 1424 kur banorët protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit.

Puna e kundërshtimit të taksave e ka vënë shpesh këtë zonë në vëmendje në kronikat otomane.

Në mars 1714 banorët e zonës vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksave së asaj kohe.

Para ‘90-s drejtimi kryesor i ekonomisë ishte prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta.

Sot është fshat i braktisur si shumë të tjerë në Shqipëri.

n.s. / dita

January 31, 2018 09:20
Komento

2 Komente

  1. Bjeri legenit January 31, 22:54

    Nga keto perralla gjen per cdo lagje fshati e jo me per fshat, kush eshte kuptimi i i ketij shkrimi idiot.
    Ky fshati permendet qe ne kohet e “lashta” me emrin Lesh, pa thene ndonje gje per te, nga kohete e leshta shkrimi hidhet direkt ne vitin 1424 dhe me vone ne vrasje, pas 300 vjetesh ne 1714. Mos i ka vrare stergjyshi i Kokekatrorit Like.
    Futja pordhes.

    Reply to this comment
  2. Ylli February 1, 23:38

    Fshat norvegjez ose neozelandez !!! Nje vrasje ne 1424 dhe tjetra mbas 290 viteve ne 1714 ???.Bravo …..sikur skrapalinjte te ishin norvegjez.Nuk ka si rakia e Oslos !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*