Çdo gjë humbet dhe tretet, vetëm Mëmëdheu mbetet!

September 11, 2018 12:12

Çdo gjë humbet dhe tretet, vetëm Mëmëdheu mbetet!

 

Në kohën e diktaturës,

për të cilën s’mbaron histeria,

Atdheu ynë,

a nuk qe Shqipëria?!

 

Kjo Shqipëria jonë,

a nuk kishte pa fund armiq,

tani këta na hapën sytë,

se armiqtë i kishim dhe miq!

 

Përse vinin këtu diversantët,

këta çibanë të tokës sime,

a s’vinin për të vrarë shqiptarët,

për të bërë terror dhe sabotime?!

 

Pérse qe angazhuar CIA-UDB-ja

-Asfalia dhe MI-PESA,

të gjitha me turp dështuan,

se Sigurimi i Shtetit qe siguresa!

 

A nuk vranë Ndrec Ndue Gjokën,

dhe Katër Heroinat e Mirditës,

dhjetra mësues e komisarë,

që të pengonin triumfin e dritës?!

 

Në ato vite të zeza terrori,

a e dini ju-o shqiptarë,

në luftën me bandat-në male,

sa bij nënash janë vrarë?!

 

Banditët dhe diversantët dekorohen,

nga Nishani dhe  shoku Ilir,

oficerët e popullit mallkohen,

e plehrat e Kombit dalin burra të mirë!

 

Nishani ka qënë oficer-po s’u vra,

se rrugën e kishin pastruar të parët,

tradhtar u bë ky qerrata,

gjersa dekoroi tradhtarët!

 

Dhe Meta është djalë oficeri,

dhe të tjerët ish-komunista janë,

ne s’po na i nxjerrin sytë ballistët,

po na i nxjerrin njerëzit tanë!

 

Qeveria s’është distancuar nga kolaboracionistët,

gjersa projektet e turpit financon,

e pse ta votojmë ne antifashistët,

një qeveri që kundër historisë po punon!

 

Po punon kundër historisë së vërtetë,

projekte turpi me bujë promovon,

kundër kuislingëve asnjëherë nuk flet,

dhe Luftën e Veteranët e Luftës injoron!

 

Atdheu është i njëjti dje dhe sot,

po të njëjtë nuk janë gjithnjë shqiptarët,

të mundurit historinë s’e shkruajnë dot,

atë e kanë shkruar fitimtarët!

 

Bota vazhdon rrotullimin,

koha kalon e çdo gjë tretet,

koha dhe njerëzit gjithnjë ndryshojnë,

po Mëmëdheu i njëjti mbetet!

 

A. Duka

September 11, 2018 12:12
Komento

8 Komente

  1. MH September 11, 13:36

    Nji gja te vertet na solli demokracia.
    Nuk na vijne ma diversant.Tashti i pjellim vet,bile i votojme edhe president.
    Ish diversante,jo vetem ballistet,duhet dikush ti dekorojne sepse ato vritnin c’tu dilte para.Deri dhe femije posa venin shallin e pionierit ne qafe konkretisht pionierin e Vermoshit Nik Pjeter Ndreken.E degdisen ne jeten tjeter me “trimeri” te pashoqe teper te rradhe e me shume “sakrifica”.Keto jane diversantet qe kontribonin per nji demokraci si kjo qe po e perjetojme dhe e gezojme me shume mundime e sakrifica per te mbijetue nga dite m’dite.
    Nderim dhe lavdi heronjeve qe dhane jeten per atdheun e vete dhe te parve.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor September 11, 13:54

    – Te mundurit historine s’e shkruajne dot,
    ate e kane shkruar fitimtaret –
    Sa bukur Duka ligjeron,
    por historia eshte ster-shkruar,
    kete Duka ben sikur harron,
    sa here Enver bytha zbulonte tradhetare,
    historine ndryshonte qe nga faqe e pare,
    Nako Spiro 100 here nga armik e hero,
    sa askush as sot si mbeti s’e kujto,
    pa u zhgarravit 5 her histori e partise,
    sipas qerreve qe lidhej litar i Shqiperise,
    nga jugosllav e ruse dhe pastaj kinez,
    historia ndryshohej nga darka ne mengjez,
    here Mehmeti hero, here qen tradhetar,
    here me dekorata, pastaj si zagar,
    shkruaj e zhgarravit Enveri palo-histori,
    sa dhe dot mend s’e mbante me asnjeri,
    komunizmi 50 vjet ishte kobi i Shqiperise,
    Enveri simbol fallsifikatori i krejt historise.

    Reply to this comment
  3. Voila September 11, 15:49

    Te lumte.

    Reply to this comment
  4. araniti September 11, 18:56

    te kam dhjere ty dhe memedheun tend. Nje memedhe qe na aborton perdite, duke na degedisur rrugeve te botes nuk eshte memedhe,eshte mut.
    Ky memedhe pjell vec monstra,lakenj e frymore qe shfrytezohen nga dy te paret,shkurt eshte i infektuar me semundje kanceroze qe nuk ka shpetim

    Reply to this comment
  5. DRAGOI September 11, 19:15

    Por, edhe FORT le të ceket se, jo rrallë herë, MJERË MËMËDHEU në duart kujt është e në udhëheqjen e KUJT mbetet !

    Reply to this comment
  6. Onkezmi September 11, 20:07

    MH,sikur me ke hyre ne zemer me arsyetimet e tua.Mos u lekund gjer ne fund se ke dhe mbeshtetes breza te tere.Te pershendes nga “udhekryqet e Botes”,ku na degdisi ballisteria…e sotme.

    Reply to this comment
  7. bujari September 11, 21:15

    Posht tradhetaret, turpi i mbulofte presidentet qe dekorojne bashkepuntoret e fashizmit,lavdi veteranet e luftes dhe deshmoret qe dhane jeten per atdheun. Arben Duka, cirrua masken ketyre maskarenjve me ato vargjet e tua te bukra.Te pershendes dhe pushka top tu befte se je nje yll qe ndricon ne erresiren qe na rethuar.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 September 12, 01:39

    Lehin Nishani e meta por i ndersen dhe ushqen qeveria e Rilindasit Edvin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*