Çdo lloj Vetingu tjetër, saboton Vetingun në Drejtësi!

September 9, 2018 12:20

Çdo lloj Vetingu tjetër, saboton Vetingun në Drejtësi!

Tridhjetë vite kanë shkuar,

vështirë të kujtohen,

shumë gjëra koha ka mbuluar,

që kurrë s’do zbulohen!

 

Kemi Veting në Drejtësi,

akoma në fillim,

dhe çdo Veting tjetër tani,

është vetëm sabotim!

 

Nuk mund të ketë paralel,

Veting në polici,

sepse Vetingu kryesor,

është në Drejtësi!

 

Nuk mund të ketë paralel,

Veting në politikë,

se sjell kjo gjë me siguri,

rrëmujë edhe pikë!

 

Ky propozim që po dëgjojmë,

asnjë nuk ngroh nga ne,

se që nga larg ne e kuptojmë,

se është thjeshtë hile!

 

Se është thjeshtë një hile,

nga kryehileqari,

kërkon atë të drejtësisë,

ta sabotojë së pari!

 

Mbaron njëherë Drejtësia,

më pas tjetër muzikë,

dhe Drejtësia mund të bëjë,

Veting në politikë!

 

Ja unë po pyes Lulëzimin:

“O Luli-Luli kingu,

po Ligj’ i Dekriminalizimit,

a s’është një lloj Vetingu?!”

 

Tani Veting në Politikë,

përse kërkon-o lumë,

që të na mbushësh mëndjen ne,

se je i ndershëm shumë?!

 

Nëse Veting në politikë,

do bëhej fiks tani,

ti që nga majë e politikës,

do shkoje në qeli!

 

Kemi kaluar pa Veting,

njëzet e shtatë vjet,

edhe dy vjet e mbase tri,

akoma koha pret!

 

Presim-Reformë e Drejtësisë,

të pjekë fryte të plota,

dhe tjetër gjë prej Shqipërisë,

tani nuk kërkon Bota!

 

Duart e zeza-opozita,

tani po i fërkon,

se në Reformën e përfolur,

Vetingu po dështon!

 

Është një gënjeshtër-s’po dështon,

por thjesht ecën ngadalë,

po për çdo ditë përpara shkon,

të tjerat janë fjalë!

 

Nuk po dështon dhe s’do dështojë,

shpejt vendi do ta ndjejë,

po shumë ushtarë të Lulëzimit,

po bien në betejë!

 

Luli po humb shumë pozicione,

nga kjo po ka shumë frikë,

i doli gjumi dhe bërtiti:

“Veting në politikë!”

A. Duka

September 9, 2018 12:20