Autoriteti i Aviacionit Civil: Kujdes nesër me udhëtimet drejt Italisë

June 7, 2018 12:31

Autoriteti i Aviacionit Civil: Kujdes nesër me udhëtimet drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë ditën e nesërme me datën 8 qershor drejt Italisë duhet të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore me të cilat do të fluturojnë pasi është parashikuar grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e neserme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

 Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anullime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.

 Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjensinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit“, shkruhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

o.j/dita

June 7, 2018 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*