Cila është prejardhja e fjalës “cinik”?

November 20, 2017 02:35

Cila është prejardhja e fjalës “cinik”?

Me emrin “Cinikët” janë quajtur përfaqësuesit e një shkolle filozofike në Greqinë e Lashtë të themeluar në Athinë nga Antisfemi rreth viteve 435-370 para erës sonë.

Antisfeni ka qenë nxënës i Sokratit.

Cinikët karakterizoheshin nga përbuzja e plotë ndaj mirësjelljes shoqërore dhe ndaj kultit të virtytit të kulluar.

Shkolla e Cinikëve kritikonte moralin dhe lakminë e të pasurve dhe u bënte thirrje njerëzve të hiqnin dorë nga teprimet, të kënaqeshin me më të domosdoshmen dhe të mos përfillnin rregullat dhe konvencionet e marrëdhënieve shoqërore.

Përfaqësuesi më tipik i tyre ka qenë Diogjeni (në vizatimin shoqërues), i cili në shenjë proteste pasive ndaj moralit dhe lakmive të pasanikëve, banonte në një fuçi dhe endej nëpër rrugët e Athinës me një llampë në dorë duke thirrur: “Po kërkoj njeriun”.

n.s. / dita

 

November 20, 2017 02:35
Komento

3 Komente

  1. Kroi November 20, 17:28

    Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. `

    Reply to this comment
  2. arjan cani bir k...e November 20, 19:18

    Kroi… shume sakte

    Reply to this comment
  3. Alban Hamzai November 20, 20:06

    Injoranti nuk ka ndonje shenje dalluese fizike,por ai dallohet nga ato qe flet dhe shkruan.Per keta tipa me mire te mbajne gojen te mbyllur e te kujtojne te tjeret se jane budallenj,se sa te hapin gojen e tja u provojne te tjereve se jane budallenj. I tille eshte rasti I komentuesit “Kroi” . Duke patur parasysh keshillen e Mark Twen “Mos debate me idiotet se te terheqin poshte ne nivelin e tyre dhe te mundin me pervojen qe kane ne kete nivel ” nuk dua te debatoj,por shkruaj vetem nje gje te vogel ne pafundesine e gjerave qe jane shkruar per Greqine dhe grekerit per mijra vjet nga te qyteteruarit e botes . Kinezet shkruajne :” vetem dy jane popujt me te vjeter te botes qe rrojne ne teritoret e tyre per mijra vjet e qe shkruajne per mijra vjet gjuhen e tyre -greket dhe kinezet “. Ju lutem shume botoni komentin tim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*