“Çdokujt që tradhton do ia prisja kokën”

 Nga Fatos Mahmutaj August 2, 2014 12:49

“Çdokujt që tradhton do ia prisja kokën”

Lavdrim Muhaxheri, kosovari 25 vjeçar që publikoi në rrjetin social Facebook, foto të prerjes së kokës(dekapitimit) të një irakiani. I kontaktuar nëpërmjet internetit Muhaxheri konfirmoi ekzekutimin e të riut irakian duke u ‘shfajësuar’ se kishte vepruar sipas rregullave të luftës. Në një bisedë të pazakontë dhe me shkëputje në internet me të, sigurisht të korrektuar në gjuhë, ai ka dhënë detaje mbi ngjarjen që bëri shumë sensacion në të gjitha mediat ndërkombëtare ndërsa me kursim ai ofron dhe detaje mbi atë që sipas tij ndodh në shtetin Islamik të ISIS-t, duke deklaruar se hebrejtë dhe të krishterët nuk vriten por mbrohen, por në këmbim të një takse të harruar…

-Lavdrim, fotoja e juaj duke vrarë dhe dekapituar një të ri irakian ka bërë xhiron e të gjitha mediave të botës. Pse e bëtë këtë veprim kaq ekstrem?

Ai djalë ishte 19 vjeç dhe ka ndihmuar ushtrinë e Malikit (Nuri al Maliki, kryeministri irakian.red), që të spiunohen muxhahidat (luftëtarët muslimanë.red) dhe të bien në dorën e shijave. Ai kishte tradhtuar 12 muxhahida e tani ata muxhahidat vetëm se janë në dorën e Malikit, të burgosur ose ekzekutuar.

 

-Ishte shpallur tradhtar me ndonjë vendim gjykate?

Ai është kapur si spiun dhe dispozita në Kur’an për atë që tradhëton muslimanët është ekzekutimi. Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së Malikit, merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se sa ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë dhe në Facebook-un tim me i pa gjithë bota. Le të themi të vërtetën, çfarë do kishin bërë ushtarët e UÇK-së nëse do kishin kapur rob personin që u jepte informata serbëve? Po e përsëris. Armiqtë tanë janë dhe në Kosovë edhe nëpër botë. Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudia, Kuvajti, Rusia, Sahavatet,OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi janë bashku me një zë kundër Hilafetit Islamik por nuk e kuptojnë të mjerët që All’llahu i ndihmon muxhahidat kundër shirkut dhe kufrit. Secili le ta analizojë veten nga cila palë është se pala e Dexhallit (Antikrishtit.red). Pse nuk flasin hoxhallarët e financuar nga Saudia për atë se në burgjet e Saudisë ndodh diçka me e tmerrshme sesa prerja e kokës. Një prej torturave që ndodh në këto burgje është se muxhahidave dhe Dijetarëve, më falni shprehjen, në anus iu futen gjarpërinj. Për këtë çështje heshtin se iu ndalen financat me fol kundër Al Selulit të Saudisë.

 

-Ju jeni pjesë e shtetit islamik që ka shpallur ISIS në Irak dhe gjetkë. Çfarë ndodh aty? Si funksionon jeta e përditshme? Si silleni me të krishterët?

Aty jetojnë të krishterë dhe çifutë dhe asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar. Përkundrazi, ata janë marrë në mbrojtje në këmbim të taksës së xhizjes. Kjo taksë për të krishterët dhe çifutët është rreth 80 dollarë amerikanë në vit, për persona beqarë apo në martesë. Ndërsa pas kësaj, ISIS, veç ruajtjes së jetës u garanton atyre edhe lirinë e besimit duke iu vendosur qoftë edhe roje të armatosur nëpër kisha dhe sinagoga.

 

-A ka pasur momente kur jeni penduar që i keni hyrë kësaj rruge? A besoni se keni mbështetës apo urrejtës në Kosovë e Shqipëri? Çfarë hierarkie ka tamam në rradhët tuaja aty?

Nuk përgjigjem!

(Ndërsa pak minuta më vonë mbërriti ky mesazh i fundit prej tij)

Shteti Islam është mirë i organizuar dhe lufton me masonizmin e djallëzuar. Shteti Islamik do të zgjerohet me lejen e All’llahut dhe Shteti Islam ka mesazh deri tek çdo i bardhë, i zi, i verdhë dhe pa marrë parasysh ngjyrën dhe kombin të mos u besojnë lajmeve që u transmetojnë mediumet e korruptuara perëndimore, të kontrolluara nga masonizmi dhe sionizmi çifut. Të merren dhe lexohen librat e mësimit dhe besimit islam, akides së pastër selefite dhe mos të japin paragjykime ndaj Shtetit Islam ngase lufta globale është duke ndodhur ndaj Shtetit Islam.

Dhe kam mesazh për muslimanët shqiptarë në trojet kudo që janë, a vallë nuk u mësuat me tradhëtitë e shkijeve shqipfolës të cilët çdo herë u bashkuan me Pjetër Bogdanin dhe Gjergj Kastriotin duke masakruar muslimanët vetëm se dëshmonin “La Ilahe Ilallah”? Dijeni se krenarinë dhe trimërinë populli shqiptar e ka vetëm prej Islamit; sa bukur që ka thënë Omeri:  Ne jemi një popull që Allahu na ka ba krenar me Islamin dhe kush e braktis do të jetë i nënçmuar. Kini frikë Allahun o populli jem, kthejuni fesë juaj dhe mos u bëni vegël e mediumeve duke ua shpëlarë trurin.

Kjo është e gjitha, nuk të shkruj më.

 

 

Rreziku që duhet njohur dhe kuptuar

REDAKSIONALE

Gjithçka nisi nga Siria. Zuri fill si një kryengritje kundër Bashar al Asadit, pastaj mes kundërshtarëve të regjimit të Damaskut u përvijuan grupime e fronte që shkuan deri në konfrontim të hapur me njëra-tjetrën. Deri aty sa brenda vetë radikalëve islamikë, u përplas Fronti al Nusra, i afërt me Al Kaedën, me luftëtarët e ISIS. Lajmet për praninë e elementit shqiptar në këtë konflikt filluan të hyjnë tek-tuk, si me drojë nga fundi i 2012-ës, por shumë shpejt, nga kuriozitet u shndërruan në shqetësim. Dhe jemi sot në realitetin e një territori të gjerë mes Irakut dhe Sirisë të kontrolluar nga ekstremistët; dhe në situatën që radikalët islamikë shqiptarë po tronditin politikën e Prishtinës, e cila po merr masa të ashpra paçka se me gjasë, të vonuara. Por edhe në Shqipëri e Maqedoni nuk kanë munguar lajmet dramatike të të rinjve që rekrutohen si luftëtarë, të familjeve e fëmijëve që shkojnë dhe humbasin në vorbullën e një kasaphane që nuk duhet kurrsesi të na përkasë. E për të cilën nuk dimë asgjë.

Kemi pastaj personazhin Lavdrim Muhaxheri, bëmat e të cilit “kulmuan” me therrjen demonstrative të një të riu irakian dhe publikimin e fotove në rrjetet sociale. Pyetjet që i janë bërë në këtë komunikim, tentojnë të zbardhin diçka, sadopak, mbi një realitet mesjetar që pa as më të voglin dyshim, duhet të na shqetësojë seriozisht. Sigurisht, sikur fjala vjen CNN të kishte mundësi të intervistonte dikur Bin Ladenin, do ta kishte bërë e madje cilësuar si sukses profesional. Ne nuk jemi CNN dhe as Muhaxheri nuk është Bin Laden, por dukuria që ai përfaqëson është një rrezik i madh, mu në këtë kohë kur faktori shqiptar po përjeton epokën më pozitive në shekuj, me dy shtete dhe aleatë të fuqishëm të botës demokratike e progresiste. E pikërisht pse është i tillë rrezik, edhe duhet njohur e kuptuar se si funksionon dhe ç’regjistër mendor ka. Sado i çatrafiluar qoftë.

 

Lavdrim Muhaxheri

Lavdrim Muhaxheri

Luftëtarë shqiptarë të ISIS

Luftëtarë shqiptarë të ISIS

Ekstremistë duke u lutur

Ekstremistë duke u lutur

 Nga Fatos Mahmutaj August 2, 2014 12:49
Komento

30 Komente

  1. Dardan laiku August 2, 13:13

    Presidentja e kosoves deklarone se kosova nuk do te jete nje vend I ekstremisteve fetare. Por kosova tashme ka ekstremizem te tille qe mohojne identitetin e tyre dhe synojne arabizimin kulturore. Ceshtja eshte pse shqiptaret jane gjithmone te vonshem me veprime. Ne eshte dashur te merremi me parandalimin e kesaj dukurije jo vetem te rrezikshme por ne fakt shkatruese per ne. Ne tashti duam te merremi me kete kur ky probleme kurr eshte rritur , kercenon dhe edhte shume me veshtire te luftohet. Para disa muajshe nje shtetas I kosoves ne Bagdad hodhi veten ne ere duke vrare mbi 50 vete. Edhe Shqiperija po shkon rruges se kosoves. Para disa diteve kishim nje deklarat te SB per KM Rama se ai eshte kunder muslimane. Ky flirtim politike me karten e islamit eshte jashtzakonishte e demshme dhe con ne periudhen shume te larget ate te Haxhiqamilizmit. Nese nuk parandalohet ajo periudhe do vije shume me shpejte se sa mund te mendojme e mos te flasim pastaj fare per komb shqiptare.

    Reply to this comment
    • feniks August 2, 22:06

      Po cfare do ne Siri,ti o Muhaxher?
      Po qe per TRADHETARE KE PLOT NE SHQIPERI:
      -Sali Berisha, Lul Basha etj!!!
      Hajde ketu dhe na pastro HALETE!!

      Reply to this comment
  2. Atdheu ne Rrezik August 2, 13:27

    Feja osht produkt i injorances dhe frikes.
    Kush vret ne kete menyr ne emer te Allahut duhet qe ti zhduket tan fisi e familja.
    Mir u ua bonte Enveri ksisoj kriminelave qe i sikteroste dhe syrgjynoste.
    Fara e keq duhet zhduk se po shkatrron Shqypnin natyrale.

    Reply to this comment
  3. milo koka August 2, 13:35

    Ti me nder te ha mutin , ju beheni trima me fukarain atje ku jeni ,ju jeni disa spiune te ndyre te CIA dhe te Arabise Saudite, ju nuk keni asgje te perbashket me islamin

    Reply to this comment
  4. Jozi August 2, 13:45

    KU I BLEJN KETO ROBA KUSH FINANCON PER KETE RAC ?? NE SHQIPTARET NUK JEMI TERORISTA PO DO PYETUR E JEMA E KETJ MJEKROSHIT SE DUHET TE KET TE JATIN SERB

    Reply to this comment
  5. qerosi August 2, 14:14

    o rrac m.ti

    Reply to this comment
  6. dikush-diku August 2, 14:19

    urrejeni sa te doni po ky thote shume te verteta,qe sot do kthehem ne islam dhe do kontaktoj si shkohet afer ketij trimi.po te ishte ky me shoke ne shqiperi per 24ore ndalej krimi dhe vjedhja.ky i duhet shqiperise.respekt dhe perulje per ty o djalosh shqiptar.

    Reply to this comment
  7. Lorik August 2, 14:37

    Ky nuk ka lidhje me fen islame , ky eshte viktim e sigurimeve sekrete qe veprojne kunder popullit shqiptare po fukaraja aq e ka kapacitetin e trurit
    Eshte analfabet qe ka ra ne gracke ne emer te fese .e sa i perket qe e ka permende uck ne ky nat koh ka qen fmi shum ivogel po ja vet tregon se ka informata nga sigurimet sekrete te dreqit e te birit dhe kinse po them diqka .

    Reply to this comment
  8. Lorik August 2, 14:42

    E pyrs une lavdrim muhaxherin sa sirijan ishin ne luften e kosoves pasi qe ju po i quani vllazen siriant a ndihmuan ata luften ton?

    Reply to this comment
  9. Emigrant August 2, 14:54

    Me vjen keq qe je shqiptar

    Reply to this comment
  10. Muslim August 2, 15:27

    O shqipfolesa, anti-islamista, islamofoba, ktu e shpreni kulturen edhe mllefin tuaj qe e keni n’zemra tuaja, me genjeshtra ofendime dhe shpifje ndaj muxhahidav.
    Por do ju vij radha edhe juve, askush no do ti shpetoj vdekjes.
    Shteti islam dita dites po perparon, dhe Shteti islam mbron te gjitha kulturat dhe fet aty ore te mjer.
    Rafidit dhe jehudite perdhunuan mijera motra muslimane, dhe vrane mijera femije, gra dhe pleq, masakruan dhe vorrosen te gjall. Dhe per kete ate e meritojn denimin.
    Por ta dini se denimi i All-llahut eshte shume me i madh se heqja e kokes.
    ju nuk brengoseni per mijera gra e fmi te masakruar dhe te dhunuar vetem pse jan musliman. ju brengoseni per heqjen e kokes se nje tradhtari, ndersa pse dhunohen grat muslimane ju nuk e keni dert.
    Iu jan ngurtesuar zemrat, iu esht bere gjaku uj, nuk keni ndenja humanizmi as njerezimi, dhe nese vdisni te till ju pret nje denim i dhembshem.
    Mjer per ata qe pegojojne, genjejne dhe ofendojne muslimanet dhe islamin.
    Allahu e udhezoft popullin ton, dhe i shkaterroft kurthet e armiqeve te islamit.
    Ai eshte qe sheh çdo gje, vetem atij i takon sundimii perhershem.
    Mjer per juve nese vdesni me injorancen tuaj qe e keni brenda.

    Reply to this comment
    • Terri August 2, 21:20

      Po ti Or shqipëfolës që qenke aq trim dhe frigon me të njejtën formë sikurse edhe ai,e ke vendin në siri APO gjetiu vendlindja nuk është në luftë fetare ! Po ti që mbjell urrejtjen ndernjerzore nuk je aspak më i mir se ai!!!Po shporru ti me atë allahun tëndë që e bëtë gati si pronë privat atje ku demagogjia e jote funksionon!Kurse nga unë ti bejshë të fala motres dhe nënes tënde por MOS harro edhe gruajen të cilat i bëtë sikur dele në kupet tuaja!!

      Reply to this comment
  11. Diti August 2, 15:49

    Kete lloje specie duhet ta vras me doren e vete nena qe ka e lindur – kafsha me eger nuk vepron kaq egersisht ,
    Shko ne Kosove dhe jeto me pune e djersen tende dhe jo me vrasje e krime te pafundme .

    Reply to this comment
  12. Terri August 2, 16:40

    Ju jeni turpi më i madhë i tërë popullit Shqiptar! Pjell e kalbet që ndyt luftën e UÇK dhe bënë barazime!!! Mor qelbësirë me fytyrë njeriu por atë që i preve kokën ishte besimtar musliman dhe Ukraine e kishtë në shpirt e në zemë dhe ti flijove në emër dreqit se ai është prijesi yt!
    Ti djegjen pasaporten e një shteti që ishte i larë me gjakun e Shqipëtarit!
    Shporruni njëherë e përgjithmon nga vendlindja se ne Shqipëtarët bijë shqiptari nuk do qajë për ju.

    Reply to this comment
  13. enea August 2, 16:44

    Qe UCK ka bere krime lufte kjo eshte e pamohueshme. Qe UCK ka vrare kosovare te pafajeshem kjo eshte e pamohueshme.

    Keto qe thote ky per UCK jane te verteta.

    Ndersa per islamin kuy konfirmon ate qe islami eshte feja e dhunes.

    FUCK YOU BASTARD!!!

    Reply to this comment
  14. Terri August 2, 16:59

    Atij që i preve kokën Or m… Ishte po ashtu besimtar musliman

    Reply to this comment
  15. KOSOWAR August 2, 17:10

    Ne shqiptaret nuk kemi asgje kunder fese Muslimane ,por jemi kunder terrorizmit dhe ndarjes fetare ,keta terroriste po e ndajne fene muslimane ne dy sekte ,po krijojne ndasi ,neve si popull kurre skemi qene vellezer me muslimanet ,lexone historine se kush kemi qene ne .
    ju lutem mos e merrni ne qafe nje popull se Arabet nuk jane vellzrit tane.
    vellzerit tane jane vetem shqiptaret dhe askush tjeter ,
    ne shqiptaret kurre as miq nuk i kemi patur Arabet e leje me vellezer , Jemi muslimane por nuk jemi eztrem musliman dhe nuk jemi dhe kurre sdote jemi terrorist ,apo Muxhahedine,keta mjekrrosha po i paguan serbia ,qe shtetin tone ta shkatrrojme duke luftuar kunder njeri tjeterit .
    pra eshte koha e fundit qe keta gjihadiste te zhduken nga faqja e dheut ,sepse ne nuk kemi te bejme me ta ,per gjdo gje qe dote ndohe shteti duhet te marre masa qysh tani sa nuk eshte vone ,

    Reply to this comment
    • Muslimani i Sinqert August 2, 18:06

      Ti kosovar thuj veq për veti se nuk i ke vllëzer Arabët ,Mos e përzi 95% Muslimant e Kosoves .Se pejgamberi i Allahut Muhammedi Alejhiselam ka qen Arab pra ti kur ske qen dhe kur se me qen në Shoqeri me Pejgamberin dhe Shehidat ose Muxhahidat Allahu i nderoft kurse ty ja te Udhëzoft Ja ta dhashtë Hakun…Hajt se vjen Ushtrija Islame edhe te ti Mos u tut…Muslimanët janë vllëzer perveq ata që lakmojnë jeten e qufarve

      Reply to this comment
      • Terri August 2, 22:18

        Është mase e vërtet se jemi 95% musliman moderat të cilës ti nuk do ti takoshë kurrë! Pasi qenke me prejardhje Arabe
        ti merr nënën tande gruanä dhe motren dhe ik atje pra në arabi , se ata kanë nevojë edhe për hyrija të këqija!

        Reply to this comment
  16. gjoni August 2, 17:32

    cou o i madhi Skenderbe edhe tregoju vendin ketyre ndyresirave qe po na fyejne gjakun nderin kombin dhe historine tone te lavdishme….

    Reply to this comment
  17. taktil August 2, 19:02

    Duhet qit fare ata qe luftojn kunder ligjeve te kosoves ne kemi kushtetut kemi polici besa edhe ushtria osht e gatshme vetem qeshtje ditesh te aprovohet ne parlament ne skemi nevoj per extremista ata qe shkojn ni luft jasht vendit pa pelqimin e parlamentit ata duhet kapur te gjall si minjet te kuq

    Reply to this comment
  18. taktil August 2, 19:18

    Ne maqin te mishit e kisha gri ket terrorist

    Reply to this comment
  19. Meti/Köln August 2, 20:56

    Pse ky m.., dhe m…. e tjer si ky nuk shkuan ne Veri te Kosoves, qe ta shlirojn vendin e te parve te tyre, qe sot gjindet ne dor te ekstremistve serrb, me siguri qe nuk kan K..E. Kta sjan hiq tjeter veq Qelbesira.

    Reply to this comment
    • Terri August 3, 12:33

      Të lumt goja er meti, po këta frigacak Or meti shkojnë atje për ti shfry epshet perverse të cilat i përjetuan në familjet e tyne se për të shkuar në Mitrovici nuk kanë bythë tek e fundit këtyre nuk i intereson vendlindja se janë pjell Bastarde !
      Kur Populli kosovar vuante nga bombardimet e shkaut nuk u duken kurrë por na doli zot UÇK dhe atdheu (Shqiperia)!

      Reply to this comment
  20. Donika August 2, 21:34

    Me vjen shume keq per popullin shqiptar si jemi katandis keshtu.ZOT NDIHMONA…!!!!

    Reply to this comment
  21. Invader August 3, 08:05

    Sa mire qe dalin keto foto te ketyre monstrave qe ti shohe kushdo qe ka tru e te kuptoje se ku duan ta cojne boten keta qenie qe mos te kene armet ne duar duken tamam si te fotografuar ne spital psikiatrik.

    Reply to this comment
  22. Liri August 3, 12:30

    Keti njeri duhet edhe familien me ja qit prej kosoves!!!!!! E shan skenderbeun ncncnc

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*