“Ce Soir”: Ja kërkesat e Italisë fashiste që Zogu i refuzoi para pushtimit

January 12, 2018 16:19

“Ce Soir”: Ja kërkesat e Italisë fashiste që Zogu i refuzoi para pushtimit

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :

“Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur:

1- Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;

2- Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

3- Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

4- Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

5- Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

6- Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

January 12, 2018 16:19
Komento

7 Komente

  1. Arber I January 12, 17:57

    Nuk i pranoi?! hahaha! Mblodhi familjen xhevahiret dhe ua mbathi: “Merre te gjithe Shqiperine”, i tha Musolinit. “Une po gezoj milionat qe me ke dhene gjate 20 viteve ryshfet nga shitja e saj!”

    Reply to this comment
  2. demo January 12, 19:08

    Jane pikerisht kushtet qe i plotesoi nje per nje Enver Hoxha kundrejt kerkesave Jugosllave ne periudhen 1944-1948. Merri nje per nje te gjitha pikat e kerkeses.Ne te gjitha ministrite shqiptare kishte keshilltare Jugosllave,qe de fakto ishin vendimmarresit.Enver Hoxha pranoi vendosjen e Divizioneve te Ushtrise Jugosllave ne Shqiperi .Perfaqesimin e qeverise shqiptare ne Bote e kryenin Jugosllavet.Kreu i shtetit shqiptar nuk mund te shkonte ne BRSS pa dhene vizen MPJ te Jugosllavise.Ambasadori Jugosllav ne Tirane,nuk ishte anetar i qeverise,por ishte kryetar i qeverise shqiptare I ashtuquajturi Komisjon i perbashket Ekonomik Shqiptaro-Jugosllav,mbikqyrte te gjitha investimet,rruget,ndertimet,portet,etj.Edhe ndihmat e UNRRAS,qe shkarkoheshin ne portin e Durresit,sapo largohej vaporri Amerikan,ngarkoheshin ne vaporrin Jugosllav qe priste ne Rade.,Edhe nje fakt shtese qe(Italianet e paskan harruar) vulosi roberimin ekonomik te Shqiperise ndaj Jugosllavise:Barazimin e Lekut me Dinarin Jugosllav.Ky vendim i qeverise kuislinge te Enver Hoxhes boshatisi magazinat e tregtareve shqiptare dhe e dergoi mallin te gjithe ne Jugosllavi.Ja,pra kushtet roberuese qe Zogu nuk i pranoi,kurse Enver Hoxha i gelltiti te tera.Madje dergoi dhe nje leter proteste Titos,se si ka mundesi,qe Jugosllavia po lidhet ne nje Federate me Bullgarine dhe ka harruar te gelltise Shqiperine,qe duhet te kishte precedence.Ca thone qe luajti bukur,luajti me te medhejte,si superrfuqi,ca thone qe e ndihu fati,qe Stalini u prish me Titon.Po interesat kombetare nuk lihen ne dore te fatit.

    Reply to this comment
    • fuck your tito & demon'serbs January 12, 20:20

      zoti demon !

      Cfare ke shkruar me siper i ke 100% te libri Titistet ku ka mundesi qe ti te kesh qene redaktor perkthimi..
      .
      Ajo qe ndodhi me jugosllavine 1945-1948 ishte levizje e detyruar ne nje kohe qe greku me Churchillin po kafshonte poshte ne jug ( lexo fjalimin e Enverit ne paris 1946 dhe kaq mjafton)
      .
      Marrim rastin me te keq per Enverin:

      Supozojme se do lidhej me Titon ..por ke harruar se ti je nje titist i terbuar sa e quan Josif Brozin; SHPETIMTARIN E SHQIPTAREVE……..

      Na sqaroni ju lutem:

      a je me Enverin qe ja dhjeu Titos

      apo je me Enverin qe do lidhej me shpetimtarin e shqiperise Tito Suma…
      .
      po ta perseris:

      tregohu me enverin kanibal ekstremist eshte e drejta juaj se ke 30 vjet qe ushqehesh me supen e kokallave te tij..por me historine mos luaj….mos shtrembero historine…

      Jepi qezarit ate qe i takon…sipas thenies brilante e analistit grandioz Montanelit qe duhet shkruar me germ ate arta (qe edhe pse e urrente Enver Hoxhes thoshte:)

      Citoj:
      “””””-Shqiperia në fakt
      nuk kishte qenë kurrë e bashkuar
      as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
      U bashkua nën Enver Hoxhën
      i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, …
      ndoshta është më mirë që të mos hetohet
      si i bashkoi.se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
      Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.”””

      Reply to this comment
  3. Arben January 12, 19:40

    Nga 1913 Shqipetaret nuk kane patur me te drejten e mendimit dhe veprimit per fatet e tyre.

    E njejta histori vazhdon edhe sot.

    Reply to this comment
  4. FLUTUROI FLUTUROI ZOGUKURVES January 12, 20:54

    Aurenc Bebja
    ky matjan i “FRANQIZUAR”
    është bërë si urith i disa gazetave
    te vjetra periferike në France
    gjen ndonje rrjesht te dyshimte
    per Zogun e Tij te Florinjte
    i fut ne ‘COPY PASTE” dhe krejt gazetat shqiptare mbushen me “fuck news”.
    .
    Ky po shtrembron historine njelloj si koleget e ti zvarranike Kastriot Dervishi..Dashnor Kaloci..Nevila Nika qe kane 25 vjet qe germojne germe per germe ndonje gabim te Enverit dhe thonë e gjetëm krimin…
    .
    Eshte hera e trete qe matjani Au rrenc po 10000000 – fishon gjasme meritat e ketij “atdhetari” qe ne fakt eshte jo vetem nje zog tradhetari por dhe nje rrote kurvari…..ku mbi 90% e analisteve serioze duke perfshire dhe ambasadorin e atehershem amerikan Zotin Grand qe thone se :
    Zogu e kishte shitur Shqiperine te Italianet te pakten qe nga viti 1936 dhe ky-Palo Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, jo vetëm nuk ishte gati për të pritur me pushkë pushtuesit italianë, por kishte bërë edhe plane me liderin fashist, Benito Musolini, që të largohej i qetë dhe si patriot, për të mundësuar një kthim të shpejtë, pas largimit të trupave fashiste nga Shqipëria.

    Sipas dokumenteve historike që flasin për zhvillimet dramatike të asaj kohe, Zogu jo vetëm nuk ka organizuar qëndresën e popullit shqiptar kundër agresionit fashist, por hyri në bisedime për t’i gjetur një justifikim pushtimit. Sipas kujtimeve të Kontit Çiano, i cili më 1 prill 1938 ishte dëshmitari i nuses në dasmën e Mbretit dhe një vit më pas, më 7 prill 1939 do të kryesonte trupat që pushtonin Shqipërinë, një ditë para pushtimit, Zogu kishte kërkuar një marrëveshje ushtarake dhe një lloj pazari.

    Pas refuzimit të italianëve, arratia e Mbretit ishte arma tjetër në favor të pushtuese, sepse ushtria u demoralizua nga lajmi i largimit të Ahmet Zogut dhe dorëzoi armët. Megjithatë, siç do ta tregonin vitet e mëvonshme, kur Shqipëria ishte në luftë dhe dokumentet arkivore të botuar në librin “Përballë falsifikatorëve të historisë”, ithtarët e regjimit zogist do të punonin, duke bashkëpunuar edhe me gjermanët, edhe me aleatët, për të mundësuar rikthimin e ish-Mbretit Zog në vend, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, plane që dështuan nga qëndresa e PKSH-së, e cila udhëhoqi luftën çlirimtare dhe vendosi regjimin e saj përmbi katër dekada në vend.

    Disa kronikanë të Abaz Kupit dhe adhurues të partisë zogiste, brenda e jashtë Shqipërisë, me propagandën dhe ndërhyrjet e tyre përgatisin terrenin për ta rivlerësuar Bazin si një figurë e madhe “patriotike” me përmasa kombëtare!

    Synimi është i qartë, por ne nuk do të merremi me “legjendat” mbi të, veç do të sjellim disa dokumente që provojnë veprimtarinë e tij tradhtare. Është i njohur fakti se Abaz Kupin e solli në Shqipëri, së bashku me Muharrem Bajraktarin dhe Mustafa Gjinishin, Okël Hilli, drejtuesi i seksionit për spiunazh dhe sabotim (SO2), me qendër në Beograd.

    Për zbarkimin e Bazit në prill 1941, përveç dokumenteve arkivore na dëshmon edhe Xhulian Emeri: “Fronti i bashkuar qe fryt i planeve të hartuara me durim për orë të tëra në sigurinë ekstraterritoriale të legatës britanike dhe në mbledhje konspirative në qoshe të errëta të Beogradit”. Del fare e qartë se nuk ka qenë “patriotizmi i zjarrtë” që solli Abaz Kupin në Shqipëri, por agjentura angleze dhe “qoshet e errëta të Beogradit”.

    Megjithëse Abaz Kupi mori pjesë në Konferencën e Pezës dhe e pranoi platformën e saj politike, ai jo vetëm rrinte me rezerva ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, por pas kapitullimit të Italisë, u largua nga fronti dhe deshi të krijojë partinë nacional-zogiste. Kongresi i Legalitetit, 21 nëntor 1943, shpalli si regjim legjitim regjimin mbretëror, duke theksuar se “Mbreti yni i shpalli luftë Italisë, mobilizoi qëndresën heroike dhe dha shenjën e patriotizmit”.

    Edhe në propagandën zogiste zotëronte demagogjia. Zogu jo që nuk i shpalli luftë pushtuesit italian, por kapitulloi në mënyrë të turpshme përpara ultimatumit të Duçes. Konti Çiano, në ditarin e tij më 1 prill 1939, shënonte: “Duçja aprovon skemën e traktatit…

    Nesër Jakomoni do paraqitet te Mbreti me një skemë të re dhe t’i bëjë të qartë që tani çdo veprim duhet parë me seriozitet, ose të pranojë dhe për këtë të organizojë në Tiranë një ceremoni solemne, ose mos të pranojë të firmosë dhe të enjten në mbrëmje do të shpërthenin në të gjithë vendin rrëmuja, që do të bënin të nevojshme ndërhyrjen tonë të menjëhershme. Kështu do të zbarkonim në të gdhirë të ditës së premte. Në paradite vjen tek unë Sereqi, ministri i ri i Shqipërisë.

    Duke kaluar për në Bari pa përqendrimin e trupave tonë dhe e kuptoi se çfarë po përgatitej, i fola haptazi dhe miqësisht. Tha se ishte dakord, por rekomandoi një përpunim të tillë të aksionit, që të pranohej si nga Mbreti, ashtu edhe nga populli. E çova në pallatin Venecia, ku Duçja e paralajmëroi prerë. Sereqi vendos të niset për në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur Mbretin. Duke kërkuar ndjesë që nuk mund të kthente valutën, mori prej Jakomonit bakshishin e parë prej 15.000 lirash”.

    Zogu jo vetëm nuk ka organizuar qëndresën e popullit shqiptar kundër agresionit fashist, por ai ka hyrë në bisedime për t’i gjetur një justifikim këtij pushtimi, ndërkohë që ministri i tij i Jashtëm e kishte aprovuar plotësisht. Çiano vazhdon kronikën e tij: “5 prill; Mbreti kërkon akoma edhe 24 orë për të reflektuar mirë.

    Për këtë, me anë të një telegrami autograf, Duçja i përcakton si orë skadimi të ultimatumit, orën 12 të ditës së enjte. 6 prill: ora 4, në paradhomë pret një telegram i Zogut për Duçen, ai komunikon vendimin për një marrëveshje abord ushtarak dhe për një lloj pazari.

    I përgjigjemi të dërgojë parlamentarët te Guxoni… Në orën 7.45 fluturojmë mbi Durrës, nuk shihej gjë tjetër, veçse pak njerëz. Një lloj rezistence ishte organizuar, pasi shikoj skuadra barselierësh të qëndrojnë të fshehur pas ndonjë grumbulli qymyri në mbrojtje të portit… Situata është e shkëlqyer.

    Pranova takim me shumë grupe shqiptarësh që më bënë shumë nderime… Lajmi i arratisjes së Zogut në Greqi bëri që të shuhet çdo preokupim për rezistencë në male. Dhe në fakt, ushtarët filluan të kthehen në kazerma, pasi kishin hedhur pushkët në kopshtin e legatës sonë”.

    Të konsiderosh rezistencë “heroike” një inskenim në formën e këtij abordi ushtarak të aprovuar nga pushtuesi, është aprovim i tradhtisë kombëtare të Mbretit Zog. Rezistenca spontane e Mujo Ulqinakut dhe shokëve të tij nuk mund t’i atribuohet “qëndresës” së Mbretit dhe Abaz Kupit, por shpirtit të tyre patriotik. Si mund të bënte thirrje Mbreti për rezistencë, kur bënte planet për t’u larguar mbasi kishte bërë pazar me Guxonin?

    “Vetëm dy gjëra i japin një dridhmë
    shpirtit të zi të këtij njeriu,
    – shkruan gazeta “Tomori” për Zogun
    : paraja dhe gjaku”

    Reply to this comment
  5. demo January 12, 21:42

    Gazeten Tomori e botonte Lef Nosi.Tani ti me ke je ?Me Zogun,apo me Regjentin Lef Nosi?

    Reply to this comment
  6. Giovani delle Bande Nere January 13, 01:52

    Aurenc honoré !!
    .
    Në se ka një ditë më festive në historinë e Shqiperisë ajo ka qënë kur kundershtarë dhe miq te satrapit Zog celebruan

    1-Ikjen si tradhëtar te Ahmet Myhtar Zogollit
    2-“Clirimin’ e Shqiperise nga Italia fashiste dhe tërbimi arriti deri atje sa cuan
    kuroren e Gjergj Kastriotit te Xhuxhmaxhuxhi Viktor Emanueli I Tretë
    .
    Ju lutem mos e bastardo kaq shumë idhullin tuaj me këto pacavure qe nuk I besojnë as vetë zogistët se në vend ti vesh vetullat po I nxjerr sytë
    .
    Nqs nuk e ke lexuar këtë material je I justifikuar në këto rrotkarizime për Zogun por nëse I di qënke një “car wheel”

    Në mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në memorien historike të shqiptarëve, të premten e zezë, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipërinë fqinje.
    Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit
    Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme,
    Zef Kadarja për punët e Brendshme,
    Pertef Pogoni për Arsimin,
    Kosta Marku për Financat, I
    zedin Beshiri për Punët Botore dhe
    Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare.
    Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
    Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
    Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
    Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë;
    Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme;
    Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave;
    Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare;
    Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.

    Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.

    – Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!

    Festimi i evenimentit

    Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë:

    Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij kriminal, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
    .

    Një delegacionnë Romë
    Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:
    Pref. e Beratit:
    Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
    .
    Pref. e Elbasanit:
    Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
    .
    Pref. e Korçës:
    Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
    .
    Pref. e Vlorës:
    Ali Asllani, Kristaq Strati.
    .
    Pref. e Gjinokastrës:
    Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
    .
    Pref. e Shkodrës:
    Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
    .

    Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
    .
    Pref. e Dibrës:
    Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
    .
    Pref. e Tiranës;
    Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
    .
    Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
    .
    Manifestime Popullore
    Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit.
    .

    Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
    .
    Në krahina
    Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.
    .
    Kthimi i delegacionit
    Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.
    .
    Arritja në Durrës
    Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.

    Arritja në Tiranë
    Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
    Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës.

    .Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:
    .
    “Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet.
    .
    Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur.
    .

    Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake.
    .
    Roma shpëtoi popullin shqiptar
    nga thonjtë e një tiranie të zezë zogiste.
    Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*