Cefa: Deklaratat e Naços janë politike, nuk pranohet ndërhyrja e Parlamentit

July 9, 2014 09:31

Cefa: Deklaratat e Naços janë politike, nuk pranohet ndërhyrja e Parlamentit

Vijon debati në distancë mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, i konsideron të paligjshme kërkesat e ministrit Naço për shkarkimin e disa gjyqtarëve, mes të cilëve edhe Gjin Gjoni.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë me deklaratën e djeshme të KLD-së, Cefa e cilësoi propozimin e ministrit të Drejtësisë si një sulmi i paprecedent kundër sistemit gjyqësor.

“Jemi të shokuar nga deklaratat politike të ministrit të Drejtësisë. E prisja një reagim të tillë, për të provuar pretendimet e tij, ministrit do ti duhej një justifikim përballë eprorëve të tij. Dhe ky ishte sulm ndaj sistemit të drejtësisë. Akuzat e Naços janë të pabaza. Nuk mund të pranohet një ndërhyrje të Parlamentit. Do vazhdojmë të veprojmë me shumë përgjegjësi. Reforma nuk sjell asnjë të re, por shkatërron institucionet kyçe. Këto shqetësime do ua bëjmë me dije faktorëve ndërkombëtarë”, tha Cefa.

“E riktheksoj faktin që jam krenar që prej disa vitesh kam drejtuar administratën e KLD dhe kam punuar në krahun e presidentit Nishani”, shtoi ai.

Cefa tha se politika nuk duhet të ndikojë në proceset gjyqësore.

“Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet jashtë çdo ndërhyrje të pajustifikuar dhe paautorizuar. Duhet të ruhet pavarësia e institucioneve gjyqësore, dhe politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. Sjelljet jo etike përbëjnë një problem për të cilët duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Duhet të përpiqemi të ruajmë standardet në ruajtjen e etikës në gjyqësor. KLD krahas masave ndëshkuese për gjyqtarët mban parasysh edhe rastet e shkeljes së etikës. Persona të caktuar të veshur me pushtet publik qoftë edhe gjykatës e prokurorë sillen si të plotfuqishëm, sikur kanë në dorë fatet e njerëzve, kur në të vërtetë nuk është kështu”, theksoi Cefa.

 

July 9, 2014 09:31
Komento

10 Komente

  1. endri July 9, 09:44

    te ju duhet me nderhy ushtria! Si ne lazarat!

    Reply to this comment
  2. genti July 9, 10:06

    Futeni brenda ku I gjeti 2 milion euro

    Reply to this comment
  3. SALI MUSHKA July 9, 10:06

    ik o biri sales e jozefines bandit i qelbur do ti zhgulim rrenjet ku i ke futur o kamikaz i malok i mutit

    Reply to this comment
  4. Dita July 9, 10:35

    PIZHUKU I familjes , ju kan ikur trute – nuk shikojne se jan zhytyr deri ne fyt per vehte – pune langosh pa pik personaliteti – servil eshte fjale nderi per ta quajtur ate por , kriminela sepse cdo dite po e fundosin vendin e po prishin specialistet e rinj dhe do te vazhdoj sa kohe do te mbahen aty .Ky akoma nuk eshte ngritur ne kembe nuk di te eci me kembet e tije .

    Reply to this comment
  5. mentor July 9, 11:00

    Ik mor i degjeneruar dhe i korruptuar.Mashtrues e ktheve KLD ne nje ne nje grup te ristrukturuar kriminal.

    Reply to this comment
  6. P.A.B July 9, 11:21

    I nderuar z Cefa, pa debate e pa nderhyrje:

    ==============

    Statusi i Gjyqtarit —- Neni 29 // Përgjegjësia penale e gjyqtarit

    1..
    2..
    3. Në rastin kur ndaj një gjyqtari jepet autorizimi për fillimin e procedimit penal, ai pezullohet nga detyra derisa të merret vendim gjyqësor i formës së prerë.

    ==============

    Behet fjale per nje mase administrative, qe ne ligj [e llogjike] eshte e parashikuar qarte;nje gjyqtar qe eshte nen akuza PENALE; nuk mund te rrije ne ate post…deri ne nje vendim gjykate te formes se prere.

    * Pse KLD-ja nuk e pezullon z. Gj. Gjoni, ne perputhje me ligjin e statusin e gjyqtarit qe rrjedh nga detyrimet kushtetuese??

    * Per kete jeni krenar?

    Reply to this comment
  7. nastradini July 9, 12:55

    SI MUND TE NDJEHESH KRENAR ME KETE DREJTESI MAFIOZE?

    Qe leshon kriminelet e kerkuar nga Bota me rryshfete per gjykates dhe prokurore?
    Qe shfajeson gjyqtare kriminele dhe sekseret e tyre si feudale mesjetare?
    Qe nuk gjeti fajtor per vrasjet ne Gerdec dhe 21 janarin dhe kuserine ne rrugen e Kombit?
    Qe eshte njesoj si Drejtesia Famekeqe e Enver Hoxhes me gjykatesit dhe prokuroret e saj?

    Reply to this comment
  8. klodi July 9, 12:58

    kambanat po bien per Nishanin, pa grada dhe pa gjykates ben mire te degjoje keshillen e mikut Barroso

    Reply to this comment
  9. rrot k..ri je. July 9, 15:19

    ajduter shkerdhata

    Reply to this comment
  10. Korrigjim .... per Hysen Tabakun .... July 9, 17:01

    S’ka nje vit qe krimineli semure-mendor Ali Bisha e ngriti ne pozite

    kete “verior” floke-xhel per t’a mbrojtur ate dhe famijen e tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*