5 zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion janë liruar në 2 javë

Artur Qoraj January 14, 2014 09:22

5 zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion janë liruar në 2 javë

Drejtësia liron nga qelitë e burgut 4 zyrtarë të lartë brenda gjashtë ditëve. Vetëm dje lanë ambientet e izolimit dy prej tyre, Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës dhe Ylber Zyberi, drejtori i Kufirit Korçë, kurse drejtori Juridik i Bashkisë Kamëz, Atli Hoti, edhe pse në arratisje, fitoi liri nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Më 8 janar, po Apeli i Tiranës, i dha dalje nga qelia edhe kryegjyqtarit të Pukës, Shtjefën Lleshi, për skandalin e korrupsionit të publikuar nga Fiks-Fare, kurse më 30 dhjetor, po kjo gjykatë, mori të njëjtën masë për prokurorin Pëllumb Prençi, ndërsa më parë la në burg sekretaren dhe kancelaren e gjykatës, për “shpërdorim detyre”.

 

Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, la dje në mesditë dhomat e paraburgimit në Burgun 302 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Sapo doli nga qelia, ku e prisnin edhe mbështetësit e tij, Mziu i përshëndeti me dy gishtat lartë dhe tha për mediat vetëm frazën se, “komentet le t’i bëjë drejtësia!”. Treshja gjyqësore që liroi kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre për tenderin 80 milionë lekësh të rrugës Laknas-Valias i Ri, ishte e përbërë nga gjyqtarët Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda. Masa është mbajtur me dyer të mbyllura, kurse jashtë ka pasur dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut që prisnin vendimin. Avokati Genc Gjokutaj argumentoi se Mziu nuk përbënte rrezikshmëri shoqërore ndaj edhe duhej një masë më e lehtë. Kurse prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës së Gjykatës së Tiranës. Pas tërheqjes për vendim, treshja njoftoi verdiktin se masa do lehtësohej në “detyrim paraqitje”. Vendimi u prit me brohoritje dhe parulla nga mbështetësit. Mziu u arrestua muajin e kaluar me urdhër të prokurorisë pas denoncimit të firmës “Gjoka” dhe konstatimit të AKP-së se kishte abuzuar duke i hequr tenderin firmës fituese dhe ia kishte dhënë një tjetër kompanie. Mziu e quajti arrestimin politik dhe disa herë deputetë të PD-së e vizituan në qeli duke i ofruar mbështetje politike. Përveç shpërdorimit të detyrës, ndaj tij rëndon edhe akuza e “shkeljes së barazisë në tenderë”. Mziu doli nga qelia rreth orës 13:00, pas 24 ditësh izolimi.

 

Atli Hoti

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për drejtorin Juridik të Bashkisë Kamëz, Atli Hoti. Edhe pse në arrati, me masë sigurie “arrest në burg” prej një muaji, pasi i fshihej drejtësisë, Apeli dha “detyrim paraqitje” edhe për Hotin. Kjo, pavarësisht se ai nuk u paraqit asnjëherë në dyert e prokurorisë apo policisë. Ai akuzohet për bashkëpunim me kryebashkiakun Mziu në abuzimin me detyrën. Treshja e Apelit pritet të zbardhë vendimin, ku do shpjegojë juridikisht arsyet përse zbuti edhe masën e sigurisë dhe mbështetjen në bazën ligjore.

 

Ylber Zyberi

Ylber ZyberiGjykata e Apelit Korçë, liroi nga qelia e paraburgimit pasditen e djeshme edhe ish-drejtorin e Policisë Kufitare dhe Migracionit në qark, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe favorizim të kontrabandës së mallrave, rreth dy muaj më parë. Në fakt të dyja shkallët e kanë lënë në qeli oficerin e lartë të policisë Ylber Zyberi, ndërsa ky mohoi të gjitha akuzat. Por një revokim mase i avokatit mbrojtës, që kërkoi shpalljen e paligjshme të provave të prokurorisë, bëri që rrjedha e hetimit dhe gjykimit të ndryshojë. Gjykata vendosi dje që përgjimet ndaj Zyberit të shpalleshin të paligjshme, kurse prokuroria këmbënguli se ka prova të tjera për të cilat ish-drejtori duhet të mbahej në qeli. Zyberi u akuzua për kontrabandën e mallrave nga pika e Goricës me një kamion me targa bulgare, që u sekuestrua. Drejtori akuzoi vartësit se e kishin sajuar këtë akuzë dhe se ata ishin të dyshuarit.

 

Shtjefën Lleshi

lleshiShtjefën Lleshit, ish-kreut të Gjykatës Pukë, i akuzuar për korrupsion, i është ndryshuar masa e arrestit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, nga gjyqtarja Zina Sollaku. Ndryshimin juridik e ka bërë Gjykata e Apelit më 8 janar, pas ankimimit të avokatit mbrojtës. Lleshi u shkarkua nga detyra dhe iu la në dispozicion drejtësisë nga KLD-ja për skandalin e korrupsionit të publikuar nga emisioni Fiks-Fare. Ai mohoi akuzat, ndërsa me urdhër të prokurorisë, pas heqjes së imunitetit, u arrestua. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e la në qeli me “burg pa afat” për “shpërdorim detyre”, kurse Apeli zbuti masën në “arrest shtëpiak”. Lleshi u akuzua se mori 500 mijë lekë për lirimin e një të arrestuari në Fushë-Arrëz vitin e kaluar, për t’i ndryshuar masën e sigurisë.

 

Pëllumb Prençi

Ish-Kreu i Prokurorisë së Pukës, përfitoi zbutje të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, nuk e gjykoi masën më 28 dhjetor me grupin e kancelares dhe sekretares dhe dy avokatëve të arrestuar. Më 30 dhjetor, Apeli ka marrë vendimin që edhe Pëllumb prençi, i akuzuar për shpërdorim detyre për skandalin e publikuar nga “Fiks Fare” të hetohet dhe gjykohet me “arrest shtëpie”. Kurse sekretarja Liljana Shkjau dhe ish-kancelarja Meliha Kuka, avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe shoferin i prokurorit të Pukës, Dëfrim Prençi, u lanë në “arrest me burg”.

 

 

 

Artur Qoraj January 14, 2014 09:22
Komento

22 Komente

  1. Mehmet Metaj December 6, 17:26

    Po perse keta Cefat e Llallat nga Librazhdi nje injorant i paditur qe e vuri PD-ja dhe Nishan Bujari qe zgerdhihet si liliput i Sales me 8-vjecare qe s’di te lexoj abetaren do ta bejne shtetin dhe dejtesine tek ne?????!!!!!!, po keta edhe nje fshat ne Librazhd nuk do ti pranonte te drejtonin, a jemi komb e duam te bejme shtet ne pas 101-vjetesh, apo duma te shkojme ne Librazhdin e Llalles ???????!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. fat man December 6, 18:25

    Grabitqari po prezanton hajdutin e rradhes. Me perpara te japin sqarime a e kane proceduar Shrjefen Leshin per prasin qe i zune ne dore, po sic duket te gjithe jane je me nje pras, por me shume presh ne duar, mjere populli dhe lum kriminelet.

    Reply to this comment
  3. As December 6, 20:03

    Prap me komandime. Cefa duhet te jape doreheqien pasi asnje dite s’ka punuar si gjyqtar, ne rast te kundert te lirohet nga detyra

    Reply to this comment
  4. LORA December 8, 16:33

    Ta quaj lajm arrestimin e prokurorit ,sekretares dhe kancelares !!!!!!!Jo kurrsesi.
    Vetem kur te publikohet denimi shembullor i tyre do ta quaj lajm.Vidioja eshte teresisht e mjaftueshme,si proces hetimi dhe gjykimi.Mbetet vetem te ekzekutohet vendimi. TUNG.

    Reply to this comment
  5. shqiptari December 8, 17:34

    jo vetem qe i kapi kamera de kan bere veper penale me me the e te thash po per daljen ne interviste vetem per ket mos i falni se dolen me nje guxim qe poshteruane vete berishet e bashete e metete e ramen me ate qe thane na kercenuan e na dhane paret me zore ku ishet policia dhe nje poshterim se del qe nuk ka qen ne krye te detyres duke rruajture gjykaten e rethit tup

    Reply to this comment
  6. laraska December 8, 18:34

    Pervec vidios, ajo sekretarja duhet te mbaj pergjegjesi edhe per ato akuzat se ishte nen presion. Ka muaj e muaj kjo ngjarje, pse nuk denoncoi qytatarin qe e detyruar te marr leket? Perse nuk thirri policine? Pasi doli nga zyra saj qaytetari dhe kjo mori leket me ‘detyrim’ perse nuk beri kallzim, perse nuk denoncoi rastin? Cfare punonjese na qenkerka ajo kur sdi ti bej balle presionit? Sa raste te tilla ka pasur kur ka marr leke e ‘detyruar’ nga qytatari hallexhi? Jo se intervista eshte vertet, sepse e zeron vidio fjalen e saj, por meqe do te bej te zgjuaren, ta vejne dhe para kesaj pergjegjesie NESE drejtesia do te vej drejtesi dhe jo te bej filma per te terhequr vemendjen dhe kenaqur shqiptaret me nje kocke shprese se gjerat po ndryshijne, jane ‘vetkuruar’

    Reply to this comment
  7. arjan January 14, 09:24

    Ky juristi i Xhelalit mund te kete fituar lirin prej Apelit, por ama duhet marre ne ndjekje penale per fshehje nga drejtesia e ka ligji dhe shmangje nga hetimet, denim me 2 vjet burg

    Reply to this comment
  8. nasruddin January 14, 09:28

    KOMEDIA E DREJTESISE SHQYPTARE E KA ZANAFILLEN TE LSI-JA

    Kur Ilir Metai shpetoi Drejtesise me finte aleat firauni dhe VIDEOJA e Rryshfetit Makabet te pushtetit lakmitar u hodh ne hale per nje cast te vetem. Por kjo KOMEDI qe po luhet tani 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit i ka RRENJET e saj tek FARA e keqe bolshevike qe mbolli Enver Hoxha ne trojet shqyptare ne vitin 1946 qe po vuajne kaq shume sot shqyptaret.

    Reply to this comment
  9. mirush sakajeva January 14, 09:55

    Sali Berisha, tungatjeta,
    vit i mbare 17-ta,
    do fitoje e verteta!

    Reply to this comment
  10. Horri i Bulevardit January 14, 09:56

    E para punes keta nuk jane zyrtare te larte, kur thuhet zxrtare te larte, bota kujton se drejtesia po con para drejtesise Saliun me ministrat e vet.
    Keta jane dora e trete.
    Nastradini ka te drejte kur permend videon e bllokut te zi te Ilirit, se hedhja poshte e atyre pamjeve te qarta, ka bere, qe tani e tutje, kur te marrin parate ne dore zyrtaret e korruptuar, duhet te lajmerojne kryetarin e gjykates se larte, ku ti behet thirrje se , hej shefo, hajde se une sot do marr ca para rryshfet, hajde edhe ti deshmitsr, qe tme kapesh mua, se jam i korruptuar.

    Reply to this comment
  11. EREB January 14, 10:00

    Nuk pati akuza me baze ne rastin e XH.Mziut. Pati nje nxitim per ta burgosur, pastaj per te sajuar faje e shkelje si ai i argjendarise se gruas tij apo favorizim tenderash pa firmen e tij. Kjo tregon se po te tregoi me gisht Ed Rama nuk te mjafton pafajsia. Kjo nuk eshte “drejtesi e Berishes” se po te qe keshtu nuk denohej 2 vjet burg per vrasje djali i Luiza Xhuvanit, deputetes PS.

    Reply to this comment
  12. ganiu January 14, 10:25

    Cudi ne dy rastet e peshkaqeneve te korruptuar vendimin e ka dhene gjyqtarja Zina sollaku, bashkeshortja e dhori sollakut njerit prej atyre qe u prezantua ne krah te te gjatit te PS, kryeministrit aktual dhe qe paraqiti projektin e rilindjes per reformen ne pushtetin gjyqesor. Kjo ishte rilindja… na ishte njehere dhe qe shume shpejt u shua si flaka e kashtes…Po si mund te kete rilindje kur minister drejtesie eshte nje nder kulishet e lirit te floririt qe duhet te shkoje ei pari ne burg? ja pra ky popull jemi ne besojme shpejt, fluturojme dhe pastaj zhgenjehemi dhe ja japim perseri voten kujt.. sali kriminelit sigurisht… ne nuk e meritojme europen jemi popull pa standarte..

    Reply to this comment
  13. panajoti January 14, 11:06

    Me kete drejtesi qe kemi ne jo ne europe nuk shkojme por sigurisht ne k0lumbi’

    Reply to this comment
  14. berzhani January 14, 13:03

    o po mire na i bejne neve …sips kokes dhe festen ………….kur ka dele do kete dhe ujqer ……..dhe populli yn eeshte nje tufe me bagetish i ndare ne dy stane ,ne te majte e ne te djathte ………..Ne nuk mendojme qe ata ujqerit e medhenj ,nuk na han menjehere ,por avash avash …ciremi dhe ulerasim ,per te majtet eper te djathtet ,…..ata ,e kan ne terezi ,ne mengjes bejne sikur zihen dhe ne darke …han epine bashke ..duke qeshur dhe tallur me naivitetin epopullit ./

    Reply to this comment
  15. ben January 14, 13:18

    Nuk do te denohet asnje politikan nga asnjera ane akoma se keni kuptuar qe qeni qenin nuk e ha ?

    Reply to this comment
  16. derdimeni January 14, 13:20

    Sa i shko kollarja Mziut!!!

    Reply to this comment
  17. Ilir January 14, 14:06

    NORMALE TE HUMBUR KETU JANE NJEREZIT E THJESHTE SEPSE HAJDUTAT VJEDHIN E BEJNE SIKUR DENOJNE KORRUPSIONIN.

    GJITHE KY SKENAR ISHTE QE DHORI SOLLAKU TE MERRTE PARATE QE I KISHTE DHENE RAMES PER FUSHATE.

    PSE NUK KA KURAJO POLICIA TA MBAJE NEN HETIM CESHTJEN E TE KAPE SHAH MAT GJYQTAREN KUR MERR PARATE.

    MOS KUJTONI SE ESHTE NDONJE SKEME SHUME E SOFISTIKUAR DHE MOS KUJTONI SE KETO VENDIME MUND TI BEJE CDO LLOJ GJYQTARI.

    E PRA KETO VENDIME I MERR VETEM AI LLOJ GJYQTARI, TE CILIT RAMA NUK KA GOJE TI THOJE, “PSE I MORE”

    UNE NUK E KUPTOJ, KUR ARRIJNE DISA EMISIONE TELEVIZIVE TE KAPIN SHAH MAT TE KORRUPTUARI ME VIDEO, A E KUPTONI SA FUQI KA POLICIA E SHTETIT, PO QE SE VIHET NE SHERBIM TE QYTETARIT???!!!!

    E PRA TE GJITHA KETO GJYQE SHERBEJNE PER TE MBYLLUR DISA BORXHE TE VJETRA TE RAMES.

    Reply to this comment
  18. I irrituari January 14, 14:26

    DERI KUR KESHTU ! PERSE E RREZUAN BERISHEN NJE MILION SHQIPTARET?

    Reply to this comment
  19. Tartufi January 14, 14:58

    I irrituari ,pershendetje
    Ti ke shume te drejte ti pyesesh te gjithe,pse rrezuam nje dhe pse ngritem nje tjeter???
    Ne qe nuk deshem te ngritnim kete tjetrin e dyte,se nuk ka shume ndryshim nga i pari
    na ka gjetur belaja,jo vetem me idiotet por dhe me disa te zgjuar,qe na thone,le ta
    provojme dhe nje here kete ,se ndoshta na ben dicka ne kete zallahi.
    i irituari me te drejte.ky popull duhet ta permbysi me dhune kete statuko,qe ka nje
    marveshje ndrmjet te dyve mashtruseve,per te mjeruar kete popull,ose ndrishe do
    vazhdohet keshtu me zvaritje.

    Reply to this comment
  20. tanino January 14, 15:19

    keto jane rilindasit e famshem qe do rilindin shqiperine ?

    Reply to this comment
  21. nino January 14, 18:24

    te shkretet ata qe kane bere denancimet kush e di cfar i prete ……..te largohen sa me pare se do i gjej belaja

    Reply to this comment
  22. Sonila January 31, 11:03

    Te nderuar kolege te mediave,sot Shtetin po e menaxhojne njerez te koruptuar ne gjyqesor.Kur ne si investigues te realitetit ne drejtesi po perplasemi me kercenime nga me te ndryshmet.Kujt nuk i ben pershtypje per gjuqetaren ina Sollaku,me vendimet e saja krejt te pa bazuara ne ligj,kush e mbeshtet kete perfaqesuese te ligjit si te maliqit,qe po ben buje ne vendimet e mara prej saje.Un personalisht po ndjek nje ngjarje makaber qe beri nje kriminel ne qender te Tiranes,duke qelluar nje te ri jo nje here por shtate here ne trup me thike,ne vende te rrezikeshme per jeten.Prokuroria jep akuzen,per vrasje e mbetur ne tentative me “paramendim”Neni 78/2. Ne arrest me burg,si nje njeri me precedente penale,i denuar dhe me pare,gjyqetarja Zina Sollaku ndryshon masen e arrestit ,ne ate me detyrim paraqitje,si mundet nje kriminel,me rrezikshmeri shoqerore te lihet i lire.Kjo ka ndodhur ne daten 30.12.2013. Nr.Akti 882.Kerkoj dhe sensibilizimin e te gjitheve qe na ndjekin nepermjet kesaj rubrike,sepse vertet duke qene dhe punuar bashke do realizojme ate qe thone dhe eshte e vertete se jemi pushteti mediatik,do te mundohem qe rastin ne fjale do ta coj deri ne bruksel.Respekte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*