Çekia mbështet kryeprokuroren Arta Marku për rihetimin e CEZ

January 19, 2018 21:05

Çekia mbështet kryeprokuroren Arta Marku për rihetimin e CEZ

Ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludvai, i ka ofruar mbështetjen kryeprokurores Arta Marku përsa u përket hetimeve për ÇEZ-in.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Dosja për hetimin e privatizimit të OSHEE nga CEZ, do të rihetohet nga prokurori Ardian Braho.

Atij i ka kaluar kjo dosje, pas hedhjes së shortit.

Hetimi për privatizimin e CEZ është ndjekur nga Alma Brati, por ajo vendosi që në mënyrë skandaloze, ta mbyllte dosje.

Vendimi i Bratit u rrëzua nga Gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Karaj, dhe nga komisioni parlamentar për hetimin e CEZ.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, për të mos mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ.

Tashmë hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga Komisioni Hetimor.

Dosja “CEZ” konsiderohet si një ndër dosjet më të nxehta hetimore, ku janë përfshirë politikanët më të rëndësishëm në vend dhe fëmijët e tyre.(TemA)

January 19, 2018 21:05
Komento

2 Komente

  1. Nje shqiptar January 20, 00:00

    Mjafton te kontrollohet bilanci i CEZ dhe te merret shifra se sa eshte paguar per privatizimin e KESH dhe te krahsohet me shumen e deklaruar qe ka marre shteti shqiptar. Diferenza ndermjet ketyre shifrave perbejne parate me te cilat eshte korruptuar dikush ne Shqiperi.. Pastaj te gjenden perse nuk u paguan taksat etj. etj.

    Reply to this comment
  2. Z/K January 20, 01:09

    Dami,asnji send .Nji fjale gojet.
    Yp xhixhi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*