Çekia tërhiqet: CEZ nuk është kusht për statusin

June 10, 2014 18:45

Çekia tërhiqet: CEZ nuk është kusht për statusin

Tomas Prouza, Sekretari i Shtetit për Cështjet e Bashkimit Europian në Republikën Ceke, në një intervistë telefonike për Top Channel hedh poshtë të gjitha shkrimet në media, duke i cilësuar ato spekulime në lidhje me statusin e Shqipërisë.

Sipas tij, Repubika Ceke nuk do bazohet në një çështje të vetme tregtare për statusin e Shqipërisë, por do shohë progresin e bërë nga Shqipëria.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë, është një speukulim i medias dhe realisht mbeta i habitur kur pashë këto spekulime sepse qeveria ende nuk e ka diskutuar çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, kjo do të diskutohet javën tjetër. Pra, nuk ka pasur asnjë diskutim të këtij lloji. Nuk mund ta imagjinoi që qeveria do ta mbështesë vendimin e saj në një çështje të vetme tregtare, por ajo që do të bëjmë është të shohim hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në 6 muajt e fundit: si ka ndryshuar situata, sa mirë janë zbatuar ligjet, cili ka qenë progresi në drejtësi dhe pika të tjera. Pra, ne do të shohim këto çështje dhe nuk do të merremi me një çështje të vetme tregtare”, shpjegoi Prouza.

Përsa i përket negociatave mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ, Sekretari i Shtetit për Cështjet e Bashkimit, thekson edhe njëherë se ky nuk është kusht i Pragës për statusin e Shqipërisë.

“Nëse çështja do të ishte zgjidhur muaj më parë, do të ishte në interesin e gjithësecilit, por ky gjithsesi është një vëzhgim i përgjithshëm, nuk është një kusht që ne po e vlerësojmë për çështjen e statusit kandidat. Jemi në dijeni që ka bisedime mes palëve, por këto bisedime janë mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it dhe jo mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë çeke”, deklaroi Tomas Prouza.

Por, a ka bërë Shqipëria progres në muajt e fundit për Repulikën Ceke? Prouza shprehet: “Ajo çfarë Komisioni Europian ka komentuar shumë pozitivisht në raport lidhur me progres-raportin ishte e rëndësishme. Si vendi ka ecur përpara, si është zbatimi i ligjit, si shteti mbron të drejtat e individëve dhe të kompanive. E gjithë kjo është pjesë e tablosë përfundimtare. Nga ajo që ne kemi parë dhe raporti që kemi lexuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri është bërë shumë progres dhe ky është një lajm i mirë.”/

June 10, 2014 18:45
Komento

5 Komente

  1. Pëllumb zaimi June 10, 20:25

    Mediat spekulative e bëjnë dhe gomarin me barrë!? Si p.sh tipi “55” i medias? Ndersa “mediat gojore” si puna e saliut bejné me barrë aeroplanët dhe e shpien Shqipërinë në planetin e çadrave pistoletë!? Mos e besoni po deshët qe nuk ka nje planet te tillë? Té gjithe planetet rrotullohen rreth mendjes se saliut! Sapo te thotë “po e po”!??

    Reply to this comment
    • anima June 11, 10:06

      Per mua ky eshte shembulli me i mire i keq-informimit idiot ne shtypin shqiptar…qe pa e kuptuar shpesh ben dicka totalisht anti-shqiptare.
      Kjo mund te parafrazohet pak a shume keshtu ….”-marrja e nje sinjali dashakeq (diku), interpretimi i tij jashte kontekstit dhe trumbetimi pastaj nga gjithe media shqiptare si lajm i mirefillte. Me pas citimet ne media te huaj (shpesh bazuar nemedian shqiptare) merren si faktim dhe vertetim i profecise se atyre qe nuk kane asnje interes nga zhvillimi i shqiperise – shumica e ketyre i kemi madje bash ne shqiperi.
      Kushdo individ me 2 pare mend ne koke e kupton fort mire se marredheniet diplomatike me se vendeve nuk mundet kurre te katandisen ne interesa meskine te kesaj apo asaj biznesi privat apo per kaq apo aq qindra miliona euro. Padyshim qe keto jane shume te rendesishme por nuk mund te sherbejne aresyen per te vendosur veton. Kuptohet qe CEZ eshte shume e interesuar qe te beje presionin maksimal ne Shqiperi si dhe ne Ceki dhe te perpiqet te perfitoje. Sic kuptohet qe ka grupe te caktuara interesi politiko-mafioz qe ju intereson shume demtimi i interesave te shqiperise ne kete moment.
      Ta zeme se nje sinjal/lajm i tille per gjoja pozicionin e Cekise per marrjen e statusit nga Shqiperia vjen ne redaksi – pozicionimi i pare i cdo redaksie normale dote ishte te merrte informim zyrtar nga qeveria shqiptare dhe ajo ceke/ambasada ceke ne tirane. Nese ambasada ceke apo ato zyrtare ceke do te aprovonin nje lajm te tille ose mund te mjaftohej me citimin e ketij fakti ose kjo duhej shoqeruar me nje fushate sensibilizuese ne vend lidhur me kete trajtim fyes e ofendues per nje vend pasi pozicionimi te tilla ne fakt cojne ne kriza diplomatike shpesh mjaft te gjata. Kjo per mua do te ishte mbulimi me i mire i ketij jo-lajmi.
      Shtypi shqiptar ka te bere per mua te kunderten – per aq sa une e kam ndjekur asnje gazete nuk i eshte referuar burimit te nje lajmi te tille (pra per gjoja kushtezimin Cek per statusin shqiptar me ceshtjen e CEZ) dhe ca me pak te analizoje se kush mund te jete pas ketij lajmi. Se dyti kane mbushur faqet e para online dhe ne shtyp e TV me kete lajm idiot e te paqene (ose te pakten Lajm nga CEZ apo PD) duke e kthyer ne sencacionalizim e rradhes e dizinformim te publikut. Nga sencacionalizimi i tij deri tek kthimi ne “fakt” dhe me pas ne nje “profeci” vete-permbushese nuk ka kalon shume kohe – dhe nese Shqiperia nuk e merr statusin do te kemi gati edhe fajtoret qe gjithmone nuk kane te bejne me ne por me te tjeret apo me Qeverine aktuale.
      Se fundi une e kuptoj shume mire pozicionimin dhe motivin e gazetave/mediave berishiane dhe ato Tabloid ne keto lloj aferash dhe per te permjere gjithcka ne Shqiperi – por ajo qe eshte shqetesuese eshte rendja e medias tjeter dhe asaj qe konsiderohet si “normale” e “paanshme” ne kete loje te rezikshme sensacioni dhe Histerie kolektive!

      Reply to this comment
  2. info analitike June 10, 20:35

    Nuk eshte faji i mediave kesaj here sepse ka pasur deklarata per shtyp qe linin pak vend per tu keqkuptuar.
    Thjesht ceket po perdorin me teper diplomaci duke e justifikuar qendrimin e tyre me analizen e progresit te bere nga qeveria Rama.
    Deklaratat e para mbi mohimin e statusit per arsye te CEZ-it ishin shume brutale dhe tingellonin me te vertete keq ne veshin e kancelarive europiane ndaj dhe u ndryshua strategjia duke zgjedhur nje qendrim me diplomatik.

    Reply to this comment
  3. Drini June 10, 23:04

    Sugjerim redaksise se dites: Mos u vini te njetin titull me gazetat e tjera artikujve te botuar ne gazeten tuaj.
    Cekia terhqet tema, cekia terhiqet ju , cekia terhiqet shqiptaraj. Ne fakt ky titull nuk perkon fare me cfare lexon ne artikull. terhiqet do te thote ka marre nje vendim dhe me vone e anullon kur ne fakt ministri cek thote nuk kemi marre nje vendim ende dhe cez nuk mund te jete i mjaftueshem si arsye per te blllokuar statusin e shqiperise.Titulloni me kujdes.
    Falemnderit

    Reply to this comment
  4. lili June 11, 06:20

    Cekia eshte shtet edhe ka avokate:cez la aq shume mekate sa as nje qeveri si qeveria ceke nuk mundet me ndihmuar para nje gjykate,po fale idiotise se pales shqiptare e cila nuk therret klientet e cez-it me depozituar PADI,cez prape do na ‘korre’ mire edhe nje here,sigurisht me bekimin e politikaneve qe cez paguan ne shqiperi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*