Çelësi i përgjigjeve të sakta për testet e lëndëve me zgjedhje

June 21, 2018 14:22

Çelësi i përgjigjeve të sakta për testet e lëndëve me zgjedhje

Pranvera Kola

Pak orë pas mbylljes së provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2018, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe çelësat ku evidentohen përgjigjet e sakta për të gjitha lëndët që maturantët kanë dhënë dje si provime me zgjedhje.

Sikundër ndodh edhe me provimet e tjera të detyruara, rezultatet kaluese në testimet me zgjedhje janë vendimtare, jo vetëm në mbylljen me sukses të studimeve të shkollës së mesme, por edhe në vijimin e mëtejshëm të garës për të fituar të drejtën e ndjekjes së universitetit në një nga programet e preferuara. Për katër orë me radhë maturantët kanë plotësuar 40 pyetjet finale për të dy testet me zgjedhje.

Për të qenë kalues në të secilin prej këtyre testimeve, maturanti duhet të sigurojë me përgjigjet e dhëna detyrimisht 8 pikë, nga 40 pikët totale me të cilin vlerësohet maksimalisht secili test.

Maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë këtë nivel pikësh, duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish provimin e mbetur.

Për të orientuar maturantët në lidhje me pikët që mund të marrin në provimet me zgjedhje, në vijim të shkrimit gjeni përgjigjet e sakta për testet e disa lëndëve me zgjedhje.

Konkretisht bëhet fjalë për çelësin e përgjigjeve të sakta për gjuhën angleze, ekonominë bërthamë, filozofinë, sociologjinë, historinë bërthamë, gjeografinë bërthamë kiminë bërthamë, biologjinë bërthamë, fizikën bërthamë, psikologjinë, letërsinë, matematikën, teknologjinë bërthamë si dhe qytetarinë.

Ndërsa pjesën tjetër të lëndëve i gjeni të detajuara në faqen online të QSHA-së. Tashmë janë përzgjedhur dhe trajnuar mësuesit që do të kryejnë procesin e korrigjimit të testeve me zgjedhje përgjatë ditëve në vijim në të gjitha qendrat e vlerësimit të ngritura nga MASR.

Sipas skemës së korrigjimit, për pyetjet me alternativa, korrigjimi do të bëhet me 0 dhe 1 pikë. Maturanti merr një pikë kur ka rrethuar përgjigjen e saktë.

Vlerësimi me 0 pikë bëhet kur nuk është rrethuar asnjë alternativë, kur është rrethuar një tjetër dhe jo përgjigja e saktë (përgjigje e gabuar), kur janë rrethuar dy ose më shumë alternativa, i është vënë kryq një rrethimi ose përbri ka shënuar gabim dhe rrethon më tej alternativën e saktë.

Ndërsa për pyetjet me zhvillim mësuesit do korrigjojnë me kujdes çdo përgjigje të nxënësit edhe në rastet kur ka ndjekur rrugë tjetër nga ajo e përcaktuar. Secili test me zgjedhje përmbante 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë, si dhe 10 kërkesa të tjera janë me zhvillim dhe do vlerësohen me 30 pikë.

Anglisht

Ekonomi berthame

Ekonomi e thelluar

Filozofi

Gjeografi berthame

Gjeografi e thelluar

Histori berthame

Histori e thelluar

Letersi e thelluar

Psikologji

Qytetari

Sociologji

Biologji berthame

Biologji e thelluar

Fizike berthame

Fizike e thelluar

Kimi berthame

Kimi e thelluar

Matematike e thelluar

Teknologji berthame

Teknologji e thelluar

 

 

 

June 21, 2018 14:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim