Çelet viti i ri shkollor, 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

September 17, 2018 09:12

Çelet viti i ri shkollor, 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

 

Rreth 480 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor, prej të cilëve 32 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas. Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet. Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“U bëjmë apel qytetarëve të evitojnë përdorimin e automjeteve. Prindërit të përdorin transportin publik për të shoqëruar fëmijët e tyre në shkolla”, tha Erjon Ahmeti, shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

l.h/ dita

September 17, 2018 09:12
Komento

1 Koment

  1. Ruzhdi September 17, 10:56

    Nostalgji!

    Oh c’po me kujton titujt e shkrimeve ne gazeten “Kukesi i Ri”, ku me tituj te tille shkruanim ne fillim te viteve 80-te: 32 mije nxenes e studente nga rrethi i Kukesit ulen ne bankat e shkollës!

    Atehere rrethi i Kukesit, perfshi edhe Hasin kishte 100, mije banore!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*