Celibashi: Gramoz Ruçi më propozoi për të kandiduar në Fier

Redaksia Online March 7, 2013 12:03

Celibashi: Gramoz Ruçi më propozoi për të kandiduar në Fier

Ilirjan Celibashi nuk e “spostoi” Gramoz Ruçin nga Fieri, madje ka qenë vetë ky i fundit që e ka propozuar kandidaturën e tij për deputet në këtë qark. Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Celibashi hedh  poshtë pretendimet e disa figurave të maxhorancës se kryetari Rama e ka zëvendësuar Ruçin me ish-kryetarin e KQZ-së, duke e kandiduar në qarkun e Fierit. I pyetur se përse në këtë qark, Celibashi thotë se ka qenë një ide e Gramoz Ruçit, për shkak se ai ka punuar rreth gjashtë vite si gjykatës në këtë rreth. Celibashi thotë se Ruçi do të jetë sërish i pari në qarkun e Fierit. “Jam i nderuar dhe më vjen mirë që do të jem me z.Ruçi në një ekip”, thotë Celibashi.

Gjithashtu, Celibashi është përgjigjur edhe në lidhje me mundësinë e përballjes me kunatin e tij, Fatmir Mediu, në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ka qëlluar që Mediu të jetë kunati im, por kjo s’më ndalon të kem bindjet e mia politike”, tha Celibashi.

 

Redaksia Online March 7, 2013 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*