Celibashi: Kemi presion për punësime, por do mbrojmë profesionalizmin

Redaksia Online November 10, 2013 12:04

Celibashi: Kemi presion për punësime, por do mbrojmë profesionalizmin

Ilirian Celibashi, ministër për marrëdhëniet me Parlamentin, shprehet se bashkëqeverisja mes PS dhe LSI-së i ka kaluar pritshmëritë, në kuptimin e bashkëpunimit dhe shuarjes së dallimeve që kanë patur në të shkuarën. Në një intervistë për “MAPO”-n, Celibashi thotë se këto 50 ditë të qeverisjes kanë treguar më shumë se bashkëpunim ndërmjet forcave politike që përbëjnë këtë koalicion qeverisës.

Celibashi thotë se qeveria është e vendosur t’i çojë deri në fund reformat, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës. Ndërsa në lidhje me lëvizjet në administratë, Celibashi thotë se ai nuk është proces që ka për qëllim shuarjen e etjes për punësim të militantëve. Ai shprehet se presioni për punësim është i madh, por përzgjedhja synon te profesionalizmi.

“Më duhet të them që nuk ka një proces lëvizjesh në administratë, i cili konsiston si një shuarje e etjes për punësim të militantëve, apo mbështetësve të dy forcave politike, PS dhe LSI. Është një proces i cili synon të ndryshojë në administratë atë pjesë që jo vetëm ka qenë thellësisht politike dhe vepruese vetëm në përmbushje të interesave politike të shumicës qeverisëse së shkuar, por edhe e paaftë profesionalisht. Do të gënjenim nëse nuk do të pranonim që ka një presion shumë të madh për punësim, por nga ana tjetër është po kaq e vërtetë që në këtë proces ne po përpiqemi të nisemi nga principe që lidhen me profesionalizmin dhe interesin publik. Është një proces shumë i vështirë, por besoj që do të jemi në ekuilibër midis interesit politik dhe atij publik”, thotë Celibashi.

Redaksia Online November 10, 2013 12:04
Komento

9 Komente

  1. geno November 10, 12:40

    O Qelibash, ti tall menderen or mik, se ti nuk ke qendruar asnje dite pa pune ne cdo pushtet, madje edhe ke ne poste e zyra te larta ku behen miliarda edhe dashnoren e qenit e te maces, ndersa po te pyesesh ata militant qe kane sakrfikuar shpirtin dhe jeten per PS, do zbulosh se qajne per koren e bukes, nderkohe qe ti u bere minister e deputet i PS pa dale asnje dite ne asnje proteste, por duke punuar drejtor jurdik tek Irfan Hasanbelliu ku je edhe sot e kesaj dte dhe paguhesh me 5000 euro ne muaj, plus qe je keshilltra jurudik edhe ne kompniate e Samir Manes e te tjereve. Qwelibash, kunati i Fatrmir Gerdecit, mos luani dhe mos u tallni me buken e gojes se militanteve dhe per me teper me sedren e tyre se do tu futet helli ne byth

    Reply to this comment
    • ben November 10, 18:00

      Militanteve injorante qe dalin e protestojne neper sheshe nuk i takon vend pune. Vendi i punes vetem me konkurs.

      Reply to this comment
  2. xhike November 10, 12:42

    cfare profesionalizmi flet z celibashi

    ku eshte profesionalizmi ne emerimet e koco kokedhimes ne sr

    Reply to this comment
  3. Tusha November 10, 13:23

    PO jemi dakord me ato qe thoni,por qe ta regjistrosh emrin ne inxhinieri sidomos ne ate politeknik qe eshte i njohur per ngarkesen e madhe ne matematike e fizike megjithse ke patur matematiken 5 apo 6 ja ke gjetur anen apo nuk ke mbyllur dot as vitin e trete duke mbetur student i perjetshem te zesh pune dhe nje ish nxenes e student me mesatare mbi 9 mbaron shkollen rregullisht edhe masterin e shkencave dhe i ofrohet vend per teknik ekspres kafeje vetem ne Shqiperi ben vaki.Se kunati i deputetit punon si i tille dhe akoma shoferi i drejtorit te elektrikut (ishit) blen diplome dhe punon Inxhinier elektrik ma ha mendja se duan nje drejtim…

    Reply to this comment
  4. Dike Mullai thote- November 10, 14:11

    “…qe ne kete proces ne po perpiqemi te nisemi nga principe, qe lidhen me profesionalizmin dhe interesin publik.”(?!) Nuk ju mjaftuan 8 vjet ne opozite per t’i percaktuar keto principe? “…kjo shumice qeverisese e dale nga zgjedhjet e 23 Qershorit eshte e kompaktesuar dhe uniforme ne te gjithe performancen e vete te deritanishme.” Mendoj se Aleatja LSI ka EPERSI per faktin se ka mbajtur ‘nje dore ne REVANI e tjetren ne BAKLLAVA! Fakt i hidhur por RAL.

    Reply to this comment
  5. ermali November 10, 18:19

    o Celibash ske faj se u bere minister pa asnje lloj kontributi ne PS

    Reply to this comment
  6. demokrati November 10, 20:05

    ne kukes nuk po shohim emerime profesionale ,siq po flitet po tentohet te behen emerime mediokre dhe ne fshehtesi

    Reply to this comment
  7. ING Fier November 11, 08:29

    C,jane gjithe keto demagogjira qe po thua o Celibash,po psee mo nga aftesia i keni emeruar keta drejtora ketu ne Fier eee.Mos me kete lloj komunikimi se nuk i hidhni dot popullit hi syve,se e provuan ata koleget tuaj te PD kete lloj komunikimi dhe e provuan si u doli.Njerezve u flisni ne sy,sic u folet kur kerkuat voten,jo kshuu si skutha qe po i caktoni drejtorat nga tavolina kafenesh.Dhe te dini qe keni diskretituar figuren e PS me keta drejtora qe po vini ju e LSI bashke.

    Reply to this comment
  8. Mark uk November 11, 08:51

    O Cilibashiiiii kjo tregon se gjat fushates ju keni premtuar militantve per vende pune.Kush I ha kto dokrra qe thuani.Normale se te gjith nuk do keni mundesi ti knaqni I perdoret ne demostrata te dhunshme ju tash nuk ju keni faj sepse I keni paguar me lek ne dore sic ju kemi pare te gjith.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*