“Celine Dion është ndarë nga jeta”

October 31, 2013 22:26

“Celine Dion është ndarë nga jeta”

“Celine Dion është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik ajror”. Ky ishte lajmi qe u përhap fillimisht dhe më pas u rikonfirmua nga CNN, të cilët krijuan dhe diçka për të kujtuar këngëtaren  , ku shkruhej :”U preftë në paqe Celine Dion e cila ka jetuar nga 1968-2010.” Dhe pikërisht ky ishte ai që vulosi për fansat e saj vërtetësinë e këtij informacioni.

Por, Celine nuk e ka toleruar një thashethem të tillë dhe ditën e djeshme u shfaq në NBC Todays ku promovoi dhe albumin e saj më të ri të quajtur “Loved me Back To Life”, i cilësuar si një titull ironik dhe me të drejtë.

Pasi ka performuar disa këngë u shfaq në emisionin e Jimmy Fallon në “Late Night” për t`ju përjgigjur një sërë pyetjesh , por edhe për të hedhur poshtë këto gënjeshtra dhe kjo nuk është e para herë që Celine përballet me të tilla thashetheme.

Disa kohë më parë u përhapën fjalë se ajo ishte ndarë nga jeta pas një aksidenti rrugor. Fansat nisën të statuset e tyre ku shprehnin dhimbjen dhe keqardhjen që ndjenin por nuk kaloi shumë dhe krijuesja e hitit ` My Heart Will Go On` u paraqit e revoltuar pasi nuk mund të kuptonte se si njerëzit mund të ishin të aftë të shpifnin të tilla gjëra.

Gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ajo përfundoi intervistën me Jimmyn, u ndje e përkrahur nga fansat e saj të cilët po e presinin jashtë derës duke i kërkuar me ngulm autografe dhe fotografi. Si një person i dhënë pas personave që e mbështesin Celine Dion kaloi disa minuta së bashku me ta. Por ajo nuk është e vetmja e famshme që ka rënë pjesë e të tilla thashethemeve, tek të tjerë mund të rendisim: Eddie Murphy, Britney Spears, Justin Bieber dhe Kanye West.

October 31, 2013 22:26
Komento

5 Komente

  1. Arben Mezini November 1, 12:32

    Tani qe Po shkruaj me dridhen Duart ,sot ne Mengjes tek Programi Aldo Klan,e degjuam te kendoje me Francezin,ju lutem me me delikatese qofshin dhe te Verteta te tilla Lajme,Faleminderit simpantizanti Gazetes suaj.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi November 1, 13:20

    Menyra te poshtra mediatike per te shitur lajme dhe per te rritur degjimin apo leximin? Këto veprime nuk e rritin psestigjin e medias. Nje media e tille do te gjendet nje dite ne poziten e atij cobanit qe therriste kot “ujku,ujku” dhe kur ujku vajti me te vertete nuk e besonte më njeri. Bashkohem me zemerimin e kengetares c.dion.

    Reply to this comment
  3. [email protected] November 1, 13:53

    akoma po me dridhet leshte por nuk marr vesht ne cilen pjese, mendo ja kane bere dhe saliut kete shaka, po at here u gezuam pa mase ,cudi si eshte puna e te ndjerit per tjetrin,ne fakt thone qe ketyre u zgjatet jeta mire per celin po ky maskariaji tone si tia bejme

    Reply to this comment
  4. Marin November 1, 21:54

    Pse shqetesoheni? Jetegjati nuk behet jeteshkurter se duan xhelozet.

    Reply to this comment
  5. temporary November 3, 04:26

    Ai qe I uron vdekjen qofte dhe me shaka tjetrit shkofte perpara ti shtroj tapet dhe ta prese si qen te dytin I cili do vdese kur te kete thene zoti e jo kur cakton zemra dhe mendja mizore e qenerve.Zotin dhe vendimet e tij nuk mund ti blini si votat as diten e vdekjes ne tefterin e madh se fallsifikoni dot.QE kur lindim te gjithe jemi denuar me vdekje dhe e kemi ne balle te shkruar por se kur dhe ku do e marrin ate plumb o semundje askush se di.Ketu ku po rropatemi jemi mysafir per ca vjet jun rren mendja ne mendoni ndryshe.tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*