Ballkani Perëndimor në BE si zëvendësim për Turqinë?

April 19, 2018 11:45

Ballkani Perëndimor në BE si zëvendësim për Turqinë?

 

Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.

Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushtohet të enjten (19.04) rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë.

Por “Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, kjo është më pak se në Hesen (një land gjerman jo shumë i madh, shën.red.) Ndërkohë që 80 milionë turqit arrijnë 8 herë më shumë, 2100 miliardë dollarë.”, shkruan Deutsche Welle.

FAZ i kushton vëmendje edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

“Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtete me shumicë myslimane si Shqipëria.”

Para pranimit të Ballkanit Perëndimor duhet reformuar BE

Po të enjten gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment të saj me titull “Aspak nxitim” vëren se sigurisht që askush nuk ka kundërshtim që të lidhen me BE vendet e Ballkanit Perëndimor, por… të paktën kësaj here nuk duhet nxituar. “Raundi i parë i zgjerimit me vende europianolindore e qendrore ishte i duhuri dhe pasoja e detyrueshme e tejkalimit të Luftës së Ftohtë. Por që atëherë u diskutua fort, nëse pranimit të anëtarëve të rinj duhet t’i paraprijë më parë thellimi i unionit europian. Në zgjerimet e mëvonshëm në mënyrë fatale u mbyllën të dy sytë…Tani Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e presidenti francez ka marrë pozicion të fortë: Së pari duhet të reformohet BE. Ai ka të drejtë, përmbajtja duhet para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Duhet menduar me kreativitet për hapat e ndërmjetëm.”

a.s/dita

April 19, 2018 11:45
Komento

6 Komente

  1. MH April 19, 14:54

    Nji politike e bazura ne inetrresat fetare asht e deshtume aq ma teper kur mendohet penges ne anetaresimin e BE te shteteve si Shqiperia me shumice myslimane.Kur ne kete sebep e merr fjalen Hungaria.Qe po ti thuesh nji hungarezit.Qe je Hungarez..Jo,ta thote me te madhe.Nuk jam hungarez.Po, jam Maxharr.Shkurt:Kokrra e magarit.Popujt nuk ka kush ti shuajn sot.Pervec armes berthamore.
    Bukur politike!
    Po marrim anen e kundert.Nuk po pranohemi ne BE se jemi mysliman.Pse te mos lidhemi me lindjen qe nuk e ka kete marifet politike fetare.E mu ne zemer te BE gjeografikisht te vendosen baza ushtarake berthamore,ruse apo kineze.Kur vite ma pare Italia prishin gjumin dhe gjithe rehatin e dites per antenat e Shijakut qe i mori per baze raketash origjinal si donkishoti per mullinjet e eres si kundershtar perbindesha.Ndaj BE edhe pse teper e plakun me eksperienca te shumta nuk duhet luajtur si adoleshente sikur hap syte separi dhe shef.Keto levizje bythesh te shteteve te Europes shkaktohen vetem nga racizmi i nacionaliteteve te shteteve Europianeqe ne aparence tregohen aspak raciste po teper human.Nga kane shpikur dhe te fameshmin e te drejtave te Helsinkit.

    Reply to this comment
  2. shushica April 19, 16:49

    MH ,do te mjaftonte nje vizite e Xi Jiping ne Tirane ,jo me bazat ,dhe BE ,me urdherin amerikan do te na pranonte pa kushte .Ashtu sic jane pranuar te gjithe te tjeret ,ish frankiste ,salazarste ,ish kolonele te athines ,ish komuniste te lindjes pa asnje kusht .E rendesishme eshte vetem gjeoplitika .Gjerat jane me te thjeshta .Serbia dhe Mali i Zi hapin bisedimet para nesh se jane sllave dhe hija ruse rri mbi koke .Perse te mos e kthejme edhe ne hijen e ish miqve kineze….Dhe mendo .,Mali i Zi ,nga i pari tek i fundit 20 vite jane marre me kontrabande ,nderkohe qe Serbia ka realizuar krime te nivelit nazist .

    Reply to this comment
  3. katarakti April 19, 17:31

    Me duket se jemi shume te vonuar. Askush nuk na do. Askush nuk ka nevoje per ne. Rusia ka Serbine ne rajon. KIna i ka hedhur kthetrat ne Greqi ku ka blere gjysmen e portit te Pireut dhe aspiron te bleje edhe disa ishuj greke. Qe t’i kete si baza dhe depo presioni ndaj BE-se! Neve, per fatin tone te keq, na do vetem ish armiku yne shekullor – Turqia. Dhe ajo na do per te ngritur ne Shqiperi nja 1000 xhami te tjera. Per ta kthyer Shqiperine ne nje Turqi te vogel, si nje lloj platzdarmi kunder Europes. Prandaj, me keqardhje e them, se duhet te rikthehemi te koncepti i “mbeshtetjes ne forcat e veta”! Ose e thene edhe me shqip:” I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Pra t’i heqim syte nga BE_ja, Kina, Rusia dhe Turqia. Dhe te punojme te bejme Shqiperine. Vetem atehere edhe te tjeret do te na duan dhe do te na respektojne. Nuk ka rruge tjeter. Se dihet se lypsarin qe troket ne çdo dere, asnje dere nuk gjen te hapur.

    Reply to this comment
  4. Epo kjo pune April 19, 19:21

    te befsha topin mu ne BE, ne duhet te lidhemi fort edhe me investime me SHBA… c’na duhen te tjeret…

    Reply to this comment
  5. Paul Tedeschini April 20, 09:49

    ISLAMI asht nji KULTURE E KUNDERT me KULTUREN EUROPIANE, ku njena èperjashton tjetren. Te gjithe kinezt jetojne si europian. Vetem arabt e turqit nuk jetojne si europiant.

    Disa e kuptojne Europen si nji dhome ku po ti hapish porten futesh mbrende.
    Jo zotni!! Te futesh ne shtepine e tjetrit, duhet te jeshe si ai ose duhet ti pershtatesh.

    Kush prej jush fute ne shtepine e vet çdokend qe i troket ne dere?!

    Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.
    “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ .
    “….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Ré me nji etje të vrullshme per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të ré me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor.
    Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perëndim….“.

    Reply to this comment
  6. Hammerhaituri April 20, 19:04

    MH kjo puna e Lindjes dhe Kinezve eshte si puna e nuses qe per inat te vjerres…..Nuk ka rruge tjeter vec Europes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*