Çelja e negociatave, Rama: Opozita po luan me zjarrin

December 29, 2017 11:40

Çelja e negociatave, Rama: Opozita po luan me zjarrin

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët bëri bilancin e qeverisë së tij për vitin 2017.

Rama tha se Reforma në Drejtësi ka bërë hapa përpara, por ka ende punë për të bërë. Kreu i qeverisë nuk kurseu dhe akuzat ndaj opozitës duke thënë se është ajo e cila nuk po bashkëpunon për çeljen e negociatave.

“Nuk jemi të gjithë në një zë për çeljen e negociatave, pasi opozita po luan me zjarrin, duke u kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të qartë dhe të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç për historinë tonë. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe për PS, por çelen për Shqipërinë. Negociatat janë përgjegjësi për të gjitha palët”.

Në këto 100 ditë të para ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, në 6 mujoni e parë të 2018. Nuk jemi të gjithë në një zë për çeljen e negociatave, paso opozita po luan me zjarrin, duke iu kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të qartë dhe të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç për historinë tonë. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe për PS, por çelen për Shqipërinë. Negociatat janë përgjegjësi për të gjitha palët.

Në këto 100 ditë kaluam një moment shumë të vështirë për shkak të fatkeqësitë natyrore. Këtu dua të nënvizoj po ashtu se pasi ka mbaruar kriza dhe pasi përmendja dhe sytë e kamerave tuaja janë drejtuar në tema të tjera të aktualitetit, kemi vazhduar dhe vazhdojmë procesin e riparimit të pasojave të asaj krize në të gjitha zonat e prekura nga uji. Ndërkohë që po punojmë edhe për një plan afatgjatë investimesh qysh në vitin e ardhshëm për të adresuar intensivisht ato pika të dobëta.

Ka nisur një operacion kombëtar për të pastruar Shqipërinë. Janë bërë disa hapa dhe do vazhdojnë të bëhen hapa të tjerë. Operacioni do synojë intensifikimin e pjesëmarrjes në këtë proces dhe njëkohësisht do fillojmë zbatimin e programit tonë për mbjelljen e 20 milionë pemëve në 4 vitet.

Kemi ecur me reduktimin e lejeve të licencave të autorizimeve dhe dokumenteve dhe deri në fund të Janarit do kemi konfigurim të ri të gjithë ngrehinës së burokracisë. Vazhdon përfshirja e shumë shërbimeve online.

Kemi nisur po ashtu të adresojmë çështjen e sigurisë ushqimore. Kjo ka filluar dhe ka ecur mjaft mirë me aspektin problematik të mishit me mbylljen e subjekteve.

Ka përfunduar procesi i akreditimit kombëtar të universiteteve. Agjencia britanike e akreditimit ka përfunduar raportet për 35 institucionet e arsimit të lartë.

Kemi kryer një aksion për të pastruar akset kombëtare dhe për të larguar mijëra tabela dhe objekte të tjera si dhe plot sheshpushime të mbushura me mallra dhe hekurishte që përbëjnë një kërcënim mjedisor dhe për jetën e njerëzve. Kjo është një fazë e parë, vitin e ardhshëm fillon puna konkrete për zbatimin e programit të investimeve në akset kryesore.

kemi miratuar buxhetin që është pasqyrë e qartë me ecuritë pozitive të vendit dhe ambicies për të bërë shumë më tepër. Ajo që duhet bërë është më shumë.

December 29, 2017 11:40
Komento

3 Komente

  1. intelektuali December 29, 13:02

    KE HARRUAR TE SHTOSH O MEGALLOMANI GENJESHTAR EDI RAMA:

    Ka fillluar montimi i Kaldajave te Mafies Boterore per djegjen e plehrave te Botes ne te gjitha qytetet e Shqypnise pa kurfare transaprence, njesoj si Kuseria e Saliut ne Rrugen e Kombit, qe do ta bejne Vatanin me keq se do ta benin LHL-te e Asadit qe ti o Edi Rama kerkove me kaq insistim t’i depozitoje ne vendin tone.

    Leri llogjet propagandistike me justifikime dhe finte si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur e mbushi vendin me bunkere dhe tollona, por pergjigju pyetjes thelbesore:

    KUR DO TE FILLOSH TE RIMEKEMBESH PRODHIMIN KOMBETAR ASHTU SIC ISHTE PERPARA SE ENVERI TE MBILLTE MURTAJEN BOLSHEVIKE?

    Reply to this comment
  2. Adih December 29, 17:54

    Tek pronat , ketu ngecem , kete nuk e bej dot , se i duam per vehte .Ketu se mbaj fjalen .Pamvaresisht qe po propogandoje drejtesine e vettingun ,dhe shkel una patishahu dhe zoti i gjithe shqiptareve , kushtetuten Apo doni ballistet m qe hanin mish te pjekur dhe pinin vere te kuqe . Me mire ti trashegojme , ne femijet e Enverit ,dje byth grisur e sot miliardiere.!!!! .
    Kurse per dosjet e sigurimit ,mos me kerkoni llogari se jam me PPSH kerkoini llogari PD se Saliut ,i kemi ndare ai ka demokracine ,, Saliut i takon???!!!

    Reply to this comment
  3. Adih December 29, 19:22

    ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*