Celular me kod dhe dokumenti i një femre, çfarë iu gjet vrasësit grek

February 5, 2018 21:21

Celular me kod dhe dokumenti i një femre, çfarë iu gjet vrasësit grek

Zbardhet dokumenti i Prokurorisë mbi sekuestrimin e provave materiale që i janë gjetur 41-vjeçarit grek, shtetasit Efthymiou Efthymious i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

Sipas procesverbalit të Prokurorisë, publikuar nga BalkanWeb, ekzekutorit grek i janë gjetur:

-16 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe,

-3 kartëmonedha të prerjes 1000 mijë lekëshe,

-3 kartëmonedha të prerjes 500 lekëshe,

-20 kartëmonedha të prerjes 100 euro.

Gjithashtu shtetasit grek i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotoje me kapak, një patentë në gjuhën greke, një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke.

Përveç parave, Efthymiou iu gjet një celular Samsung i mbyllur me kod sigurie dhe një dokument në greqisht me foton e një femre. e.k/dita

February 5, 2018 21:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*