Celulari dëmton gjëndrat e pështymës

Redaksia Online August 1, 2013 12:17

Celulari dëmton gjëndrat e pështymës

Ata që përdorin shumë telefonin celular mund të kenë në pështymën e tyre shenja të një rreziku më të madh tumori.

Pavarësisht se ky përfundim është ende në kuadrin e një hipoteze të pavërtetuar, studimi i kryer në Universitetin e Tel Avivit në Izrael nxori në pah një rritje të treguesve të stresit oksidativ në pështymën e përdoruesve të telefonave mobilë.

“Kjo është një provë që konfirmon hipotezën se përdorimi i celularit mund të modifikojë funksionet e pështymës”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Antioxidants and Redox Signaling”.

Stresi oksidativ është një gjendje patologjike e shkaktuar nga prishja e ekuilibrit fiziologjik mes prodhimit dhe eliminimit nga sistemi i mbrojtjes antioksidant i lëndëve kimike oksidante. / ANSA

Redaksia Online August 1, 2013 12:17
Komento

1 Koment

  1. Pellumb zaimi August 1, 22:40

    Studim interesant. Po nga izraeli kam pasur dhe me paré informacion per démet e celularëve. Ky studim do te stimuloje prodhuesit e celulareve te gjejne teknologji pa efekte té demshme por dhe do të frenoje pérdorimin e tyre. Te presim vertetimin e hipotezés…?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*